Connect with Us

Basha shpalos platformën e opozitës në Golem/ “Turizmi në krizë të thellë, do e rikthejmë në prioritet kombëtar”

Politikë

Basha shpalos platformën e opozitës në Golem/ “Turizmi në krizë të thellë, do e rikthejmë në prioritet kombëtar”

Publikuar

-

Basha shpalos platformën e opozitës në Golem/ “Turizmi në krizë të thellë, do e rikthejmë në prioritet kombëtar”

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, ka takuar sot disa operatorë turistikë në Golem dhe ka konstatuar se në këtë zonë dhe në të gjithë bregdetin, sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë.

Basha tregon se hotelierët dhe sipërmarrësit që operojnë në këtë zonë i folën për krizën e thellë ekonomike dhe braktisjen totale të qeverisë.

Sipas tij, në një kohë kur pandemia e ka çuar aktivitetin e tyre ekonomik afër zeros, qeveria i shtrëngon të paguajnë taksat e larta dhe faturat abuzive.

“Një pjesë e mirë e prenotimeve të bëra për muajin korrik dhe gusht janë anuluar. Ata kanë larguar nga puna me qindra punëtorë, për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë rrogat e tyre. Hotelet po funksionojnë në vetëm 10 apo 20 % të kapacitetit, teksa operatorët po mendojnë shpalljen e falimentit. RAMAVIRUSI i ka lënë operatorët turistikë të vetëm në fatin e tyre. 7 vite braktisje ndaj bizneseve dhe sipërmarrësve, ai i kompensoi me 700 milionë euro rilindje urbane dhe disa miliona të tjerë për tendera për oligarkët dhe PPP korruptive.

Ditën e djeshme, Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi se Shqipëria ka klimën më armiqësore në rajon për të bërit biznes, për shkak të politikave të qeverisë dhe taksave të larta. Kjo tregon se kriza ekonomike nuk ka prekur vetëm sektorin e turizmit, por të gjitha sektorët, duke i lënë shqiptarët më të varfër dhe pa asnjë lloj përkrahje. Ndryshimi do të vijë me një qeveri që nuk garanton thjesht rotacionin politik, por ndryshimin real me shtetin në krahun e sipërmarrësve dhe qytetarëve të thjeshtë”, shkruan kreu i opozitës, ndërsa bën edhe një sërë premtimesh.

LEXO EDHE:  Rama shkatërroi arsimin/Ja modeli rrëqethës i tij

“Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet.

Çdo vendim i dalë 12 muaj para zgjedhjeve nga Parlamenti apo institucione të tjera, do t’i nënshtrohet një rishikimi tërësor nga qeveria e re, për të garantuar ligjshmërinë dhe mbrojtjen e interesit publik. Ta harrojë RAMAVIRUSI dhe minionët e tij se do të mund të bëjnë raprezalje mbi qytetarët e ndershëm në ditët e fundit në pushtet. Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm dhe njerëz punëtorë që mbajnë me bukë familjet e tyre duke punuar dhe promovuar natyrën tonë të bukur. Qeverisja jonë do të jetë në krahun e këtyre e njerëzve”, nënvizon Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Presidenti kërkon “luftë”/ Besë për besë të shpëtojmë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Presidenti kërkon luftë/ Besë për besë të shpëtojmë Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë sot i pranishëm në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës ku është përkujtuar 78 vjetori i Konferencës së Pezës.

Meta shkruan se mesazhet që përcjell edhe sot pas 78 vitesh janë më aktuale se kurrë.

Në postimin e tij, kreu i shtetit shprehet me tone mjaft të forta, ndërsa kërkon “luftë”, sipas tij kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet.

“Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar.



Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

LEXO EDHE:  Rama shkatërroi arsimin/Ja modeli rrëqethës i tij

LEXO EDHE:  Basha paralajmëron nga Shkozeti/ Vonesat s’mund të tolerohen, familje me fëmijë po flenë jashtë

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë!”përfundoi Meta.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Darka Mitsotakis-Rama/ Ja temat që u diskutuan

Publikuar

-

Nga

Darka Mitsotakis-Rama/ Ja temat që u diskutuan

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis organizoi dje një darkë me Kryeministrin Edi Rama. Rama ndodhet në Athinë për shkak se do të marr pjesë në pjesë në konferencën e The Economist.

Në një deklaratë zyrtare për takimin me kryeministrin shqiptar Edi Rama  jënë zbardhur edhe temat e diskutimit mes dy kryeminstrave.

Ku në focus ishin çështja e monoriteteve, perspektiva evropiane të Shqipërisë, të cilën Greqia e ka mbështetur me kalimin e kohës, gjithmonë duke respektuar kushtëzimin relativ të vendosur nga Këshilli Evropian. Ata shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e tyre brenda NATO-s.



“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha luan teatër për Teatrin

LEXO EDHE:  Lulzim Basha luan teatër për Teatrin

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, deklaroi zyra e kryeministrit Mitsotakis.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Murrizi publikon foto me zyrtarin e DASH, thumbon Ramën dhe Bashën

LEXO EDHE:  Lulzim Basha luan teatër për Teatrin

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE