Connect with Us

ZYRTARE/ Konfirmohet goditja e bujshme e Juventusit në merkato, ja detajet e marrëveshjes

La Liga

ZYRTARE/ Konfirmohet goditja e bujshme e Juventusit në merkato, ja detajet e marrëveshjes

Publikuar

-

Tashmë edhe zyrtarisht, Artur është lojtari më i ri i Juventusit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Barcelonës, që në faqen zyrtare njofton tifozët për largimin e mesfushorit brazilian.

Klubi katalanas njofton mbylljen e marrëveshjes, e cila i ka kushtuar bardhezinjve 72 milionë euro plus 10 milionë euro Tashmë Artur do të jetë lojtari i Juventusit nga sezoni i ardhshëm, me Sarrin që do të mundohet të përqendrojë vëmendjen maksimale në mesfushorin brazilian.

ZYRTARE/ Konfirmohet goditja e bujshme e Juventusit në merkato, ja detajet e marrëveshjes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Keidi Baren e duan në Serinë A, Espanjoli i vendos çmimin e lartë

Publikuar

-

Nga

Keidi Bares i kanë mjaftuar pak muaj në radhët e Espanjol për t’u kthyer në një nga emrat më të lakuar të klubit katalanas. Pas një fillimi të vështirë, ai është kthyer në një element kyç për mesfushën e kësaj skuadre që duket në rrugën e duhur për tu kthyer në La Liga.

Por mediat katalanase raportojnë se sido që të shkojnë gjërat, për Baren ky ndoshta është viti i fundit që luan në kategorinë e dytë, pasi ka interes konkret nga klubet elitare, në Spanjë dhe Itali. Disa skuadra e kishin kërkuar që në verë futbollistin, kur Espanjol pagoi 2 milionë euro për ta blerë nga Malaga.

Edhe pse ishte blerja më e shtrenjtë e verës, numri i madh i lojtarëve në përbërje nuk e lejonte në bazë të rregulloreve ta regjistronin mesfushorin përfaqësues dhe disa ekipe, si Parma, Specia e Piza në Itali, kërkuan të huazonin me të drejtë blerje futbollistin e përfaqësueses shqiptare. Oferta të ngjashme erdhën edhe nga klube spanjolle.

Sipas “La Grada”, gazetë e cila shkruan vetëm për Espanjol, klubi refuzoi këto kërkesa, pasi ishte I sigurt se mund të regjistronte futbollistin, ashtu siç ndodhi. Një bast i fituar pasi tani Bare është i palëvizshëm në radhët e kësaj skuadre. Por kjo nuk ka zbehur interesin për të, përkundrazi. I njëjti burim sqaron se kontaktet mes palëve vazhdojnë, edhe pse nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare. Megjithatë, tani Espanjol e di mirë se çfarë ka në dorë dhe i ka vendosur Bares një çmim shumë të lartë si klauzolë largimi, 10 milionë euro, duke bërë të qartë se nuk e shet poshtë kësaj shume.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Surpriza e madhe/ Klubi i ligës së tretë eliminon Real Madridin nga Copa del Rey

Publikuar

-

Nga

Alcoyano, klub i ligës së tretë spanjolle ka arritur që të eliminojë Real Madridin pas fitores 2-1 në vazhdime.

Juanan Casanova në minutën e 115-të realizoi golin i cili ka dërguar klubin e Alcoyanos në 1/8-tën e Copa del Rey.

Zinedine Zidane pushoi për këtë ndeshje disa lojtarë kyçë, mirëpo edhe inkuadrimi i Karim Benzemas dhe Eden Hazard nuk ndikuan.

Edhe pse për më shumë se 10 minuta skuadra e Alcoyanos luajti pa një lojtar pasi Lopez mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja, në fund arritën që të fitojnë sfidën.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Historike/ Ja kush është futbollisti i parë që blihet me Bitcoin

Publikuar

-

Nga

David Barral është bërë futbollisti i parë në histori që është blerë me Bitcoin. 37-vjeçari u transferua nga Rasing Santader te skuadra e divizioni të tretë Dux International de Madrid.

Transferimi i tij u bë i mundshëm falë Bitcoin digjital që e financoi këtë lëvizje. Barral në të kaluarën ka qenë pjesë e klubit të Real Madrid, duke u aktivizuar me ekipin e dytë dhe të tretë, ku numëron 53 paraqitje në divizionet e ulëta duke shënuar 9 gola.

 

 

 

LEXO TE PLOTE