Connect with Us

Del libri i bujshëm/ Enveri dërgoi 675 diversantë kundër Titos

Histori

Del libri i bujshëm/ Enveri dërgoi 675 diversantë kundër Titos

Publikuar

-

“Tito dhe shokët”, një monografi voluminoze dhe interesante vjen në shqipe nga Shtëpia botuese BOTART

Është quajtur ndryshe dhe si “një monografi monumentale”. Dhe flitet për librin voluminoz të autorit slloven Jože Pirjevec, titulluar “Tito dhe shokët”.

Libri ka ardhur në shqipe nga Shpresa Rupar dhe është botuar nën kujdesin e Shtëpisë botuese “Botart”. Ky libër, që cilësohet si një biografi e plotë, voluminoze, profesionale dhe shumë interesante, sjell këndvështrime të reja për jetën e Titos, si dhe për rolin e tij vendimtar për forminin dhe zhvillimin e një Jugosllavie tjetër.

Autori është mbështetur mbi një numër dokumentesh, të cilat ruhen në arkivat personale dhe shtetërore në Lubjanë dhe në kryeqytete të tjera të republikave të ish-Jugosllavisë. Ai gjithashtu hulumtoi mes materialeve që janë në dispozicion në arkiva të ndryshme në Uashington, Nju-Jork, Moskë, Berlin, Kajro, Nju-Delhi.

Autori gjatë kërkimeve të ndryshme arriti të kishte qasje edhe te materialet e arkivave të shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja, si STAS-i dhe KGB-ja, ku mësoi fakte të reja për vendimet e Titos dhe reagimet e shokëve të tij më të afërt në çastet historike kyçe.

Për herë të parë, libri sjell detaje të panjohura nga përplasjet e forta të udhëheqësit jugosllav me Stalinin, flirtet me Çurçillin dhe presidentin amerikan, Nikson, si dhe ndihmat ushtarake dhe ekonomike që përfitoi nga SHBA-ja dhe Anglia.

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë… Më poshtë gazeta “Fjala” boton disa fragmente nga libri, të cilat kanë të bëjnë me Shqipërinë.

*

Në një njoftim të lëshuar nga KQ i PKBS-së në vitin 1958, me rastin e përvjetorit të Revolucionit të Tetorit, Jugosllavia nuk u përfshi mes vendeve që “ndërtojnë socializmin”. Prandaj, LKJ-ja nuk u ftua në Kongresin XX të PKBS-së, i planifikuar në vitin 1959.

Me gjithë e polemikat e ashpra, Moska ishte e mendimit se me jugosllavët ishte mirë të ruanin të paktën marrëdhëniet në nivelin shtetëror. Bashkëpunimi ekonomik, kulturor dhe shkencor vazhdoi.

Qëndrimi më radikal ndaj “revizionizmit” u mor nga bullgarët dhe shqiptarët, të cilët, për shkak të mosmarrëveshjeve në kufi, Jugosllavinë e shikonin si armikun e tyre më të keq. Siç shkroi “Politika”, më 17 shtator 1958, këta të fundit ua kërkuan haptas bashkatdhetarëve të tyre në Kosovë që ta kundërshtonin regjimin e Titos.

Ajo besonte se Shqipërisë, “me këtë veprim të pacivilizuar” i ishte ngarkuar roli i provokatorit, dhe e akuzoi qeverinë e Enver Hoxhës se, me këtë veprim, kishte kapërcyer gjithë “vulgaritetin” e vet të mëparshëm.

Vërtet që qëndrimet armiqësore të bullgarëve dhe të shqiptarëve nuk befasuan askënd në Beograd, por ndodhi e kundërta me ata që kishin ardhur nga Kina. Bashkëpunimi politik, ekonomik dhe kulturor i Jugosllavisë, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me të më 11 shkurt 1955, ishte më se korrekt, edhe pse jo i përzemërt, pasi Tito dhe shokët, që në 1948-n kishin parë te Mao Ce Duni aleatin e tyre natyror kundër “vëllait të madh moskovit”.

Gjithashtu, tek ata ndikoi edhe fakti që komunistët kinezë e kishin organizuar revolucionin me forcat e tyre, ashtu si ata jugosllave. Shumë shpejt kuptuan që ishte thjesht një iluzion, pasi kinezët pa hezitim kaluan në krahun e palës së Stalinit.

Megjithatë, pas vitit 1955 ata e ndryshuan qëndrimin e tyre dhe e pranuan publikisht se me politikën e tyre ndaj Jugosllavisë ata kishin gabuar. Madje, Mao Ce Duni, pas vizitës së Hrushovit në Beograd, në një pritje deklaroi publikisht: “Unë e përgëzoj Titon për atë që nuk hoqi dorë nga parimet e tij. Deklarata e Beogradit është dokumenti më i rëndësishëm që ka dalë deri më tani nga lëvizja punëtore”.

Vetë Çu En Laj, bashkëpunëtori më i ngushtë i Maos, i tha ambasadorit jugosllav në Indi, ku ai ndodhej për një vizitë, në fund të vitit 1956, se “Ne duhet të jemi dhe do të jemi miq”.

Në takimin e Moskës të vitit 1950, me rastin e 40-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, Mao mbajti një qëndrim shumë miqësor ndaj delegacionit jugosllav dhe, sipas mënyrës së tij, ai theksoi ngjashmërinë e LKJ-së dhe PK të Kinës në lidhje me PKBS: “Ju dhe ne ndryshojmë vetëm për atë që ju keni mustaqe, ndërsa ne nuk kemi”.

Një vit më vonë, më 28 shkurt 1958, të dyja vendet nënshkruan protokollin tregtar që parashikonte shkëmbimin e mallrave deri në 19,6 milionë dollarë.

Kinezët nuk ranë dakord me pretendimin heretik të Kongresit VII, që eliminimi i blloqeve do ta shpëtonte botën nga rreziqet e luftës atomike. Jugosllavët i akuzuan se ata hoqën dorë nga revolucioni dhe nga diktatura e proletariatit, por veçanërisht, kundërshtuan faktin që pikëpamjet e tyre jokonformiste i kthyen gati në doktrinë.

Pati edhe një polemikë mediatike, ku gazeta ideologjike e KQ të PK të Kinës, “Flamuri i Kuq”, nuk ngurroi t’i fyente drejtuesit kryesorë jugosllavë, duke filluar me Titon, duke i quajtur “agjentë të imperializmit”.

Kjo shkaktoi ftohjen e marrëdhënieve diplomatike, pasi të dy ambasadorët, si ai kinez në Beograd, Wu Hsiu-Chuan, dhe ai jugosllav në Pekin, Vladimir Popoviç, u larguan nga ambasadat e tyre. Në fakt, pas gjithë kësaj fshiheshin konflikte gjithnjë e më të mprehta midis Mao Ce Dunit dhe Hrushovit, të cilat, për momentin, superfuqitë nuk donin t’i bënin publike.

Pas goditjes që mori Bashkimi Sovjetik, për shkak të kryengritjes hungareze, Pekini dëshironte ta forconte statusin e tij brenda botës komuniste, duke krijuar një linjë ideologjike që nuk do të varej nga Moska.

Qysh në mbledhjen e nëntorit të 1957-s në Moskë, Kardeli e kuptoi përçarjen mes dy palëve dhe i paralajmëroi shokët e tij se “tashmë, mes rusëve dhe kinezëve kishte filluar beteja e përparësisë ideologjike në lëvizjen punëtore ndërkombëtare”.

Por askush në Beograd nuk e priste që konflikti do të zhvillohej ashtu siç u zhvillua. Dy superfuqitë, të paktën në fillim, nuk debatuan hapur, por secila prej tyre, në vend të fajtorit të vërtetë, zgjodhi “mëkatarin”, i cili duhej të pranonte goditjet.

Kinezët zgjodhën Jugosllavinë, veçanërisht Titon, “tradhtarin e proletariatit botëror”, ndërsa sovjetikët Shqipërinë, e cila kohët e fundit ishte kthyer në vasalen e Pekinit në Ballkan. Natyrisht që jugosllavët e kishin të qartë atë që po ndodhte prapa skenave, por ata, siç thoshte Vladimir Popoviç, nuk pranonin të “gjunjëzoheshin”, madje, ata i hodhën edhe më shumë benzinë zjarrit të polemikave që u ndezën pas Kongresit VII.

Në komentin e tij për politikën që mbretëronte midis Moskës dhe Uashingtonit drejt fundit të viteve pesëdhjetë, në Zagreb, në dhjetor të 1959-s, Tito theksoi se njerëzimi, për shkak të zhvillimit teknologjik, po hyn në një “epokë të re”, që Marksi dhe Lenini nuk mund ta parashikonin. Problemet e reja që dolën nuk lidhen më me çështjen e paqes ose të luftës, por janë probleme të bashkëpunimit dhe konkurrencës ndërkombëtare.

