Connect with Us

Akuzon bashkëfshatarin se i ngacmoi seksualisht vajzat/ Prokuroria fle

Kronika

Akuzon bashkëfshatarin se i ngacmoi seksualisht vajzat/ Prokuroria fle

Publikuar

-

Akuzon bashkëfshatarin se i ngacmoi seksualisht vajzat/ Prokuroria fle

Babai i dy vajzave, njëra 17-vjeçe me prapambetje mendore dhe tjetra 20-vjeçe, denoncon bashkëfshatarin Xh.L., se ka ngacmuar seksualisht vajzat e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kuçovës dhe duhet të zbardhej nga prokuroria e Beratit. Por prej 9 muajsh denoncuesi thotë se asgjë nuk është bërë dhe i dyshuari për aktin e rëndë, është në gjendje të lirë.

Babai i 2 vajzave: Vajza vajti me plakën për shkarpa. Plaka i nxirrte nga poshtë, kjo i merrte dhe i dërgonte në rrugë lart. Atje e merr ai për krahu dhe e çon në shtëpi. Donte të kyçte derën ai…Për momentin pastaj vjen edhe vajza e tij. I bie me dru të atit. E lë atë dhe e merr vajzën për krahu dhe e sjell në shtëpi. E zhveshur. E kishte zhveshur, lakuriq, nga gjysma e poshtë ishte lakuriq vajza. E kap tek gjoksi…dhimbje edhe mbrapa ka pasur nga gjoksi.

Vajza 17-vjeçare: Isha tek arra poshtë. U ngjita përpjetë, ai po ngjitej. Më mori në shtëpi, më tërhoqi edhe më kapi.

Gazetari: Pasi ka ngacmuar vajzën e vogël, që është me prapambetje mendore 17-vjeçe, ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 20-vjeçare. Ku e ka ngacmuar?

Babai i 2 vajzave: Mbrapa shtëpisë.

Gazetari: Prapa shtëpisë ku jetoni?

Babai i 2 vajzave: Po, ku jetojmë këtu.

Gazetari: Si e ka ngacmuar?

Babai i 2 vajzave: Donte ta kapte. Të kapa i tha, aty se si i ra me bërryl kjo…

Gazetari: Ja ta pyesim vajzën. Ku ishe ti?

Vajza 20-vjeçare: Isha prapa shtëpisë unë. Nuk e pashë…më doli nga prapa. Unë i thashë s’ke punë me mua. Të kapa, tha ai, tani do të shqyej se nuk të kam kapur atë ditë që të pashë.

Gazetari: Çfarë bëre ti?

Vajza 20-vjeçare: I rashë me bërryl, bërtita dhe u largova poshtë.

Gazetari: Pas kësaj iku?

Vajza 20-vjeçare: Iku…

Pas policisë, babai i dy vajzave që janë ngacmuar seksualisht nga bashkëfshatari i tyre, pas 9 muajsh vjen që të interesohet në Prokurorinë e Beratit për të marrë minimalisht vesh emrin e prokurorit ose prokurores që ka këtë çështje, e cila ka që në Shtator të 2019 dhe i ka kaluar afatet që parashikohen në ligj.

Roja: Ok! Kur të thërrasin ata tani, të thërrasin. Do të thërresin, do thërritesh.

Qytetari: Do thërritem?

Roja: Po! Gjersa ke, që nuk është punuar.

Qytetari: U bënë 9 muaj.

Roja: Ore, nuk është punuar nga Corona Virus-i. Ka nga marsi e këtej nuk është punuar. Nuk është punuar. Do thërritesh. Ik pa merak! Për këtë rastin tjetër, n.q.s ke rast tjetër, ik bëj denoncim prapë te policia!

Qytetari: E kam bërë unë denoncimin.

Roja: Tjetër!

Qytetari: Kam bërë denoncimin, dy personat vazhdojnë akoma.

Roja: Kur të thërritesh, do vish! Do të thërrasë vetë institucioni. Hajd!

Qytetari: Në rregull!

Absurdi në gjithë këtë ngjarje është se Prokuroria e Beratit ka rreth nëntë muaj që ka marrë kallëzimin dhe autori i cili dyshohet se mund të ketë abuzuar seksualisht me të dyja është ende i lirë.

Gazetari i “Stop” iu drejtua policisë së Kuçovës për të pyetur për procedurat që janë ndjekur në lidhje me dy kallëzimet që ka bërë babai i dy vajzave.

Polici: Është në prokurori.

Gazetari: E di!

Polici: Deshe atë problemin e vajzës?

Gazetari: Po, edhe atë të dytës, së tjetrës.

Polici: E pra, në prokurori të thashë. Ça do të sqarohemi?

Gazetari: I është rrit vajza atij d.m.th?

Polici: I ke në prokurori. Ti shko e kërko informacion!

