Connect with Us

Barometri për Ballkanin/ Bregu: Për herë të parë këtë vit partitë politike listohen si më të korruptuarat

Politikë

Barometri për Ballkanin/ Bregu: Për herë të parë këtë vit partitë politike listohen si më të korruptuarat

Publikuar

-

Barometri për Ballkanin/ Bregu: Për herë të parë këtë vit partitë politike listohen si më të korruptuarat

Një nga gjetjet kryesore të Barometrit për Ballkanin ishte perceptimi i qytetarëve në rajon mbi korrupsionin.

Këtë vit 83% e të anketuarve kanë etiketuar partitë politike si më të korruptuarat, duke lënë pas gjyqësorin dhe institucione të tjera të rëndësishme.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu thotë se kjo ishtë një nga gjetjet më surprizuese të këtij Barometri.

“ Dy ishin të rejat e Ballkan Barometrit të cilat edhe ne na shokuan nga njëra anë. E para ishte mbështetja gati gati unanime ndaj BE-së por listimi dhe hierarkia e institucioneve më të korruptuara në ekonomitë tona. Për herë të parë këtë vit patëm në vend të parë partitë politike që konsiderohen si më të korruptuarat. Dhe ju përmendët edhe mediat. Unë shoh që ka një lidhje midis të dyjave. Me këtë pjesën e mediave sociale, fake neës, me lajme të cilat nuk janë lajme. Nganjëherë media bën që të të shpifet politika nga njëra anë ( po flas për pjesën e lajmit të rremë) dhe nga ana tjetër edhe partitë politike duke qënë në qendër të vëmendjes, të lajmeve, të raportimeve ditore, Çdo gjë që ndodh në një parti politike është lajm menjëherë. Edhe individi më i thjeshtë, ose personazhi më karagjoz i një partie politike është po prapë në qendër të vëmendjes të medias. Qytetarët kanë marrë një distancë.” tha Bregu.

LEXO EDHE:  Lojërat e rrezikshme me kufijtë në Ballkan

Barometri për Ballkanin këtë vit ka marrë parasysh edhe situatën e pandemisë dhe të pyëturit janë shfaqur më të shqetësuar për situatën ekonomike se sa atë shëndetësore.

“ Është e kuptueshme sepse gjithkush mendon se do të mbarojë kjo krizë, kjo situatë por Çfarë do të ndodh me punën. Njerëzit ishin të ndërgjegjshëm që do të ishte e vështirë që do të mbahesh një vend pune ndërkohë që restorantet mbylleshin, ndërkohë që shërbimet që përbëjnë mbi 99% të biznesit në rajon përfshi këtu ato të turizmit, ato të parukierisë, mirëmbatjes. Dhe gjithkush filloi të shqetësohej sepse filloi e kuptoi që të nesërmen mund të mos kishte mundësi të merrte rrogën. Dhe duhet marrë parasysh që një pjesë e madhe në rajon, pjesa dërrmuese janë biznese të vogla dhe të mesme. Po ti shtosh këtu edhe faktin që në ballkanin perëndimor ka një numër të madh të vetëpunësuarish. Janë të gjitha arsye që të rrisnin tensionin që tashmë situate ekonomike do të bëhej më e paqartë.” theksoi Bregu në Përballë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Barometri i Ballkanit jep shifra të frikshme/ 50% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ Përse politikanët po heshtin për një vdekje të paralajmëruar!

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Barometri i Ballkanit jep shifra të frikshme/ 50% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi

LEXO EDHE:  FOTO-EKSKLUZIVE/ Majlinda Bregu në radhët e para të protestës

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE