Connect with Us

“Duhet mbajtur distancë”/ Epidemiologu Ulqinaku: Vaksina të jetë me dëshirë, jo e detyrueshme

Shëndeti

“Duhet mbajtur distancë”/ Epidemiologu Ulqinaku: Vaksina të jetë me dëshirë, jo e detyrueshme

Publikuar

-

“Duhet mbajtur distancë”/ Epidemiologu Ulqinaku: Vaksina të jetë me dëshirë, jo e detyrueshme

Lehtësimi i masave kufizuese ka rritur ndjeshëm numrin e të infektuarve me Covid -19 në vend, si dhe ka dyfishuar numrin e viktimave.

Në këto kushte mjekët epidemiologë i bëjnë apel qytetarëve të ruajnë distancën fizike dhe të tregohen më të kujdesshëm deri në daljen e vaksinës. Epidemiologu Dritan Ulqinaku tha se vaksina nuk duhet të jetë e detyrueshme.

“Në momentin që unë e quaj veten të mbrojtur sepse unë mund të jem person shumë asocial sepse ka midis nesh persona asocial të cilët mbajnë distancë, nuk të japin dorën, ka pasur gjithmonë. Nuk ka pse ta bëj vaksinën. Në momentin që dikush e quan veten social, që unë nuk rri pa u përqafuar pa u puthur pa shkuar në futboll pa diskutim që duhet ta bëj vaksinën. Nuk jam për detyrim, absolutisht. Janë disa vaksina të detyrueshme, disa duhet të jenë facultative dhe unë jam për të qënë fakultative jo e detyrueshme. E para është që nuk do të kemi akses të menjëhershëm dhe e dyta në momentin që do të kemi akses nuk do të jetë 100% efikas. Kështu është vaksina e grupit të këtyre viruseve”, tha Ulqinaku.

Sipas Ulqinakut qytetarët duhet t’i evitojnë ceremonitë martesore.

“Në një mort do të shkoja duke mbajtur distancën fizike. Në një dasëm nuk do të shkoja. Nuk është koha akoma që ne të liberalizojmë kaq shpejt të paktën dasmat, duke patur parasysh traditën tonë”, theksoi Ulqinaku në Përballë.

Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka një përgjigje edhe për skeptikët që e cilësojnë si lojë virusin Covid-19.

LEXO EDHE:  “Lufta me COVID-19”/ Meta: Qytetarët të informohen si ka vepruar qeveria gjatë pandemisë

“Unë përballem përditë me atë punë, nuk gjej argument tjetër për ti thënë që hajde në Institut dhe shiko aparaturat shiko mostrat, shiko se si ndryshon një mostër nga një tjetër. Ky virus është real, absolutisht është real”, u shpreh më tej.

Po ashtu, doktor Ulqinaku i bën apel kolegëve të tij të respektojnë protokollet në mënyrë rigoroze. Apel të vëccantë ai i bëri shefave të pavioneve në QSUT.

“ Ka një luftë të madhë mes kolegëve nuk ka protokolle. Po ka protokolle, po protokollet janë specifike. Pra protokollet e OBSH – së që vijnë deri tek dera e QSUT-së . Tek dera e QSUT secili shef duhet t’i marr e  t’i zbërthej për veten e vet. Ku duhet të futet pacienti, ku duhet të jetë pacienti I parë, sa duhet të rrijë në momentin që pret për testin e koronavirusit. Pra cdo gjë është specifike sipas reparteve. Dhe këto është puna e shefave të klinikave. Shefat e klinikave për hir të së vërtetës në gjykimin tim nuk kanë qënë në krye të detyrës”, nënvizoi Ulqinaku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Bilanc i thellë nga Covid-19 në botë/ Rreth 29 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë

Publikuar

-

Nga

29 milion të infektuar me COVID-19 në botë

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në rreth 29 milion. Shtetet e Bashkuara mbeten vendi me më shumë infeksione, më tepër se 6.4 milion raste.

India ia ka kaluar Brazilit, duke zënë vendin e dytë me 4.7 milion. Infeksionet në shtetin më të madh të Indisë, Maharashtra, që përfshin kryeqytetin financiar të vendit, Mumbai, arritën në 1 milion, duke frenuar përpjekjet e vendit për të ringjallur ekonominë. Brazili ka 4.3 milion raste.



Duke iu referuar një artikulli në revistën New England Journal of Medicine, VOA raporton se përdorimi i maskës nga të gjithë “mund të ndihmojë në zvogëlimin e fuqisë së sëmundjes dhe të bëjë që një pjesë më e madhe e infektimeve të reja të jenë pa simptoma”.

LEXO EDHE:  Rama “blindon” shkollat/ Këto janë masat e rrepta

LEXO EDHE:  Largimi i mjekëve specialistë nga QSUT/ Përgjigjet ministrja

Nëse ky përfundim është i saktë, thuhet në artikull, përdorimi i maskës mund të shërbejë si një formë vaksinimi “që do të sillte imunitet dhe në këtë mënyrë do të ngadalësonte përhapjen e virusit”, ndërkohë që bota është në pritje të një vaksine.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata në spitalet Covid dhe rifillimi i shkollës/ Ministria apel të fortë qytetarëve

Publikuar

-

Nga

3 viktima dhe rreth 200 të shtruar në spitale/ Ministria thirrje të fortë qytetarëve

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Nisur nga kjo situatë, ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të respektojnë masat, ndërsa një mesazh të fortë jep edhe për nxënëit dhe mësuesit.

Ministria i kërkon mësuesve, prindërve dhe nxënësve të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëmri te masave që frenojnë përhapjen e covid19.



Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi rikthehet në Korçë/ Qytetari ishte i shtruar dy ditë në QSUT

LEXO EDHE:  “Gjysma e shqiptarëve në pamundësi për pushime”/ Basha: Të merren masa për daljen nga kriza

“Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shifrat nga Covid-19 me tendencë rritjeje/ Regjistrohen mbi 160 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Shifrat nga Covid-19 me tendencë rritjeje/ Regjistrohen mbi 160 raste të reja

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një tendencë rritjeje e personave të infektuar nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 168 raste të reja.

24 orët e fundit janë kryer 877 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6569 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:



51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.

LEXO EDHE:  Pjesa më e madhe e Evropës po i lehtëson masat e izolimit

LEXO EDHE:  Video ekskluzive-Policia show me dronet në qender të Shkodrës/ Banorët lëvizin normalisht

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 53 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (13 Shtator 2020)
Testime totale 73904
Raste pozitive 11353
Raste të shëruara 6569
Raste Aktive 4450
Humbje jete 334 (Qarku Tiranë 159, Durrës 45, Shkodër 38, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2253
Durrës 503
Shkodër 350
Lezhë 260
Elbasan 229
Korçë 202
Fier 185
Vlorë 159
Kukës 140
Berat 79
Dibër 46
Gjirokastër 44/ CNA.al

LEXO TE PLOTE