“Duke vepruar kështu, ky rebel hedh plotësisht poshtë çështjen e kontradiktave të klasave, si dhe të luftës së klasave”, komentoi Hung-ch’i më 16 prill 1960, dhe kërkon “të mohojë analizën marksiste-leniniste të kohës sonë, e cila është kohë e imperializmit dhe e revolucionit proletar, si dhe fitoret e socializmit dhe komunizmit.

Në epokën e re të Titos nuk ekziston as imperializmi, as revolucioni proletar dhe as diktatura e proletariatit. Pika thelbësore të kontradiktave të klasave dhe të luftës së klasave në kohën tonë nuk ka, mungojnë çështjet thelbësore të leninizmit, në fakt leninizëm nuk ka”.

Për t’iu përgjigjur këtyre sulmeve, me urdhër të Komitetit Ekzekutiv, Kardeli shkroi me nxitim, në vetëm njëzet ditë, traktatin Socializmi dhe lufta, të botuar në gusht të 1960-s. Në të, ideologu slloven nuk e kurseu hegjemonizmin sovjetik.

Në të ai argumentonte se lufta midis vendeve socialiste, e cila kishte si synim që vendeve të tjera t’u impononte interpretimin e vendit agresor për konceptin e socializmit, do të quhej “veprim reaksionar”.

Pa dyshim, me këtë e kishte fjalën për sovjetikët. Por kur shtrohej pyetja, nëse lufta midis blloqeve ishte e pashmangshme, ai i dha të drejtë Hrushovit dhe hodhi poshtë tezën kineze se imperializmi ishte vetëm një “tigër prej letre”, që nuk kishte arsye për ta pasur frikë. Lufta me të, pretendonin kinezët, do të jetë e pashmangshme, për sa kohë që ekziston.

“Asgjë nuk mund të ishte më e gabuar”, shkroi gjeneral Hsiao Hua, zëvendësdrejtor i njësisë politike të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në Jen min Jih pao, më 4 qershor 1960, “sesa mendimi se kishte ndryshuar natyra sulmuese e imperializmit, dhe se perspektiva e një lufte globale kundër kampit socialist ishte zhdukur”.

Ashtu siç kishte thënë Tito, vetëm nga fundi i prillit të 1958-s deri në fund të tetorit të po atij viti, blloku sovjeto-kinez publikoi 670 artikuj antijugosllavë, ku numri më i madh vinte nga kinezët, të ndjekur nga sovjetikët, shqiptarët, bullgarët dhe nga çekosllovakët.

LEXO EDHE:  Historiani publikon dokumentet/ Të dënuarit në revoltën e Qafë Barit nuk janë terroristë

Traktati i Kardelit e përkeqësoi akoma edhe më shumë polemikën, megjithëse Hrushovi insistonte me tezën se është e nevojshme që të dënohet titizmi, por, duke ruajtur marrëdhënie të mira me popujt jugosllavë, ai këtë gjë e përsëriti edhe në Kongresin XXI. Jugosllavët, natyrisht nuk qëndruan duarkryq.

Me rastin e 40-vjetorit të themelimit të PKJ-së, më 19 prill 1959, Tito mbajti një fjalim të rëndësishëm, ku ai tregoi historinë e saj tronditëse, duke theksuar rolin e komunistëve jugosllavë në luftën për vendosjen e socializmit në Evropë.

Për këtë flasin varret e tyre të shpërndara nga Madridi deri në Arktik në Norvegji. “Nuk është aspak e tepërt të thuhet se ka pak parti që mund të përballen me proletariatin ndërkombëtar me këtë lloj bilanci, në dyzet vitet e fundit. /…/ Ne mund t’u dëshmojmë të gjithëve se ngritëm lart flamurin e Marksit, Engelsit dhe Leninit.”

Pavarësisht këtyre fjalëve krenare, Tito gjithsesi nuk dëshironte t’i hidhte benzinë zjarrit, prandaj në vitin 1959 pranoi sugjerimin që në veprat e tij, të botuara në Zagreb në atë kohë, t’i censuronin kritikat më të mprehta ndaj Bashkimit Sovjetik dhe ndaj sistemit të tij shoqëror, kritika që i kishte bërë në fillim të dekadës, veçanërisht me fjalimet e tij të Kongresit VI.

Ai iu përgjigj sulmeve që ndërmori në Afrikë, Azi dhe në Amerikën Latine, madje duke e kaluar atë dhe në Moskë e në Pekin. Tashmë, nga një raport i ambasadës së Gjermanisë Lindore në kryeqytetin kinez, e dimë që ambasada jugosllave, në vjeshtën e vitit 1960 i mbyti përfaqësitë e huaja, sidomos ato socialiste, me materiale propagandistike, të cilat ato pjesërisht i dogjën, pjesërisht ia kthyen dërguesit. E vetmja gjë që bënë ambasadorët ishte se, të paktën ata e lexuan materialin dhe për përmbajtjen e tij iu raportuan ministrave të tyre të jashtëm.

Kulmi i polemikës arriti në Moskë, më 6 nëntor 1959, gjatë takimit të 81 partive përfaqësuesve komuniste dhe partive të punës, me rastin e festimeve për Revolucionin e Tetorit. Me këtë rast, ata u përpoqën ta kapërcejnë mosmarrëveshjen në rritje midis Pekinit dhe Moskës, duke e dënuar njëzëri “oportunizmin ndërkombëtar” të Jugosllavisë.

Duke përqafuar me kokëfortësi tezat e tyre revizioniste, liderët jugosllavë largohen gjithnjë e më shumë nga parimet e marksizëm-leninizmit, duke e bërë vendin e tyre gjithnjë e më shumë të varur nga imperializmi, veçanërisht nga ai amerikan, dhe kjo bën që të kthehen kundër kampit socialist.

Përfaqësuesit e këtij të fundit, këtë fakt e mbështetën edhe duke vënë në dukje se disa nga liderët më të shquar jugosllavë, Kardeli, Bakariçi, Vukmanoviçi, Stamboliçi, vijnë nga shtresa borgjeze.

Sipas tyre, bëhej fjalë për një rrymë të vërtetë revizioniste brenda partisë, e cila, duke botuar një program të miratuar në Kongresin VII, mendohej të kishte sukses, çka do të thoshte goditje e re për aspiratat e Bashkimit Sovjetik, dhe kjo me qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve midis LKJ-së, PKBS, si dhe palëve të tjera vëllazërore.

Njerëzit e vetëm në kamp, të cilët ranë disi dakord me jugosllavët, ishin polakët. Por edhe ata menduan se jugosllavët ishin “budallenj, sepse nuk dinë si t’i fshehin mendimet e tyre”.

Një vit më vonë, në shtator të 1960-s, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, midis Titos dhe Hrushovit pati një afrim të papritur. Të dy burrat e shtetit u takuan katër herë dhe ata ranë dakord që t’u jepnin fund polemikave.

“Ne u pajtuam plotësisht,- tha Hrushovi, pas takimit të parë dyorësh,- sepse pikëpamjet tona janë identike ose shumë të afërta.” Këto fjalë u drejtoheshin kryesisht kinezëve, pasi marrëdhëniet mes tyre dhe sovjetikëve ishin drejt kolapsit përfundimtar.

Ishte më se e qartë se Hrushovi atyre po u dërgonte një paralajmërim të qartë: politikën e jashtme të bllokut sovjetik ai do ta drejtonte në përputhje me pikëpamjet e tij, pavarësisht qëndrimeve të Pekinit, të cilit ai nuk kishte ndër mend t’i bënte lëshime në asnjë drejtim. Kinezët reaguan të indinjuar, natyrisht në mënyrën e tyre, kështu që ata filluan t’i godisnin përsëri jugosllavët me të gjitha mënyrat.

Në shkurt të vitit 1961, kjo polemikë u intensifikua. Në Tiranë u mblodh Kongresi i PPSH-së, në të cilin, në lidhje me Deklaratën e Moskës, Enver Hoxha akuzoi me forcë jugosllavët për idealizëm metafizik, gjë që çonte drejtpërdrejt në revizionizëm dhe oportunizëm.

Midis dy vendeve u krijua një situatë tepër e tensionuar dhe pati një seri incidentesh, të cilat çuan deri në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike. Në prill të 1961-shit, jugosllavët e akuzuan Shqipërinë për ndjekjen e një politike që shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Në “Librin e bardhë”, të cilin e botuan për këtë rast, shkruhej se Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe udhëheqësit e tjerë shqiptarë, në dy vitet e fundit kishin mbajtur 145 fjalime urrejtjeje kundër Jugosllavisë, dhe se që nga viti 1948 deri në shtator të 1960-s qeveria e Tiranës ishte përpjekur të fuste kontrabandë në Jugosllavi 675 diversantë dhe spiunë.

Jehona e këtyre polemikave në Perëndim ishte krejtësisht ndryshe. Në Perëndim, jo vetëm që e ndoqën Jugosllavinë me shumë vëmendje, por ata gjithashtu e inkurajonin atë që të këmbëngulte me qëndrimet e saj të guximshme.

Kur në tetor të 1958-s, ambasadori i ri jugosllav në Uashington, Marko Nikeziç, filloi mandatin e tij dhe vizitoi Shtëpinë e Bardhë, presidenti Ajzenhauer, në fjalën e tij të mirëseardhjes tha se “qeveria amerikane ndjek me respekt dhe përzemërsi vendosmërinë e jugosllavëve dhe të qeverisë së tyre.

Jugosllavia, e cila i ka rezistuar me sukses ndikimit sovjetik, do të vazhdojë të marrë ndihma nga SHBA-ja për të siguruar prosperitetin e saj”. Dhe kështu ndodhi. Në vjeshtën e vitit 1958, jugosllavët kërkuan një kredi prej 100 milionë dollarësh nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe; në dhjetor administrata amerikane vendosi të diskutonte se si ta zbatonin programin e ri për ta ndihmuar regjimin e Titos.

Një vit më vonë, si mbështetje për rolin e rëndësishëm që Jugosllavia luajti, ajo dha një kredi shtesë për zhvillimin e hidrocentralit afër Dubrovnikut. Qeveria e Beogradit e tregoi mirënjohjen e saj ndaj këtij veprimi, duke e porositur shtypin që të mos e sulmonin më Perëndimin. Kjo gjë vlente kryesisht për SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Përmbajtja e librit

“Tito dhe shokët” është libri biografik më i plotë i botuar deri sot për jetën e liderit të Jugosllavisë. Autori slloven Jože Pirjevec, si profesionist i sprovuar në fushën e historisë dhe akademik i mirënjohur, sjell këndvështrime të reja për rrugëtimin e Titos, si dhe për rolin e tij vendimtar në krijimin dhe zhvillimin e një shteti ndryshe nga paraardhësit.

Ky botim hedh dritë mbi disa prej enigmave që kanë shoqëruar figurën e famshme politike të shekullit të 20-të, për të cilën ende flitet dhe debatohet gjerësisht. Duke shfrytëzuar një arkivë të jashtëzakonshme në disa shtete të mëdha, madje dhe dosjet e shërbimeve sekrete më të rëndësishme të botës, Pirjevec vizaton me detaje jetën plot zigzage të Titos, që ua bëri të qartë shokëve që në fillimet e karrierës së tij: “Unë jam përgjegjës për Jugosllavinë!

Unë vendos për të!” Në libër përshkruhet me detaje roli dhe veprimtaria politike e shokëve të ngushtë të udhëheqësit jugosllav: Milovan Gjilas, Aleksandër Rankoviç dhe Eduard Kardel. Në një kapitull të zgjeruar trajtohet jeta private e Titos dhe historia e pesë grave më të rëndësishme që e shoqëruan nga koha e studimeve në Bashkimin Sovjetik dhe deri kur mbylli sytë në vitin 1980.

Lexuesit të hapësirës shqiptare në Ballkan dhe më gjerë, i intereson ky libër meqë nëpër rreshta mund të zbulojë disa nga dilemat e fatit tragjik që ka shoqëruar kombin shqiptar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, si dhe shkaqet e vërteta të konfliktit mes Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Jugosllavisë së Josip Broz Titos.

AUTORI

Dr. Jože Pirjevec, i lindur më 1940, e filloi karrierën e tij akademike në vitin 1971, në Universitetin e Pizës duke vazhduar më vonë në Trieste dhe në Padovë. Në vitin 1996 ai u bë shef i Katedrës për Historinë e Kombeve Sllave në Fakultetin e Filologjisë në Trieste. Po në të njëjtin vit u emërua këshilltar shkencor në Qendrën e Kërkimeve Shkencore në Koper të Sllovenisë.

Në vitin 1988, për librin Tito, Stalini dhe Perëndimi, fitoi çmimin e Fondacionit Kidriç, ndërsa në vitin 2002 për monografinë Lufta jugosllave 1991-1999, mori çmimin Premio Acqui. Në vitin 2007 mori titullin Ambasador i Shkencave dhe dy vjet më vonë u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë./Fjala

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

Histori/ Si lindën vaksinat e para?

Publikuar

-

Nga

Si lindën vaksinat e para?

Atë vit gripi dukej se ishte shumë më agresiv dhe virulent se sa zakonisht. Moris Hilman, shefi i departamentit të sëmundjeve të frymëmarrjes në Qendrën Mjekësore Amerikane të Mbrojtjes, vendosi që të zgjidhte problemin.

Ai dhe ekipi i tij, ia dolën të izolojnë virusin duke e analizuar atë. Bëhej fjalë një lloj të ri virusi potencialisht katastrofik:ishte viti 1957, viti në të cilin virusi A/Singapor /1/57 H2N2 shkaktoi epideminë e gripit aziatik, që vrau rreth 2 milionë njerëz në të gjithë botën.

Moris Hilman

Në SHBA, viktimat mund të ishin miliona, por ato nuk i kaluan 69 mijë vetët. Hilman kishte arritur të krijonte një vaksinë dhe ta shpërndante 40 milion doza të saj në mbarë vendin. Ishte vetëm një nga zbulimet e mikrobiologut amerikan, babait të vaksinave kundër mbi 40 agjentëve infektivë, 7 prej të cilëve (fruthi, shytat, rubeola, hepatiti B, lija e dhenve, meningjiti dhe bakteri hemofil i gripit B), i gjejmë në kalendarin e vaksinave të detyrueshme që duhet të bëjmë.

Eduard Xhener

Edhe pse më pjellori, Hilman nuk ishte i pari që eci në rrugën e vështirë të parandalimit të sëmundjeve (dhe trajtimit) përmes vaksinimit. Babai i imunizimit ishte Eduard Xhener  (1749-1823), një mjek fshati që zbuloi se si të mposhtte epideminë e lisë, që në Anglinë e shekullit XVIII shkaktonte 40.000 të vdekur çdo vit.

Në atë kohë, i vetmi trajtim i njohur ishte variolacioni:një praktikë e vjetër, gjatë së cilës mjekët u transmetonin njerëzve të shëndetshëm një formë më të butë të lisë. Intuita ishte e saktë, por gjithsesi mjeti ishte i rrezikshëm.

Ndërkohë Xhener dhe shumë nga kolegët e tij kishin vënë re se mjelësit e bagëtive ishin imunë ndaj lisë nëse kishin puçrra nëpër duar, të ngjashme me ato të shkaktuara nga lija, dhe të njëjta me ato që shfaqeshin ndonjëherë në sisët e lopëve.

Po sikur zgjidhja të ishin puçrrat e lopës, më pak agresive se sa ato të lisë tek njeriu? Në 1796, Xhener kreu një provë. Ai mori Xhejms Fipsin, djalin 8-vjeçar të kopshtarit të tij, dhe e infektoi atë me qelbin e nxjerrë nga puçrrat në duart e Sara Nelmes, një mjelëse që ishte infektuar nga lopët.

Djali pati në fillim pak ethe, por për 2 ditë u shërua. Dy muaj më vonë, kur mjeku e ekspozoi ndaj virusit, Xhejmsi nuk zhvilloi asnjë simptomë. Pas 2vitesh dhe 23 eksperimenteve të tjera, Xhener ishte i pari që demonstroi shkencërisht efektivitetin anti-lijës të asaj që ai quajti vaksinë, duke i hapur kështu rrugën eksperimenteve të ngjashme nga Lui Pastër (1822-1895).

Lui Pastër

Ishte viti 1885 kur Zhozef Meister, një djalë 9-vjeçar i shoqëruar nga nëna e tij, hyri në laboratorin parisien të kimistit dhe mikrobiologut francez Lui Pastër. Ata vinin nga një fshat i rajonit të Alsasës. Pesë ditë më parë, fëmija ishte kafshuar disa herë nga një qen i tërbuar.

Për ilaçet e kohës Zhozefi nuk kishte shpëtim, ndaj mjeku i tij, një fans i studimeve të Pastërit mbi tërbimin, e kishte rekomanduar tek ai. Dhe shkencëtari i dha fëmijës ilaçin e tij kundër tërbimit. Ishte hera e parë që ai e provonte tek një qenie njerëzore. Pas 12 injeksionesh dhe 2 javë regjimi në shtrat, Zhozefi u ngrit në këmbë i shëruar.

