LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emërimet në Kushtetuese/ Zbardhet mbledhja e KED, ngrihet grup pune për rekomandimet e Venecias

30 Qershor 2020, 17:10, Sociale CNA
Emërimet në Kushtetuese/ Zbardhet mbledhja e KED, ngrihet grup pune

Zbardhet mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që është mbajtur ditën e sotme.

Mësohet se KED ka ngritur grup pune për rekomandimet e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, që u shoqëruan me përplasje mes presidentit Ilir Meta dhe qeverisë.

Raportohet se grupi i punës do të përbëhet nga anëtarja e KED-së Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Marsida Xhaferllari.

?KED vendosi të ngrihet një grup pune i përbërë nga anëtarja e KED Znj. Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Znj. Marsida Xhaferllari, të cilat do të punojnë intensivisht mbi pasqyrimin e rekomandimeve të bëra nga Komisioni i Venecias në Opinionin nr.978/2020, datë 19 qershor 2020 ?Për Emërimin e Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese? përsa i takon veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Këto rekomandime do të pasqyrohen në aktet rregullatore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për të bërë të mundur vijimin e procesit në tërësi mbi përzgjedhjen e kandidaturave për vendet vakante.

Në lidhje me vijimësinë e përgatitjes së çështjeve të shortuara u bë me dije nga anëtarët relatorë se dy nga vakancat e përkohëshme që i takojnë institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, janë përgatitur plotësisht dhe në një kohë sa më të afërt do t?u përcillen kandidaturave përkatëse. Lidhur me vakancën e tretë që i takon Presidentit të Republikës, nuk është përfunduar ende i gjithë procesi standard i verifikimit?, deklaron KED./ CNA.al

Lajmet e fundit nga