Gazetari: Këtu ça është bërë? Përse s’u arrestua ai?

Gazetari: Ta jep përgjigjen prokuroria.

Pas babait të vajzës, emisioni “Stop” u interesua për të marrë vesh emrin e prokurorit, ose prokurores në lidhje me kallëzimin për ngacmimet seksuale ndaj dy motrave.

Gazetari: Ne interesohemi për një rast. Ngacmimet seksuale të dy vajzave. Njëra 17-vjeçare me prapambetje mendore dhe tjetra 20-vjeçe. Është bërë një denoncim nga babai i tyre rreth një muaj më parë për vajzën 20-vjeçe dhe rreth 9 muaj më parë për vajzën 17 vjeçe. U interesuam në policinë e Kuçovës dhe na thanë atje, që i kanë dërguar në prokurorinë e Beratit. Ndërkohë që kanë kaluar tërë afatet dhe nuk dimë. Erdhi i jati pak më parë këtu, pyeti zotërinë si njeri, ore kush prokuror e ka, se s’më kanë thërritur, s’më kanë bërë. Ik, se do të thërrasin,- thotë ky sikur është prokuror. Kush do ta thërrasë o vëlla?! Tre muaj e ka procedura.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Nuk jepen të dhënat.

Gazetari: Nuk dua të dhëna, duam, pse…

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Po tani…shiko! Kur ka dhe persona, që kështu nuk jepen.

Gazetari: O zotëri! Është tashi…,se jemi të gjithë prindër, është një gjë sensitive, që duhet t’i jepet prioritet.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Tani unë, kaq…

Gazetari: Minimalisht të paktën…,ore ai mund edhe ta ketë pushuar.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Ju keni ardhur…

Gazetari: Të lutem! Është një informacion bazik. Si media. Unë e bëj kërkesën, por ma kthe sot përgjigjen! Unë s’kam luksin dhe kohën e mundshme.

Zëdhënësi “Prokuroria Berat”: Do mundohemi ta kthejmë.

Edhe për median, Prokuroria e Beratit është diskrete. Nuk informon se cili prokuror e ka këtë çështje dhe nuk jep shpjegim pse kjo çështje ka zgjatur 9 muaj, kur ndërkohë afatet ligjore për një hetim janë 3 muaj. /tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Flet mjeku i Preng Gjinit/ Ja si është gjendja shëndetësorë e tij

Publikuar

-

Nga

Dritan Çela, shefi i Kirurgjisë në Spitalin e Traumës ka ndarë detaje lidhur me gjendja shëndetësore të  51 vjeçarit Preng Gjini, i cili mbeti i lënduar pas atentatit që iu bë ditën e djeshme në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas mjekut gjendja shëndetësore tashmë është stabël pavarësisht dëmtimeve që ka në sy, fytyrë, qafë, bark, mushëkri dhe në gjendrat tiroide.



“Gjendja e pacientet që ka ardhur dje me eksploziv, është e stabilizuar. Po bën një ndërhyrje te sytë. Dje ka bërë operacion dhe ka shkuar mirë, ka zgjatur rreth 4-5 orë. Të gjitha parametrat kanë qenë stabël edhe gjatë natës. Pacienti për momentin ka qenë në reanimacion, ka pasur dëmtime në kokë, sy, në fytyrë, në qafë, një nga ciflat i kanë mbetur në gjendën tiroide, dëmtime në mushkëri dhe bark, është hequr një pjesë zorrësh e janë qepur. Deri sa të dalë nga spitali ka risqe se plagët konsiderohen të rrezikshme, do ta ndjekim. Me përjashtim të dorës së majtë që ka disa gishta të dëmtuara rëndë, pjesa tjetër nuk besoj se do të kenë ndërhyrje”, është shprehur mjeku Çela për mediat.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U akuzua për ngacmim seksual ndaj një 16-vjeçari/ Gjykata e Beratit liron të moshuarin

Publikuar

-

Nga

U akuza për ngacmim seksual ndaj një 16-vjeçari/ Gjykata e Beratit liron të moshuarin

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 66-vjeçarin Romeo Oço i arrestuar për “ngacmim seksual” ndaj një 16-vjeçari.

Ai ka mbërritur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe seanca e dhënies së masës së sigurisë ndaj tij është kryer me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve.



Prokurori i çështjes Tasim Puci i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg”.

66 vjeçari u denoncua në polici nga një 16 vjeccar, mbrëmjen e së shtunës, duke treguar gjithë historinë disa mujore të ngacmimeve seksuale që kishte ushtruar ndaj tij Romeo Oço./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL ndalet në Tiranë/ Shënjestron katër “të fortët” e radhës

Publikuar

-

Nga

OFL ndalet në Tiranë/ Shënjestron katër "të fortët" e radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

N. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

D. D., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

K. N., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;



E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE