Connect with Us

BE hap zyrtarisht kufijtë e jashtëm/ Në listë nuk bën pjesë Shqipëria

Sociale

BE hap zyrtarisht kufijtë e jashtëm/ Në listë nuk bën pjesë Shqipëria

Publikuar

-

BE hap zyrtarisht kufijtë e jashtëm/ Në listë nuk bën pjesë Shqipëria

Bashkimi Europian ka hapur sot zyrtarisht kufijtë e jashtëm, që ishin mbyllur si pasojë e Covid-19.

BE ka zyrtarizuar listën e vendeve që do t’i lejohet të hapin kufijtë dhe bie në sy se në këtë listë nuk bën pjesë Shqipëria.

Në këtë listë nuk përfshihet as Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa raportohet se nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë vetëm Serbia dhe Mali i Zi.

Raportohet se lista e vendeve të përfshira për hapjen e kufijve do të azhornohet çdo dy javë.

LEXO EDHE:  Bilanci në botë/ Mbi 39.7 milionë të infektuar me Covid-19

Këshilli Europian ka deklaruar se për të futur shtetet në listë, bazohen në ecurinë e situatës epidemiologjike, te masat e kontrollit, si dhe te çështjet ekonomike dhe sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Publikuar

-

Nga

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka reaguar pas mesazhit të ZVA dërguar mësuesvepër të kryer vaksinën ndaj COVID-19 deri në shtator.

Duke e konsideruar një keqkuptim, në njoftim theksohet se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë , ndërsa bëhet me dije se në asnjë moment nuk është i detyrueshëm aplikimi për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Reagimi:

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

LEXO EDHE:  Nga Ditmir Bushati/ Një sqarim pse nuk duhet të biem pre e keqkuptimeve me BE-në

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

LEXO EDHE:  Flet Zv/drejtori i FMN: Pse Shqipëria ka mbetur një nga më të varfërat e Europës, e zgjidh reforma në drejtësi

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Ministria e Arsimit thotë se mësuesit nuk do të jenë të detyruar për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Mësuesve në disa shkolla të Tiranës iu është dërguar një mesazh nga Zyra Vendore Arsimore ku iu thuhet se muajin shtator 2021 i gjithë stafi arsimor duhet të jetë i vaksinuar.

Të gjendur përballë këtij mesazhi mësuesit janë ndjerë të detyruar për t’u vaksinuar, ndonëse injektimi i vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri nuk është i detyrueshëm.

Ministria e Arsimit pyetur nga Euronews Albania thotë se ky mesazh është keqinterpretuar nga personat që e kanë dërguar në shkolla, pasi asnjë mësues nuk është i detyruar të vaksinohet.

LEXO EDHE:  Flet Zv/drejtori i FMN: Pse Shqipëria ka mbetur një nga më të varfërat e Europës, e zgjidh reforma në drejtësi

Vaksinimi i mësuesve nisi me 13 mars me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë.

Për shkak se në atë periudhë pati dyshime mbi efekte anësore që mund  të sillte kjo vaksinë, shumë mësues hezituan të merrnin dozën.

LEXO EDHE:  Nga Ditmir Bushati/ Një sqarim pse nuk duhet të biem pre e keqkuptimeve me BE-në

Në planin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19, qeveria i konsideron mësuesit “punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë” duke e përcaktuar me prioritet vaksinimin e tyre./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Në spitale janë shtruar të pavaksinuarit”/ Bino apel për të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se në ditët e fundit ka një rritje të moshave të reja të prekura me COVID-19.

Në një prononcim për mediat nga Ndroqi, ajo i bëri thirrje edhe njëherë kësaj kategori që të vaksinohet për të shmangur rrezikun.

Ajo çka shohim ne, me vërtetë nuk kemi raste në spitale tani, rastet e shtruara janë të pavaksinuara, por shikojmë një rritje të grup moshave të reja, pra grupmoshat që predominojnë nga 15-24, nga 25-34 dhe 35-44 dhe mbi 70-vjeç kemi pasur raste.

Është e rëndësishme që grupmoshat e reja të vaksinohen, por edhe qendrat të mos lënë asnjë pa vaksinuar edhe në shtëpi edhe në komunitet, pasi ka shumë të pamundur që nuk dalin dot nga shtëpia” tha Bino.

LEXO TE PLOTE