Dhe të mendosh që ajo shpikje e mrekullueshme lindi nga një gabim:6 vjet më parë, ndërsa studionte sëmundjen e kolerës tek pulat, Pastër u kishte futur aksidentalisht disa baktere të dobësuara disa shpendëve. Zogjtë zhvilluan vetëm simptoma shumë të lehta të sëmundjes, dhe kur Pastër u injektoi baktere të gjalla, ata nuk ishin më të sëmura.



Ky rast i kishte sugjeruar atij mekanizmin që qëndron pas vaksinave moderne:me një bakter ose virus të dobësuar në laborator, mund të shkaktohet një sëmundje më e lehtë që nuk dëmton e pacientin, dhe e bën atë imun ndaj versionit më agresiv të sëmundjes.

LEXO EDHE:  Raportet e CIA/ Pse SHBA vendosi të bashkëpunojë me britanikët kundër Enver Hoxhës

LEXO EDHE:  Historiani publikon dokumentet/ Të dënuarit në revoltën e Qafë Barit nuk janë terroristë

Por si arriti Pastër ta bënte më pak vdekjeprurës virusin e tërbimit? Provë pas prove, Pastër zbuloi se ndërsa lënda trunore e infektuar e kavieve të tij thahej, virusi në të e humbte forcën, duke u bërë i padëmshëm brenda 2 javësh.

Kështu pjesët e trurit dhe virusi i dobësuar, ishin kthyer në një shpikje shpëtimtare që iu injektua Zhozefit. Pastër e quajti atë ‘vaksinë’, për nder të pararendësit të tij anglez Eduard Xhener, që gati një shekull më parë kishte shpëtuar në mënyrë të ngjashme pacientët e tij nga sëmundja e lisë.

Rua dhe Von Behring

Gara për ilaçin e parë kundër një sëmundje tjetër të rëndë infektive, difterisë, ishte shumë e ashpër. Në vitin 1888, krahu i djathtë i Pastër, Emile Rua, zbuloi se bakteri i difterisë prodhonte një toksinë, një helm që sulmonte fytin e të sëmurit, e frynte atë, duke e asfiksuar për vdekje të sëmurin.

Këtu nisi kërkimi i mikrobiologut Emil von Behring. Të dy, në mënyra të ndryshme, arritën të krijojnë një kurë, duke përdorur plazmën e gjakut të një kali imun ndaj difterisë dhe e pasur me cilësi anti-toksike. Gjithsesi në fund ishte Von Behring, me ndihmën e imunologut Paul Erlih dhe teoritë e tij mbi antitrupat, ai që dha studimit të tij një themel të fortë, dhe më vonë edhe Çmimin Nobel për Mjekësi.

Megjithëse efekti mbrojtës i plazmës mbaronte pas rreth 20 ditësh, kjo kurë u përdor në rastet me urgjente për sëmundjet e tjera, nga tetanozi tek Gripi Spanjoll (1918-1920), dhe sot, me të njëjtat kritere urgjence, po përdoret po plazma e gjakut tek pacientët me simptoma të rënda të Covid-19.

Salk dhe Sabin

Pas Luftës së Dytë Botërore, u përhap një epidemi veçanërisht e egër e poliomelitit. Poliovirusi i identifikuar në vitin 1949, që ndikon mbi sistemin nervor qendror, dhe motorët neuralë të shtyllës kurrizore. Midis viteve 1951-1955, ai vriste ose paralizonte rreth 28.500 njerëz në vit.

Gara u zhvillua në SHBA, dhe fituesi i saj ishte një vaksinë. Në fakt dy të tilla:e para, e zhvilluar nga shkencëtari amerikan Xhonas Salk, përmbante viruse të ç’aktivuara dhe në vend se të shkaktonte sëmundje, ato stimulonin antitrupat që e mbronin organizmin në rastin e prekjes nga kjo sëmundje.

I përdorur me entuziazëm në vitin 1955, ai u zëvendësua disa vjet më vonë me vaksinën me një virus aktiv por të zbutur, të zbuluar nga virologu polak Albert Sabin. Më e lirë në çmim dhe më e lehtë për t’u injektuar, me pika nga goja, vaksina e Sabin nisi të përdorej në vitin 1962.

Pak më shumë se një dekadë më parë, nisi revolucioni i vërtetë në zhvillimin e vaksinave, me ardhjen e biologjisë molekulare, teknikave të manipulimit të ADN-së, dhe studimin e çdo lloj informacioni sado të vogël që përmban ADN-ja e qelizave të mikroorganizmave.

Të ndërtuara në laborator, dhe jo më me të njëjtat viruse dhe baktere që duhet të luftojnë, por vetëm me një pjesë të molekulave të tyre apo me antigjene specifike, sot vaksinat e vjetra janë përmirësuar, ndërsa ato të gjeneratës më të fundit, janë në gjendje të luftojnë dhe të mposhtin sëmundjet e reja dhe vdekjeprurëse si Ebola. Dhe tani bota po pret të mësojë, se kur shkenca do të prodhojë vaksinën kundër Covid-19./ focus.it–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Rrëfimi nga SHBA/ Tragjedia e tmerrshme që i ndodhi në Berat familjes së Teme Sejkos

Publikuar

-

Nga

Memorie.al publikon disa pjesë nga libri voluminoz autobiografik në dorshkrim “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbëshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty, dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vënd të largët me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

Pjesë nga libri në dorshkrim, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, (kujtime nga xhehnemi) i autorit, Kasem Hoxha, dërguar prej tij ekskluzivisht për Memorie.al

Prolog

Lexues të dashur!

Mos ja vini veshin titullit që po ju paraqes, dua të them, se sikur mos të jeni të duruar për të lexuar këtë përmbledhje me kujtime, po të doni ta falni autorin, se stili i tij është i zbehtë, i pafrymëzuar përpara kësaj drame të madhe, të popullit tim, të kombit tim martir.

Personazhet e mij, nuk janë të krijuar nga fantazia ime, por janë njerëz të vërtetë, janë vëllezërit tuaj, baballarët tuaj, të afërmit tuaj. Ngjarjet nuk janë të trilluara, por reale e të jetuara.

Ju do të bindeni vetë, vetëm pasi të keni lexuar këtë përmbledhje me kujtime. Ju do gjeni diçka nga jeta juaj, diçka të vërtetë nga jeta e baballarëve tuaj, e nënave tuaja, e vëllezërve tuaj, se si vuajtën se si vdiqën.

Këtë përmbledhje kujtimesh, e shkrova për amanetin që më lanë shokët, që bota të mësojë të vërtetën, se si u torturuan, si vuajtën, si vdiqën, njerëz të pafajshëm, nëpër kampet dhe burgjet e xhelatit, Enver Hoxha!

Unë shkoj me shpresë se cilido lexues, shqiptar ose i huaj, nuk më mbetet hatëri, nga kritika, rrahja e mendimeve të kundërta, pasi është mënyra më e mirë për të gjetur të vërtetën. Titulli i librit, “Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar”, do t’i zëmëroj lexuesit, por në fund, do arrij në konkluzion se kam të drejtë, ta quaj “Epokën 45-vjeçare të regjimit komunist satanik të Enver Hoxhës”: Të shëmtuar.

Unë, mjerisht, për fatin e keq që pata, pashë dhe jetova dramën e madhe që ndodhi përpara syve të mij. Nuk jam as poet dhe as gojtar, do më duhet punë e madhe që t’i shpëtoj gabimeve letrare në këtë libër historik, që mund të frymëzojë poetët dhe shkrimtarët e ardhshëm, mbi tragjedinë e kohës sonë, të kohës më të zëzë të kombit tim!

Zotërinj lexues, ju uroj të gjithëve të keni liri dhe paqe…!

Kaso Hoxha.

Llavrio, Greqi 1985

Vijon nga numri i kaluar

Biseda në Spaç me Rajmond Sejkon, i fundit i Sejkatëve

U njoha me Rajmondin aty nga mesi i vitit 1976, pasi ky kishte kohë që kishte ardhur në burgun e Spaçit. Ai kishte më tepër se dy muaj, por ishte në grupin tjetër të zonës së II-të, kurse unë në grupin e zonës së III-të, kështu që nuk mund të shiheshim. Një ditë të dielë, isha ulur në stol, në oborrin e burgut dhe po rrija. Aty mu afrua një djalë i gjatë por pak i krrusur. Ai ishte fytyrë mprehtë, me një hundë të gjatë.

-“Si je Kaso”, më tha, dhe më zgjati dorën për t’u takuar.

-“Të faleminderit, ju si jeni”, i’a ktheva dhe unë duke i zgjatur dorën.

