Connect with Us

Dy aksidente të njëpasnjëshme/ “Përsheshen” makinat, 2 të plagosur

Kronika

Dy aksidente të njëpasnjëshme/ “Përsheshen” makinat, 2 të plagosur

Publikuar

-

Aksident në Vlorë/ Makina përplas dy gra te vijat e bardha

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjiatruar mbrëmjen e sotme në rrugët e vendit.

Sipas informacioneve të para, në Vlorë një drejtues mjeti ka përplasur një këmbësor, i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkohë në Kukës, një 57-vjeçar nga Kosovë ka mbetur i plagosur, pasi kamioni me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Kamioni përplas qytetarin që udhëtonte me biçikletë

Publikuar

-

Nga

Bie nga skela/ Dërgohet në gjendje të rëndë 55 vjeçari në Pogradec

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ish-stacionit të trenit në Tiranë.

Mësohet se një kamion ka përplasur një qytetar që ishte duke udhëtuar me biçikletë. Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

“Rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., rreth 37 vjepç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve“, njofton policia/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Informalitet dhe krime mjedisore/ Arrestohen 7 persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Prokurorja që hetoi oficerët e Policisë

Vijon puna për goditjen e informalitetit dhe krimeve mjedisore.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, konkretisht specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për evidentimin, parandalimin e goditjen e informalitetit dhe krimeve mjedisore, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit.

Nga strukturat e mësipërme, u referuan materialet hetimore pranë Prokurorive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” për shtetasit A. M., 63 vjeç, A. Sh., 49 vjeç, E. M., 34 vjeç dhe D. B., 20 vjeç, banues në Korçë dhe Pogradec, pasi këta shtetas në bizneset e tyre (bar-kafe, fast-food, piceri) në qytetet e Korçës dhe Pogradecit, ushtronin aktivitetin tregtar, pa lëshuar kuponin tatimor.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit të ushtruar në fushën e druve në pronësi të tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 m sterë dru zjarri, pa leje.

LEXO EDHE:  Rama i kthehet priftit/Saliu iu bëri të gjithëve pronarë, por …!

LEXO EDHE:  Zbulohet arsyeja/ Pse Rama nuk shkon tek Ylli Rakipi?

Si edhe shtetasit E. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec dhe R. M., 52 vjeç., banues në fshatin Osnat, Pogradec, të cilët u kapën me mjetet e tyre duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Identifikohet një nga viktimat në Kolonjë/ Policia jep detaje për aksidentin e rëndë

Publikuar

-

Nga

Policia e Lushnjës jep detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë në Kolonjë, ku humbën jetën babë e bijë.

Policia njofton se mjeti tip “Twoyta” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën 68-vjeçari Xh. O., me të bijën, ende të paidentifikuar.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE