LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zaptimi i pronës publike/ Procedohen penalisht 3 persona në Durrës

29 Qershor 2020, 07:22, Kronika CNA
Zaptimi i pronës publike/ Procedohen penalisht 3 persona në

Vijon operacioni kundër zaptimit të pronës publike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 3 subjekte që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:
B. M., 29 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Sektor Rinia, Durrës, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në vendin e quajtur “Bregu i detit Adriatik”, në fshatin Sektor Rinia, kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi Y. K., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi përpara lokalit në pronësi të tij, në lagjen nr. 13, Plazh, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Pushtimi i tokës”./CNA.al

Lajmet e fundit nga