-“Më njeh apo jo”, më tha duke më buzëqeshur.

-“Me thënë të drejtën të kam parë, por se cili je unë nuk e di. Unë kam qëndruar indiferent, dhe nuk ju jepja ndonjë rëndësi njerëzve. Ndoshta kjo është një e metë, por këtë mësim e kam marrë nga praktika e hidhur e burgut. Sepse kam humbur besimin tek njerëzit”, i’a ktheva.

-“Ke të drejtë”, më tha Mondi.

-“Me kë kam nderin të flas”, e pyeta.

-“Unë jam djali i Teme Sejkos”, më tha dhe uli kokën.

Nuk u besova veshëve, dhe për pak ngela i habitur, duke e parë me vëmëndje.

-“Kurajo mos u mërzit’, i thashë, ‘nuk mjaftoi gjaku i babait tënd, që të ngopte egërsinë e bishës së Tiranës, por duheshe edhe ti”, i thashë. Duke e ngushëlluar, i thashë se nuk ishte vetëm ai fatkeq në këtë botë.

-“Jo Kaso, çka thënë Zoti, do të bëhet”, tha ai.

-“Ku banon familja jote, Mondi”, e pyeta sepse nuk dija gjë për ta. Me këtë pyetje e pashë që e vrava, sepse ishte një nga pyetjet më të vështira të jetës së tij! Në sytë e tij rrëshkitën lotët. Pas kësaj ai psherëtiu, dhe pas psherëtimës, belbëzoi. -“Tani Kaso, unë s’kam më familje, kam mbetur fillikat i vetëm në këtë botë”, m’u përgjigj duke u munduar të përmbante veten.

E pashë që gabova duke i lënduar plagët e zemërës, por tani ishte vonë. Përpara meje qëndronte një personazh i një tragjedie të madhe familjare. Ja ç’më tregonte në një ditë të tillë Mondi, -“Pasi u pushkatua babai ynë Kaso, neve na internuan në Berat. Bëheshim tre vetë në atë dhomë të ndyrë, mamaja, unë, dhe vëllai i vogël, Sokoli. Ne ishim të vegjël, mamasë nuk i jepnin punë, ndërsa ne shumë net, flinim pa ngrënë. Mamaja rrinte edhe ditë të tëra pa ngrënë, po ne nuk e kuptonim sepse ishim të vegjël.

Ata donin që ta gjunjëzonin atë për ta bërë servile dhe spiune, dhe ndoshta t’u shkonte pas qëllimeve të tyre. Kur e panë që po vdisnim urie, asaj i dhanë një punë të rëndomtë, që të bënte llaç dhe tulla. Kjo punë ishte e rëndë për mamanë që nuk kishte bërë ndonjëherë punë fizike. Ndërsa neve, na bëhej një luftë e ashpër klasore. Ne nuk luanim në rrugë, sepse i kishin mësuar të vegjëlit e lagjes, që të na ngacmonin duke na thënë: “djemtë e armikut të popullit”.

Unë prekesha dhe kacafytesha me ta, por ata ishin shumë dhe na godisnin. Ne ktheheshim ashtu të rreckosur dhe qanim, ndërsa mamaja na përkëdhelte dhe na këshillonte që ne të mos loznim në rrugë. Një jetë e tillë me vuajtje vazhdoi derisa u rritëm ne. Kur dolëm në punë, unë dhe Sokoli e ndriçuam jetën pak. Jetonim më mirë dhe hanim më mirë. Unë mbarova ushtrinë, dhe po atë vit do shkonte ushtar Sokoli. Por në vitin 1974, Dega e Brëndshme e Beratit, e arretsoi Sokolin bashkë me dy shokët e tij.

I akuzonin sikur donin të digjnin Kombinatin e tekstileve të Beratit. Komplot i kurdisur shumë bukur. Për dhjetë muaj me rradhë, i torutruan që të pranonte akuzën, dy shokët u thyen dhe e pranuan atë. Kurse Sokoli jo. I nxorrën në gjyq. Sokoli, foli dhe u tha shokëve që t’a hidhnin poshtë atë akuzë. Ai dëshmonte para një gjyqi të poshtër të Sigurimit, dhe torturat që u ishin bërë, e bindën popullin se ai, ishte i pafajshëm.

Unë me mamanë, kishim zënë vënd në fund të sallës së gjyqit dhe po qanim që të dy. Sokoli ishte katandisur si mos më keq pas torturave, por atij s’i bënte syri tërr përpara xhelatëve. Gjyqi vazhdoi më shumë se pesë seanca. Në seancën e fundit, Prokurori dha pretencën dhe njoftoi dënimet e të akuzuarve.

Emri i parë ishte: Sokol Sejko, “dënohet me vdekje”! Këto fjalë ranë si predha mbi mua dhe mbi mamanë. Asaj i ra të fikët, ndërsa unë shpërtheva në ngashërim. Për këtë arsye nuk munda ta ndihmoja nënën, pasi çdo gjë m’u errësua përreth. As nuk dëgjoja dhe as nuk shikoja. As nuk mora vesh sesa i dënuan shokët e tij.

LEXO EDHE:  E thotë Kryemadhi: Nipi i Nexhmije Hoxhës në krah të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Historiani publikon dokumentet/ Të dënuarit në revoltën e Qafë Barit nuk janë terroristë

Pasi mbaroi pretenca, trupi gjykues kërkoi nga Sokoli të dëgjonte fjalën e tij të fundit. Ai i tha këto fjalë: “Çfarë të kërkoj nga ju, kur ju më merrni, dhe atë që ma ka dhënë tjetër kush”! Trupi gjykues u tërhoq që të merrte vendimin. Ato minuta neve na u dukën si muaj, ndërsa mamaja s’po e merrte dot veten, sepse u shkri në lot.



Mua më dridhej gjithë trupi dhe prisja me ankth vendimin e trupit gjykues. Ai filloi të lexojë vendimin: “Sokol Sejko, dënohej me vdekje”, dhe dy shokët e tij, me nga 25 vjet burg. Vëllai qëndroi krenar, ai nuk e dha veten përpara xhelatëve të tij, edhe pse na shihte neve të dyve që po qanim. Seanca u mbyll dhe të dënuarve i’u dha e drejta që të apelonin vendimin në Gjykatën e Lartë brënda tre ditëve.

Policët i rrëmbyen ata dhe i futën nëpër makina. Ata u zhdukën në një kthesë në drejtim të Degës. Vëllai kishte më tepër se 40 ditë që priste vendimin nga Gjykata e Lartë, i lidhur me këmbë e duar me nga 80 kg. hekur, për të mos lëvizur nga vëndi. Po afronte Viti i Ri 1975, dhe mamaja shkoi në Pazar për të blerë një pulë. Mori dhe tre kg. verë, dhe kur u kthye në shtëpi, ishte e pikëlluar sa s’thuhet.

“Do t’ja përgatis Sokolit këtë pulë’, më tha, ‘dhe do t’i çoj dhe verën”. “Nuk e lejojnë një gjë të këtillë’, i thashë mamit, ‘mishin mund ta pranojnë”.

“Do u lutem”, më tha ajo që ishte katandisur sa një 5 lekësh. “Bëj si të duash” i thashë. Data e Vitit të Ri u gëdhi. Ishte ftohtë, qielli ishte i vrenjtur, por shi nuk binte. Bota atë ditë gëzonte, kurse ne qanim. Mami mblodhi pulën e pjekur me një gazetë, i zbrazi shishet në një bidon plastik, dhe u nis për te birucat e Degës.

U paraqit tek gardiani i burgut, dhe i tha se i kishte sjellë diçka djalit për të ngrënë. Përmes lotëve dhe ngashërimave, i’u lut ta shihte pak të birin, këtë ditë të shënuar. Gardiani u gjënd ngushtë përpara dhimbjes së kësaj nëne, dhe i tha se ishte e ndaluar një gjë e tillë. Si ushqimi, ashtu dhe vera. Por ai për të mos e vrarë më tej mamanë shpirtërisht, i mori ato, dhe I’a çoi Sokolit.

“Të faleminderit shumë”, i tha ajo. “Le ta pijë biri i një nëne, këtë, sepse ky Vit i Ri, ishte i fundit për të”, tha mami duke u larguar nga porta e burgut. 15 ditë më vonë, Prokuroria, më njoftoi se vendimi u zbatua para se të vinte Viti i Ri. Varri nuk i dihej! Oh sa e tmerrshme, dhe sa e llahtarshme ka qënë ajo ditë! Mami kishte rënë përmbys dhe gjithë ditën po qante. Ajo derdhi lotë pa fund, ashtu si çdo nënë do të bënte.

