Connect with Us

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja. Çfarë e implikon pronaren e hotelit

Kronika

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja. Çfarë e implikon pronaren e hotelit

Publikuar

-

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja. Çfarë e implikon pronaren e hotelit

Gazetarja e njohur investigative, Klodiana Lala, ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e 30 majit në Laç ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Sipas Lalës, pronarja e hotelit A&A, shtetësjsa A.Allamani, ku mbetën të vrarë dy biznesmenet, ka pranuar në dëshmi se ka urdhëruar heqjen e regjistrimit të kamerave të sigurisë dhe ia ka dorëzuar më pas një personi që i është prezantuar si polic.

Lala ngre pikpyetje se pse Prokuroria nuk po e verifikon alibinë e saj dhe çfarë fshihet pas kësaj ngjarje.

“Pronarja e hotelit A&A, A.Allamani, ku u vra Bujar Lika dhe Paulin Gjergji ka pranuar ne deshmi se ka urdheruar heqjen e DVR te kamerave te sigurise, te cilat me pas ja dorezoi nje personi qe iu prezantua si polic. Ajo thote se urdheroi heqjen e DVR pasi kishte frike se ‘policet’ vrases mund te ktheheshin e te zhduknin provat. Si eshte e mundur qe prokuroria as nuk po e verefikon alibine e saj? A mos po fshihet gje ne ate ngjarje? Kush ishte tjeter ne ate hotel para se te ndodhte krimi? Sa shume pikepyetje”, shkruan Lala ne reagimin e saj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjykata e Shkodrës liron Behar Bajrin, anëtarin e grupit kriminal

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Shkodrës liron nga burgu Behar Bajrin, një nga anëtarët e grupit kriminal të Bajrajve.

Mësohet se Gjykata e Shkodrës ka caktuar ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

Më parë kjo gjykatë ka liruar edhe Safet Bajrin, Ismet Idrizin, Asmer Bilalin dhe Samet Hallunin. Ndërkohë, për Ilir Bajrin ende nuk është dhënë vendimi.

Kujtojmë se Behar Bajri akuzohet nga Prokuroria për vrasjen me dashje në dëm të bashkëjetueses së tij Fabiola Hyseni. Kjo ngjarje ka ndodhur në 29 qershor 2002, kur 15-vjeçarja është raportuar si e vetëvrarë me tre plumba në shtëpinë e Bajrit.

LEXO EDHE:  Vetëdorëzimi i Balilit/ Klodiana Lala zbardh të tjera detaje

LEXO EDHE:  Rama në delir/ Këta janë ata të Rama ik, imagjino të kisha ik unë kë do kishit tani

Njërin nga plumbat 15-vjeçarja e ka marrë pothuajse pas shpine. Behar Bajri, i arrestuari kryesor për këtë ngjarje dhe i dyshuari nga prokuroria si personi autor për këtë vrasje, ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka kryer këtë krim.

Por nga ana tjetër, prokuroria ka krijuar bindjen e fortë, tashmë të mbështetur jo vetëm tek sekuestrimi i armës, por dhe në një akt-ekspertim grafik të shkrimit të poezive të gjetura në vendngjarje,duke ngritur dyshime të forta se autor i dyshuar është pikërisht Behar Bajri, njëri prej personave më të përfolur në botën e krimit në Shkodër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Astir/ Dy të plagosur në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Astir/ Dy të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar para pak minutash në rrugën Teodor Keko në zonë e Astirit në kryeqytet.

Mësohet se një motori është përplasur me një makinë dhe për rrjedhojë, 2 persona janë plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe ambulancat ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në shtëpinë e tij u kapën 4.5 tonë hashash/ 10 vite burg për pjestarin e grupit Habilaj

Publikuar

-

Nga

Në shtëpinë e tij u kapën 4.5 ton hashash/ 10 vite burg për pjestarin e grupit Habilaj

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg Armando Koçerin, pjesë e grupit të “Habilajve”.

Habilaj njihet si bashkëpunëtor i Habilajve i cili është i vetmi nga ky grup që ndodhet në Shqipëri.

Kujtojmë se ai vuri në dispozicion shtëpinë e tij në Babicë të Vlorës, rreth një vit më parë, ku u kap një sasi rekord prej 4.5 ton hashash./CNA.al

LEXO TE PLOTE