Connect with Us

E bujshme/ Milan huazon yllin e Realit, nuk është… Jovic

La Liga

E bujshme/ Milan huazon yllin e Realit, nuk është… Jovic

Publikuar

-

Sipas raportimeve të fundit, Milan është në pole position për huazimin e yllit të Realit Takefusa Kubo.

18-vjeçari u transferua te Reali verën e kaluar nga Tokyo dhe konsiderohet si ylli i ri japonez. Kubo është i huazuar te Mallorca këtë sezon ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë tre asistime.

CadenaSer, raporton se Reali është i hapur për ta huazuar Kubon dhe Rosonerët janë në pole position. / CNA.AL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Barcelona nuk i ndahet Realit, fiton derbin me Espanyolin dhe shpreson ende për titullin

Publikuar

-

Nga

Barcelona e ka fituar minimalisht 1-0 mbremjen e sotme derbin kundër Espanyol, të zhvilluar në ‘Camp Nou’, me këta të fundit që kanë rënë edhe zyrtarisht një kategori më poshtë.

Pjesa e parë ishte e zbehte, pa raste shënimi, madje Barcelona dështoi që të bënte edhe një goditje të vetme brenda kuadrit të portës.

Fillimi i pjesës së dytë solli dy kartonë të kuq, kur u ndëshkuan Ansu Fati i Barcelonës (50’) dhe Lozano (53’).

Golin e fitores për Barcelonën në këtë ndeshje e shënoi Luis Suarez, në minutën e 56’.

Me këtë fitore, Barcelona renditet në vendin e dytë në La Liga me 76 pikë, një më pak se Real Madrid, ndërsa Espanyol, edhe zyrtarisht ka rënë nga elita e futbollit spanjoll.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Duka: Barcelona kërkon rikthimin e tifozëve në stadium, Hysaj të rijë te Napoli

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka dhënë një tjetër prononcim në mediat italiane, ku ka deklaruar se ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League nuk do të luhen në fusha neutrale.

Duka zbuloi se Barcelona kërkon të luajë në fushën e vet, ndërsa konfirmon se nuk ka ndryshime sa i përket kalendarit për fazën finale të këtij kompeticioni. Në fund nuk të mungonte edhe një koment në lidhje me të ardhmen e kapitenit të Kombëtares, Elseid Hysaj:

“Mund t’ju konfirmoj, se për momentin, ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League nuk do të luhen në fushën neutrale. Barcelona kërkon të luajë në fushën e saj dhe me aq informacion sa kam po bën përpjekje për të pasur tifozë të pranishëm në stadium.

Por gjithçka do të varet nga ecuria e kurbës epidemiologjike. Ndeshjet e fazës finale do të luhen në Lisbonë, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të imponuar nga pandemia Covid-19.  Nëse  Hysaj do të qëndrojë te Napoli do të isha shumë i lumtur. Do të isha i lumtur edhe për Kombëtaren tonë, sepse vazhdimi i karrierës te Napoli do të kishte vetëm anë pozitive për Hysajn”, u shpreh Duka për Radio “Kiss Kiss Napoli”.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Okampos hero, shënoi golin e fitores dhe bëri pritjen vendimtare si portier në fund

Publikuar

-

Nga

Sevia mbrëmjen e djeshme ka marrë një fitore të madhe 1-0 ndaj Eibar, duke krijuar një shkëputje sigurie prej gjashtë pikësh ndaj Vilarealit në luftën për një vend në Champions Leauge. Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë për andaluzianët të cilët gjetën golin në minutën e 56 me Lukas Okampos, por në fund vuajtën shumë.

Në limitet kohës së rregullt portieri Vaclik u detyrua të dilte nga loja për shkak dëmtimi dhe trajneri i Sevijas i kishte kosnumuar të gjitha hapësirat e zëvendësimeve dhe iu desh të luante pa portier. Vendin e Vaclik e zuri autori i golit, Okampos. Argjentinasi veshi fanellën e gardianit dhe dorezët dhe tregoi se përveç sulmit, mund të bëjë po aq mirë edhe si portier.

Fundi i ndeshjes ishte i stërgjatë, me arbitrin, që lejoi kronometrin të arrinte 100 minutat. Ethe të mëdha për Sevijan, por në fund kishte festë falë heroizmit të Lukas Okampos. Argjentinasi ishte autor i një pritjeje vendimtare në fund, kur portieri Dmitroviç i Eibar goditi nga një distancë shumë e shkurtër, por Okampos e priti mrekullisht dhe i dha triumfin ekipit të tij.

 

LEXO TE PLOTE