Asnjë njeri s’më erdhi për ngushëllim. Mamaja u sëmur nga të qarët dhe unë ndejta dy ditë në shtëpi për ta qetësuar dhe për t’i bërë hysmet, pasi ajo as hante dhe as pinte! Unë u detyrova të shkoja në punë ditën tjetër dhe mamaja mbeti vetëm në shtëpi. Kur u ktheva nga puna pasdite, pashë një turmë njerëzish që po rrinin para pallatit tonë, ku banoja unë me nënën. Një kufomë pa jetë e bërë copë, po dergjej në asfalt dhe unë fillimisht nuk mund ata njihja se kush ishte ajo fatkeqe!

Ndërkaq, vështrimi i njerëzve u drejtua nga unë. E kuptova menjëherë se diçka e keqe do t’i kishte ndodhur mamasë. E hapa turmën dhe u afrova te kufoma, ku ç’të shihja…?! Mamaja ime e bërë copë! Ulërita me kujë me gjithë fuqinë e shpirtit dhe u sula mbi kufomën e mamasë, e tunda, e fërkova, por ajo s’lëvizte…?!

E mora para duarsh, mamanë e pajetë dhe e ngjita në dhomë duke e shtrirë me kujdes në krevatin e saj, si për të mos i lënduar plagët që i kullonin ende gjak! Disa shokë më kishin ardhur nga mbrapa dhe po rrinin në fund të dhomës. Ndërkohë unë e kisha humbur fare dhe nuk dija ç’të bëja. Isha bërë si i marrë dhe ashtu dola në ballkonin e pallatit, andej nga ku ishte hedhur nëna, që të hidhesha edhe unë, por shokët më rrëmbyen nga krahët duke më mbajtur me forcë.

Shava regjimin e Enver Hoxhës më tërë forcën e zërit që kisha. Pas pak minutash, tek po qaja mamin, aty mbërriti policia dhe më arrestuan menjëherë e më çuan në Degën e Punëve të Brendshme duke më mbyllur në birucë.

Nuk morra vesh më se çfar u bë me kufomën e mamasë, e cila ishte hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonim. Mua më dënuan tetë vjet burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”, pse shava Enver Hoxhën dhe tani jam këtu me ty”, e mbylli tregimin e tij Rajmond Sejko dhe nuk vazhdoi më, pasi tellalli i burgut na bëri thirrje për apelin e mbrëmjes, pasi ora po shkonte 18.00 U ndava me Mondin për ta vazhduar tjetër herë atë histori rrënqethëse.

Pas arrestimit të shokëve tanë, gjendja në burg ishte tepër e acaruar

Pas arrestimit të shokëve tanë gjëndja në burg ishte tepër e acaruar. Në ankth të burgosurit prisnin se kush e kishte rradhën. Rajmondi, unë, Nazmi Veseli, Xhelal Çami, kishim bërë më shumë se gjysmën e dënimit. Familjet tona prisnin që ne të liroheshim.

Gjëndja ime shëndetësore sa vinte dhe keqësohej gjithnjë e më shumë. Unë kurrë nuk i shkruaja nanës për këtë, në ato pak letra që i dërgoja, për të mos e mërzitur më tepër. Nëna ime ishte analfabete dhe nuk dinte as të shkruante dhe as të lexonte. Ajo priste të rriteshin Luljeta dhe Nderimja. Mejdos, gruas sime i kisha thënë se ishte e lirë nga unë dhe të shikonte jetën e saj.

I isha lutur shumë herë që t’i dërgonte ato dy vajza në Jetimore, për një jetë më të mire, të atyre dy fatëkeqëve. Mejdua ja kushtoi jetën atyre dy vajzave për t’i rritur, duke mos i’u nënshtruar presioneve të Sigurimit dhe ajo nuk u tremb. Ajo bashkë me burrin e motrës sime, (Dilos) Esat Mullai, erdhi në Spaç për të më takuar. Unë përsëri i thashë se nuk ishte vonë që të më braktiste mua. Por ajo përsëri ngulmoi duke thënë: “Jo, ky ishte fati im dhe mbaroi kjo punë. Mos e diskuto më këtë muhabet”. Pas këtij takimi i shkrova dhe një letër për ta falenderuar më tepër.

Letra që i shkrova, bashkëshortes, Mejdos, nga Spaçi!

Spaç, 15 korrik 1979

E dashur Mejdo

Mos më vë re pse të shkruaj rrallë, jo se ju kam harruar, por nuk dua që t’ju lëndoj.

Mjerisht për mua që nuk gjej dot fjalë, të shperh falenderimet më të mira, për kujdesin që tregove kur isha i sëmurë në Spital.

E dashur Mejdo, me dëshirën tënde, me vullnetin tënd dhe me bujarinë tënde, u lidhe pas një njeriu të falimentuar. Pas një njeriu që i kanë vënë emër të keq, që nuk i ka mbetur më në këtë botë asnjë mik.

Ti vetë dhe të afërmit e t’u kanë vuajtur aq shumë nga shkaku im dhe prandaj, nuk ke se si ta harrosh shkaktarin e pafalshëm të të gjitha këtyre rreziqeve dhe fatkeqësive që të ranë në kokë. Ti nuk ke se si ta harrosh rolin që kam luajtur unë në këtë mes.

Ta dish se sa mirënjohës, sa shumë mirënjohës që jam dhe sa keq më vjen për ju, që ju ndodhi kaq keq me mua!

Ju betohem e dashur Mejdo, se nuk kam menduar keq për ju, kurrën e kurrës, se për mua ju keni qenë kurdoherë, kujtimi më i ndritur, më i kulluar dhe më i bukur i fëmijrisë dhe rinisë time të trishutuar.

Kam aq arsye dhe gjykim të vlersoj, të gjitha këto.

Parndaj më lejo Mejdo, të të dërgoj, falenderimet dhe përshëndetjet e mija, më të mira dhe më të ngrohta të zëmrës sime, duke të uruar shëndet dhe të jesh e fortë.

Rreshtat e fundit të letrës po i mbush me të fala për nënon time të dashur dhe i uroj shëndet.

Përqafime dhe i puth nga larg, Lulen dhe Nderimen.

Dërgoj të fala me mall, për motrat, Dilo, Vito e Bardha.

I kujtoj me mall dhe u uroj shëndet familjarisht.

Mos harro, pa u dërguar të fala nga ana ime, prindërve dhe vëllezërve të t’u.

Të fala për të gjithë kush pyet.

Ju përqafoj me mall,Kasëmi

Mbetem me shpresë se do më dërgosh letër./Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

“Në kampin e Tepelenës, kishin zili dhe dhitë e malit që ushqeheshin me fare pasi ne…”/ Dëshmia shokuese e nipit të ish- ministrit

Publikuar

-

Nga

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së shumëpërfolur në historinë e Shqipërisë të ndodhur në marsin e vitit 1908, kur Çerçiz Topulli në bashkëpunim me komitët e tij, vrau me atentat Komandantin e Gjindarmërisë së Gjirokastrës, Bimbashin turk, Halil Efendiun, që ishte me origjinë nga Bosnja. Historia e panjohur vjen nëpërmjet kujtimeve të Javer bej Hurshitit me origjinë nga Afkazia, ish-kryetar bashkie, prefekt, deputet, ministër dhe senator, që nga periudha e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e deri në mbarimin e Luftës në nëntorin e vitit 1944, (kur ai do të arrestohej dhe do të pushkatohej pak muaj më vonë pasi ishte gjykuar në Gjyqin Special), të cilat janë trashëguar dhe ruhen nga nipi i tij, Shahin Hurshiti, në Tiranë.

Komandanti i Gjindarmërisë së Gjirokastrës, Bimbashi Halil Efendiu, nga gjiriti, donte të diktonte se cilët ishin personat që i bënin strehë Çerçizit, që t’i internonte ata. Dikush kallzoi se e fejuara e Çerçizit, Qamoja ishte me barrë. Po të provohej kjo, do të ishte një provë e gjallë që Çerçizi mbahej prej fisit të gruas. Kështu Bimbashi vendosi që të dërgonte një doktor për ta ekzaminuar Qamon. Kjo gjë iu njoftua Çerçizit i cili për të ndaluar një punë që ishte e turpëshme simbas zakonit tonë, vendosi që t’a vriste Bimbashin e Gjirokastrës. Në atë kohë që unë arrita te Hani i Çiçove në të hyrë të pazarit nga ana e Hazmuratit, u dëgjuan dy të shtëna një pas një dhe kur u afruam për të parë ç’kish ngjarë, pamë Bimbashin të shtrirë për dhe që kish vdekur”.

