Connect with Us

“Virusi është agresiv, e konfirmojnë mjekët Infeksionistë”/ Priten 90 respiratorë

Aktualitet

“Virusi është agresiv, e konfirmojnë mjekët Infeksionistë”/ Priten 90 respiratorë

Publikuar

-

Në emisionin Open në Top Channel, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se është e rëndësishmë të ruajmë vigjilencën pasi virusi është njëlloj i rrezikshëm si në fillimet e veta.

“Nuk ka asnjë të dhënë që virusi e ka humbur agresivitetin.  Ne informohemi nga mjekët dhe ma konfirmojnë. Janë 2 pacientë të intubuar dhe 12 në terapi intensive. Rastet në respirator janë risk për jetën”, tha Ministrja e cila foli edhe për strategjitë me 4 spitalet Covid.

LEXO EDHE:  Kontrollet për barnat/ Rishikim license për 79 farmaci

“Presim 90 respiratorë të rinj dhe presim të kemi një vendim nga Komiteti i Ekspertëve për testimet serologjike në popullatë”, tha  ministrja.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rikthimi i figurave të vjetra/ Zhupa: Basha nuk ka larguar askënd nga Partia Demokratike

Publikuar

-

Nga

Rikthimi i figurave të vjetra/ Zhupa: Basha nuk ka larguar askënd nga Partia Demokratike

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur për angazhimin e PD-së për të rikthyer sërish në gjirin e partisë disa prej demokratëve të larguar.

Zhupa pretendon se kreu i Republikës së Re Lulzim Basha, nuk ka larguar asnjë person nga strukturat e partisë.

“Lulzim Basha nuk ka larguar askënd nga Partia Demokratike. Nëse dëshira e dikujt është vetëm lista e kandidatit për deputet kjo tregon interesin e momentit e jo për një ideal. Mendoj se kësaj radhe balanca është bërë shumë mirë, sepse nuk ka më mirë se balanca që vendos anëtarësia, kjo e fundit e ka dy herë në dorë, të të nominojë dhe të të skualifikojë apo jo nga lista. Nuk mund ta zgjidhte këtë asnjë individ. Bashës nuk mund t’i thotë njeri pse kjo a pse ajo. Duhet të qëndrojmë sa më neutral në mënyrë të tillë që ata të bëjnë zgjedhjen e tyre të pandikuar, dhe në fund të nxjerrim edhe mësime. Neve sot, mua përshembull kam një nga degët, sot filluam punën dhe si ditë e parë vijuam mirë. Në fund do të bëjmë një rezyme nëse ka gjëra për t’u përmirësuar”, u shpreh ajo në Fax News.

LEXO EDHE:  Shtimi i rasteve të reja me Covid/ Apeli i fortë i Manastirliut: Ju lutem dëgjojini thirrjet!

LEXO EDHE:  Rama vlerëson punën e bluzave të bardha/ Premton rritje pagash nga viti i ardhshëm

Sipas saj, në PD gjen politikanë nga të gjitha profesionet përveç kriminelëve. Ajo deklaroi se partia ku bën pjesë mirëpret të gjitha ata që duan të bëhen pjesë e saj.

“Mendoj se copy ishte me njerëz që kishin eksperienca të ndryshme që vinin për të kontribuar në PD. Nuk i mungojnë PD intelektualët, pedagogët, shoqëria civile, gazetarët. E mbështesin dhe e mbështesin vazhdimisht, këto kontribute duhet të përkthehen qoftë në parlament qoftë në bashkitë. Ajo që i mungon PD-së është se sot nuk gjen një kriminel, të gjithë të tjerat, profesionet, njerëzit me integritet janë aty. Janë të mirëpritur të gjithë sipas asaj ku e shikojnë veten por edhe aty ku anëtarësia e fton për të kontribuar”, tha demokratja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Beqaj nxjerr foton e 5 “musketierëve venedikas” dhe tallet keq me Metën: Reflekto urgjentisht

Publikuar

-

Nga

Beqaj nxjerr foton e 5 “musketierëve venedikas” dhe tallet keq me Metën: Reflekto urgjentisht

Pas deklaratave të presidentit Meta ditën e sotme lidhur me situatën nga koronavirusi, ka ardhur edhe reagimi nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Teksa ka publikuar një foto të këshilltarëve të presidentit, Beqaj shkruan me tone ironie se lëndina e presidencës eshtë mjaftueshëm e bollshme dhe se “muskëtierët venedikas” ngazëllimin vetiak mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar.

“Përhapja e shpejtë e sëmundjes së Covid-19 në vend ka qënë sot edhe në vëmendjen e presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij, zotit Ilir Meta. Me shumë të drejtë, presidenti Meta “…. kërkon urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent ….”.

LEXO EDHE:  “Covid do na bëjë të jetojmë ndryshe”/ Doktoresha: Do t’i kthehemi një normaliteti të ri

LEXO EDHE:  Manastirliu në Ishëm: 12 qendrat shëndetësore të dëmtuara do të përfshihen në planin e rindërtimit

Seriozë e të përgjegjshëm duhet të jemi të gjithë. Përfshirë edhe 5 “muskëtierët venedikas” të zotit Meta. Ngëzëllimin vetjak rreth opinionit më të fundit të Komisionit të Venecias, këshilltarët e zotiti Meta mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar, por në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e shifrave nga Covid-19/ Disa vende rikthejnë masat kufizuese

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi:Evropa po praktikon karantinat e pjesshme

India dhe Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer masat kufizuese në disa pjesë të vendit për shkak të rritjes së fundmi të rasteve të reja me koronavirus. India njoftoi të hënën një rritje tjetër rekord një-ditore në raste të reja, rreth 20 mijë të infektuar.

Një pjesë e shtetit Assam të Indisë ka vendosur sërish masat kufizuese deri më 12 korrik, ndërsa shteti i Bengalit Perëndimor i ka zgjatur ato deri në fund të korrikut.

Në Shtetet e Bashkuara, Florida, Teksasi, Kalifornia dhe Arizona janë ndër shtetet që kanë shënuar një rritje të numrit të të infektuarve. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis njoftoi të dielën se ai ka vendosur t’i mbyllë përsëri plazhet, duke fajësuar të rinjtë si nxitës të rritjes së numrit të të infektuarve për shkak të mos respektimit të masave të distancimit fizik.

LEXO EDHE:  Ndalimi i pijeve energjike/ Manastirliu rendit pasojat negative për shëndetin e fëmijëve

LEXO EDHE:  Rama vlerëson punën e bluzave të bardha/ Premton rritje pagash nga viti i ardhshëm

Zyrtarët shtetërorë kanë vendosur gjithashtu kufizime për konsumin e alkoolit në bare, si vende të grumbullimit në masë të të rinjve. Edhe guvernatorët e Teksasit e të Kalifornisë kanë bërë të njëjtën gjë. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se “gjatë javëve të fundit COVID-19 ka marrë një kthesë shumë të shpejtë e tejet të rrezikshme në këtë shtet”.

Në SHBA numri i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë llogaritet në mbi 2 milionë e 549 mijë dhe ai i të vdekurve në mbi 125 mijë.

LEXO TE PLOTE