LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E RËNDË/ Ish-futbollisti 27-vjeçar i Liverpulit theret me thikë

30 Qershor 2020, 08:54, Sport CNA
E RËNDË/ Ish-futbollisti 27-vjeçar i Liverpulit theret me

Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Andre Uisdom, është dërguar në spital pasi u godit me thikë gjatë një sulmi dhe tentim vjedhjeje. 27-vjeçari i cili aktualisht është pjesë e Derbit në Championship, u sulmua në Toxeth teksa kishte shkuar për të vizituar familjen e vet, pas fitores kundër Riding në fundjavë me rezultatin 2-1.

Mbrojtësi është për momentin duke marrë mjekime në spital, ndërsa klubi i tij, Derbi, e ka konfirmuar se ai i kishte pësuar disa lëndime gjatë sulmit, por për fat të mirë raportohet se gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

?Andre Uisdom ishte viktima e një sulmi të paprovokuar dhe një vjedhjeje?, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi anglez. ?Ai i pësoi disa lëndime dhe si rezultat i tyre, ai është dërguar në spital?.

27-vjeçari iu bashkua Liverpulit në vitin 2008 në moshën 14-vjeçare, pasi kishte dalë nga akademia e të rinjve Bradford Sitit Ai debutoi për Liverpulin në vitin 2012, kur i kishte bërë 19 paraqitje dhe e kishte shënuar një gol para se të fillonte një periudhë të gjatë huazimi deri te shitja përfundimtar te Derbi në vitin 2017.

Lajmet e fundit nga