Kështu shkruhet në mes të tjerash lidhur me ngjarjen tashmë shumë të njohur në historinë e Shqipërisë që bën fjalë për vrasjen e Bimbashit turk të Gjirokastrës në vitin 1908 prej çetës së Çerçiz Topullit, në kujtimet e Javer Bej Hurushitit, ish-kryetar bashkie, prefekt, deputet, ministër dhe senator që nga periudha e shpalljes së Pavarësisë e deri në mbarimin e Luftës në vitin 1944, i cili pak muaj më pas, në prillin e vitit 1945, do të ekezkutohej me pushkatim, pasi ishte gjykuar nga “Gjyqi Special” së bashku me 63 të pandehur të tjerë, të gjithë ish-funksionarë, zyrtarë të lartë dhe intelektual të njohur që nga qeveria e parë e Ismail Qemalit e deri tek ajo e fundit nën pushtimin gjerman në nëntorin e 1944-ës.

Kujtimet e tij, Javer bej Hurshitit janë në dorshkrim dhe ato janë shkruar prej tij në katër fletore të trasha në vitin 1939 dhe ato posedohen nga nipi i tij, Shahin Hurshiti, i cili na i ka vënë në dispozicion për t’u publikuar nga Memorie.al.

Po kush ishte Javer Bej Hurshiti dhe cila është e kaluara e tij? Si u arrestua ai së bashku me djalin e tij, Mehmetin, në janarin e vitit 1945 dhe përse Enver Hoxha dha urdhër që t’i ktheheshin të gjitha plaçkat e shtëpisë që i’u konfiskuan ditën e arrestimit?! Përse Halil Hoxha i’u lut të birit të tij Enverit, që të mos e pushkatonte Javerin me të dënuarit e Gjyqit Special dhe cila ishte përgjigjia që mori prej tij? Si u trajtua nga regjimimi komunist familja e Javer Beut dhe si u ruajtën prej fëmijëve e nipit të tij, kujtimet e famëshme me ngjarjet historike që ai i kishte përjetuar vetë, të cilat i kishte shkruar që në 1939-ën?

Lidhur me këto e ngjarje të tjera nga historia e familjes Hurshiti, na njeh dëshmia e nipit të tij, Shahin Hurshitit dhe nga kujtimet e Javer Beut, po botojmë ngjarjen e vrasjes së Bimbashit turk nga çeta e Çerçiz Topullit, duke qenë se ai është një nga figurat më popullore të luftëtarëve në Jugun e Shqipërisë.

Lidhur me atë çka e shtyu Javer Bej Hurshtitin që t’ë shkruaj kujtimet, në fillim të fletores së parë ai është shprehur: “Fatkeqësisht shumë të pakët, fare të pakët janë ata shqiptarë që kanë mbajtur shënime të kujtimeve të tyre. Unë, pothuaj se, jam ndodhur në të gjitha lëvizjet kombëtare që kanë ndodhur në krahinën e Labërisë: nuk jam tundur prej Gjirokastrës gjithë kohën e okupasionit grek dhe italian: kam qenë dëshmitar i aq ngjarjeve me rëndësi sa që sikur qysh në ato kohëra, t’i kesh shënuar ngjarjet ditë për ditë, sot do të jesh në gjëndje të botoja historinë e plotë të Gjirokastrës qysh prej vitit 1912 der 1925. Pikërisht historinë e atyre kohëve që kemi me shumë rëndësi për historinë e Rilidjes s’onë Kombëtare, sot vendosa t’i shkruaj kujtimet, por këto do të jenë shumë të meta. Shumë data me rëndësi dhe shumë emra të personave që kanë lojtur role me rëndësi i kam harruar. Prandaj këto kujtime më shumë se t’i shërbejnë historisë së vëndit, do t’i shërbejnë më shumë familjes sime”

 Funksioni i fundit shtetëror që mbajti Javer Bej Hurshiti, ishte ai i Prefektit të Shkodrës, të cilin ai e ushtroi nga viti 1936, e deri në fundin e vitit 1943, kur dha dorëheqjen pas disa konfliktesh që pati me majorin Hauzding, Shefin e Gestapos gjermane në qytetin e Shkodrës. Ato konflikte erdhën si pasojë e ndërhyrjeve të shumta që Javeri bënte nga pozita e Prefektit, për lirimin e komunistëve të arrestuar nga Komanda Gjermane e atij qyteti. Edhe pse Javer Hurshiti u largua nga administrata shtetërore, në fundin e vjeshtës të vitit 1944, ai pati disa oferta nga gjermanët për t’u larguar nga Shqipëria, së bashku me familjen e tij. Por ai nuk pranoi, duke e ndjerë veten krejt të pastër dhe i bindur se komunistët që po vinin në pushtet, jo vetëm që nuk do ta ngacmonin, por do t’ja dinin dhe do e vlersonin për ndihmën që ai u kishte dhënë atyre duke shpëtuar shumë syresh nga pushkatimit.



Arrestimi i Javerit dhe Mehmetit

Por ajo që kishte menduar Javer Beu, se komunistët kur të vinin në pushtet nuk do ta ngacmonin, nuk i doli ashtu siç e kishte parashikuar. Përkundrazi, ngjarjet u zhvilluan në të kundërtën e asaj ç’ka kishte menduar poltikani i vjetër me më shumë se 25 vite karrierë. Lidhur me këtë, nipi i tij Shahin Hurshiti (djali i Mehmetit) rrëfen: “Ndonëse në fundin e vitit 1944, unë nuk kam qenë më shumë se pesë vjeç, e mbaj mënd shumë mirë se në shtëpinë tonë, aty në rrugën “Qemal Stafa”, diskutohej shpesh: nëse babai Mehmeti, me gjyshin Javer Beun, do të largoheshin nga Shqipëria apo jo. Këto diskutime vinin pasi ata të dy patën oferta të shumta nga miqtë e tyre që kishin punuar së bashku në Këshillin e Lartë të Shtetit, e Asamblenë Kombëtare, të cilët u thonin të largoheshin familjarisht jashtë atdheut, për t’i shpëtuar ndonjë hakmarrje të mundëshme të komunistëve. Por nga sa mbaj mënd unë dhe nga ato që më ka treguar babai vite më vonë, as ai dhe as gjyshi, Javer Beu, nuk e kishin çuar asnjëherë nëpërmend që të largoheshin ndonjëherë nga Shqipëria. Kjo vinte pasi ata e ndjenin veten krejt të pastër dhe të papërlyer, ndonëse të dy kishin pasur funksione të larta që nga vitet 1920-të. Por nuk ndodhi ashtu siç e kishin menduar babai me gjyshin. E mbaj mënd si tani atë ditë të fillimit të janarit të vitit 1945, kur rreth orës katër të pasdrekës, në shtëpinë tonë (në vilën dy katëshe në rrugën “Qemal Stafa” ku banonim me qera), trokitën dy partizanë, të cilët pasi u prezantuan u sollën shumë përzemërsisht me ne. Sipas sjelljes së tyre edhe familja jonë i priti shumë mirë ata, që pasi u futën brenda dhe morën edhe qerasjet e rastit, thanë se kishin urdhër për të marrë me vete në Komandë, babanë Mehmetin dhe gjyshin Javer Beun. Para se të dilnin, po me atë mirësjellje që ata erdhën në fillim, partizanët na thanë se me babanë e gjyshin nuk kishin më shumë se pesë minuta punë dhe do t’i kthenin përsëri në shtëpi. Ndërsa ne pritëm gjithë natën, në ankth që të vinte babai dhe gjyshi, të nesërmen para shtëpisë sonë erdhën tre makina “Renault” me partizanë, të cilët filluan të na mernin të gjitha orenditë e shtëpisë, duke na thënë se kishin urdhër për të na i konfiskuar. Bashkë me orenditë dhe rrobat e trupit, në një nga makinat ata ngarkuan dhe të gjithë librat e bibliotekës sonë shumë të pasur dhe me dokumenta të tjera që ishin ruajtur që nga koha e Turqisë. Atë ditë ne mundëm të shpëtonim vetëm katër fletore ku gjyshi, Javer Beu, kishte shkruar kujtimet e tija, si dhe disa fotografi. Këto ia dhamë për t’i ruajtur hallës sonë, Fatimesë, motrës së madhe të Javerit, e cila u martua me Avni Abazin, që ishte nipi i Namik Bej Delvinës. Po atë ditë pasdreke, për çudinë tone, dy makinat me orenditë që na morën gjithçka, i sollën përsëri në shtëpi dhe i shkarkuan të gjitha ashtu siç i kishn marrë paradite. Atë ditë dhe disa kohë më pas ne nuk e mësuam dot arsyen sepse ata i kthyen orenditë. Këtë gjë ne e mësuam më vonë dhe urdhërin për kthimin e tyre e kishte dhënë vetë Enver Hoxha, i cili ishte shprehur: “Ata çdo gjë kanë bërë, por nuk kanë vjedhur, janë të ndershëm”. Ndonëse pas këtyre fjalëve të Enver Hoxhës, që thuhet se i tha pas ndërhyrjes së babait të tij Halitit, të cilit Javer Beu i ishte gjendur në rast të vështirësive të ndryshme që kish pasur ai. Pas disa ditëve ne na hoqën nga ajo shtëpi dhe na dërguan e na internuan në Shijak, tek Katër Rrugët. Aty na u gjend një njeri i mirë dhe i pasur, i cili na liroi një barakë dhe e gjithë familja jonë u strehua aty”, kujton Shahin Hurshiti, atë kohë kur i internuan në Shijak, pasi i’u pushkatua gjyshi Javer Bej Hurshiti dhe babai Mehmeti, u dënua me 15 vite burg politik.

