LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bezdiset duke kryer tamponin, shikoni si reagon futbollosto shqiptar

30 Qershor 2020, 16:45, Sport CNA
Bezdiset duke kryer tamponin, shikoni si reagon futbollosto shqiptar

Belgjika ishte ndër të parët vende, që vendosën të ndërpresin sezonin për shkak të pandemisë dhe rrezikut të lojtarëve e stafeve për tu infektuar. Megjithatë, pandemia nuk mund të ndalë nisjen e sezonit të ri në kampionatin vendas. Klubet kanë nisur përgatitjet nën masa të rrepta sigurie.

Një prej këtyre masave është testimi periodik i lojtarëve dhe stafeve të skuadrave. Diçka shumë pozitive, që i mban të elektrizuara klubet në lidhje me gjendjen shëndetësore të pjesë, por çdo gjë e mirë e ka edhe një vuajtje nga pas. Kjo është bezdia e testeve ndaj lojtarëve dhe jo vetëm.

Këtë bezdi e pamë para disa javësh te Torasa i Tiranës, kur bardheblutë iu nënshtruan testeve dhe tani e shohim tek Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, që aktivizohet në kampionatin belg me Standart Liezh. Në rrjet qarkullon një video e 25-vjeçarit, teksa ?vuan? kur një mjeke i bën tamponin në hundë dhe ai është gati ta largojë nga sikleti që po ndien.

 

Mergim Vojvoda! pic.twitter.com/NGbqzGA6ny

— Magazina Sportive (@KosovoMagazine) June 30, 2020

Lajmet e fundit nga