LEXO EDHE:  Raportet e CIA/ Pse SHBA vendosi të bashkëpunojë me britanikët kundër Enver Hoxhës

LEXO EDHE:  Historiani publikon dokumentet/ Të dënuarit në revoltën e Qafë Barit nuk janë terroristë

Internimi në Tepelenë

Si rrodhën ngjarjet më pas me familjen e Javer Bej Hurshiti dhe si u trajtuan ata nga regjimi komunist? Lidhur me këtë Shahini kujton: “Në Shijak, familjes sonë i’u gjend dhe na mori në mbrojtje burri i motrës sonë, Mit’hat Çela, i cili ishte nga një familje e njohur kavajase dhe pjestarët e saj kishin qenë të lidhur ngushtë me Luftën. Kjo gjë nuk zgjati shumë, se Mit’hati jo vetëm që nuk mundi të na mbronte dot më, por ai u arrestua vetë në vitin 1951 dhe në gjyq i thanë: “Ke bashkëpunuar me armiqtë e klasës”. Pasi Mit’hati u dënua me 12 vite burg politik, familjen tonë e hoqën nga Shijaku dhe një pjesë e sollën në Kampin e NISH-Tullës në Kamëz, (Tiranë) kurse mua me nënën Firdesin, na çuan në Kampin e Internimit në Tepelenë. Nga internimi shpëtoi vetëm motra e madhe, Esmaja, e cila u martua me djalin e djalit të Ismail Qemal Vlorës. Por dhe Esmaja vuajti, sepse i’u dënua me burg, vjerri, Qamil Vlora, djali i Ismail Qemalit, si dhe burri i saj, Ismail Qemali i ri. Aty në atë kamp ne kemi parë tmerret më të mëdha, sepse nga uria dhe sëmundjet, aty vdisnin njerëz çdo ditë. Të vdekurit i varrosnin në bregun e Lumit të Bënçës, në mënyrë që kur të vinte lumi në dimër, t’i merrte dhe mos të gjendeshin më as eshtrat e tyre. Nuk e ekzagjeroj aspak po në atë kamp ne kishim zili dhe dhitë e malit të cilat ushqeheshin me ferra, sepse ne të internuarit e atij kampi as ferra nuk kishim për të ngrënë. Në ato kushte ne jetuam në atë kamp deri në vitin 1954, kur ai u prish, ne na dërguan në Lushnje”, kujton Shahin Hurshiti, kampin e tmershëm të Tepelenës ku asokohe ishin internuar pothuaj shumica e pinjollëve të familjeve më me emër në Shqipëri. Një pjesë prej të cilave nuk u kthyen kurrë më, në vendet e tyre, sepse vdiqën dhe u varrosën shkrepave e gërxheve të Lumit të Bënçës, ku banorët e atyre anëve tregojnë se deri vonë, zallishtja e tij ka ndriçuar prej fosforit të eshtrave të të vdekurve.

Arkivolet nga dritarja e barakës

Po deri kur vazhdoi urrejtja e regjimit komunist ndaj familjes dhe pasardhësve të Javer Bej Hurshitit, politikanit plak që kishte paguar 5.000 napolona flori për të mos u djegur Gjirokastra, nga andartët grekë dhe kishte udhëhequr vullnetarët gjirokastritë, në luftën e Sarandës, ku ngriti dhe flamurin në vitin 1913?! Lidhur me këtë, Shahini kujton: “Në qytetin e Lushnjës familjen tonë e caktuan për të banuar në një barakë prej llamarine, diku në afërsi të stadiumit të sotëm, në lagjen “Kongresi i Lushnjes”. Ajo barakë ishte e mbuluar me katrama dhe dyshemeja e saj ishte direkt në dhe. Në atë kohë që na dërguan ne aty, babai ishte ende në burg dhe ai na dërgoi letër se na ishte hequr përgjithmonë e drejta për t’u kthyer në Tiranë. Babai, Mehmeti, u lirua nga burgu në vitin 1955, dhe ai jetoi po aty në atë barakë të ngushtë deri sa ndërroi jetë, në 21 shkurtin e vitit 1980. Atë ditë që do bënim varrimin, arkivolin e babait e nxorrëm nga dritarja e barakës ashtu siç kishim bërë dy vite më parë dhe me nënën, pasi dera e barakës ishte tepër e ngushtë dhe nuk i nxinte arkivolët e tyre. Familja jonë mundi të mbijetonte në atë barakë kompesate, aty në periferi të Lushnjes, në saj të ndihmës së madhe që na dhanë banorët e mrekullueshëm të atij qyteti të urtë, që na gjendeshin për çdo gjë”, përfundon rrëfimin e tij tragjik, Shahin Hurshiti, që së bashku me vëllezërit dhe motrat, vuajtën në kampet e internimit, për të vetmen arsye se ishin pasardhësit e Javer Bej Hurshitit, ish-politikanit të njohur që nga periudha e shpalljes së Pavarsisë, që u pushkatua me Gjyqin Special, në prillin e vitit 1945, i akuzuar si “armik i popullit”.

Kush ishte Mehmet Hurshiti?

Mehmet Hurshiti u lind ne qytetin e gurtë të Gjirokastrës në vitin 1906 dhe ishte fëmija i parë i Javer Bej Hurshitit, të cilit më vonë i lindën dhe dy vajza, Fatimeja në vitin 1910 dhe Afërdita në vitin 1921. Mehmeti, pasi mbaroi shkollën fillore në Gjirokastër, u dërgua për të ndjekur Liceun Francez në qytetin e Korçës, të cilin e përfundoi në vitin 1927. Në vitin 1925, kur Mehmet Hurshiti vazhdonte ende mësimet në Liceun Francez të Korçës, ai u martua në Gjirokastër, me një vajzë e cila ishte mbesa e Myftar Bej Sevranit, me origjinë nga Skrapari, i cili ishte shkolluar në Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe kishte shërbyer si Bimbash (Shef – Policie) në Gjirokastër, Korçë dhe Leskovik. Pasi mbaroi Liceun Francez, Mehmeti u kthye në qytetin e tij të lindjes në Gjirokastër dhe punoi për disa kohë si Sekretar i Bashkisë. Po atë vit ai e dorëzoi atë detyrë pasi u shpërngul familjarisht për në Tiranë, pasi babai i tij Javeri u zgjodh si deputet i Parlamentit Shqiptar. Pas ardhjes në Tiranë, po atë vit, Mehmeti fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur studimet e larta në Itali në degën e Shkencave Politike. Aty nga viti 1934 – ‘35, Mehmet Hurshiti i ndërpreu studimet për arsye që nuk dihen dhe kanë ngelur ende të paqarta edhe nga pjestarët e familjes së tij, e pas kësaj u kthye në Shqipëri. Në shtatorin e vitit 1936, Mehmeti i’u nënshtrua një konkursi që u zhvillua nga Kryeministria e asaj kohen ë Prefekturën e Durrësit, së bashku me Prefektin Rexhep Jella (që ishte shkolluar në Londër) dhe më pas atë e transferuan në Prefekturën e Tiranës, ku ai punoi si nënprefekt deri në fillimin e vitit 1944 së bashku me Prefektin Qazim Bej Mulleti. Nga martesa me Firdesin, Mehmet Hurshiti pati tetë fëmijë. E para ishte Esmaja, (e cila u martua me nipin e Ismail Qemal Vlorës, Ismail Qemalin e ri), Dakmareti, Ishhani (Shano), Meribani, Tomorri, Rustemi, Geraldina (ka lindur ditën që u martua Mbreti Zog, i cili i vuri dhe emrin për nder të gruas së tij, Mbretëreshës  Geraldina) dhe i fundit i fëmijëve, ishte Shahini i cili lindi në vitin 1940 në Tiranë./Memorie.al

LEXO TE PLOTE