Connect with Us

Video-Florjon Mima akuza të forta/ “Qeveria e Ramës shërbëtore e një grushti oligarkësh”

Politikë

Video-Florjon Mima akuza të forta/ “Qeveria e Ramës shërbëtore e një grushti oligarkësh”

Publikuar

-

Video-Florjon Mima akuza të forta/ “Qeveria e Ramës shërbëtore e një grushti oligarkësh”

Duke marrë shkas nga deklarata e Dhomës Amerikane të Tregtisë, ish-deputeti i Partisë Demokratike Florjon Mima, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Mima pretendon se qeveria e Ramës është shumë më e dobët se ajo e demokratëve në vitin 2012, ndërsa e cilëson atë si një qeverisje të paaftë dhe shërbëtore të oligarkëve.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë i bëri gjyqin një qeverisjeje të paaftë, të çoroditur, shërbëtore të bindur të një grushti oligarkësh, armike të interesave të pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptare.

Të vlerësohesh sot, pas gati 8 vitesh në qeverisje, dukshëm më ulët se qeveria e demokratëve në 2012, konfirmon se kursi i pseudoreformave të Rilindjes e përplasi vendin në honin e thellë të mjerimit, tregon se qeverisja e saj punon vetëm për interesat e dhjetë vetëve dhe se asaj nuk i interesojnë të ardhurat e shqiptarëve, nuk i intereson mbijetesa e tyre”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Vizita në SHBA/ Rama takon Philip Reeker dhe Mathew Palmer

Demokrati ka publikuar një video, ku përveç akuzave për taksat, shpalos edhe planin e Partisë Demokratike për taksën e sheshtë 9%.

“PD ka një plan të thjeshtë për kthimin e shqiptarëve në punë: taksa të ulëta, shtet duarshkurtër karshi qytetarëve e bizneseve, zyrtare meritore-shërbëtore të qytetarëve e bizneseve. PD nuk premton mrekulli, por ajo që premton është që çdokush të jetë i lirë, të punojë, të prosperoje, të fitoje dhe nga ky fitim të kontribuojë vetëm 9% si detyrim për arkën e përbashkët. Më pak taksa do të thotë më shumë para, më shumë mundësi për familjen”, nënvizon Mima./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Aborti në SHBA/ Gjykata e Lartë merr vendim të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Aborti në SHBA/ Gjykata e Lartë merr vendim të rëndësishëm

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mbrojti të drejtën për abort në një vendim të rëndësishëm të hënën, kur rrëzoi një ligj të shtetit të Luizianës, që parashikonte kufizime ndaj mjekëve që kryejnë këtë procedurë. Vendimi është një humbje për lëvizjen kundër abortit.

Kryetari i Gjykatës John Roberts votoi me krahun liberal të anëtarëve të gjykatës, duke sjellë si rezultat fitoren me pesë voat pro dhe katër kundër, të çështjes së Grupit Mjekësor “Hope” për Gratë me qendër në Shreveport, që kishte sfiduar një ligj të vitit 2014.

Ligji kërkonte që mjekët që kryejnë aborte të kishin marrëdhënie pune me një spital, jo më larg se 48 kilometra nga klinika ku kryenin procedurën e abortit. Kjo marrëdhënie ishte shpesh here e vështirë për t’u realizuar zyrtarisht.

Dy nga tre klinikat që kryejnë aborte në Luiziana, një shtet me rreth 4.6 milionë banorë, do të ishin detyruar të mbylleshin, nëse ligjit do të hynte në fuqi, sipas avokatëve të Grupit Mjekësor “Hope”.

Administrata e Presidentit Donald Trump kishte mbështetur shtetin e Luizianës në këtë çështje. Aktivistët kundër abortit kishin shpresuar që Gjykata e Lartë që është e ndarë në pesë gjyqtarë konservatorë dhe katër liberalë, do të ishte në favor të kufizimeve për abortin, si ato të shtetit të Luizianës dhe shteteve të tjera.

LEXO EDHE:  PD në krizë identiteti/ Patozi tregon se përse është me deputetët e rinj

LEXO EDHE:  Rama-Ademit/ I jep rëndësi vetes kur mendon se jam kundërshtari yt

“Vendimi i sotëm, është një zhgënjim”, tha Marjorie Dannenfelser, presidente e organizatës kundër abortit “Susan B. Anthony List”.

Vendimi, që u hartua nga anëtari liberal i gjykatës, Stephen Breyer, shënoi të dytën herë në katër vjet që gjykata e hedh poshtë detyrimin e ashtuquajtur “e drejta për të pranuar pacientë”.

Në vitin 2016, gjykata hodhi poshtë një sfidë të ngjashme të mbështetur nga republikanët në Teksas. Gjykatësi Breyer shkruajti në argumentimin e tij se të dyja ligjet hanë “pothuajse identike, fjalë për fjalë”, çka do të thotë që gjykata duhet të marrë të njëjtin vendim.

Kryetari konservator i Gjykatës, Roberts votoi kundër në rastin e vitit 2016, por tha se do të votonte në krah të liberalëve, bazuar tek tradita e Gjykatës për të respektuar precedentët.

Por ai la të kuptohet se në raste të ardhshme mund të votojë në favor të kufizimeve për abortin, duke vënë në dukje se kishte disa pikëpyetje për argumentat kundër ligjit në Teksas.

Reagimi pozitiv i grupeve pro-abortit, ishte i përmbajtur.

“Jemi të lehtësuar që ligji i Luizianës u bllokua sot, por jemi të shqetësuar për të ardhmen”, tha Nancy Northup, presidente e Qendrës për të Drejtat Riprodhuese, që përfaqësoi klinikën e Luizianës./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

U akuzuan për krime lufte/ Rama takon Thaçin e Veselin

Publikuar

-

Nga

U akuzuan për krime lufte/ Rama takon Thaçin e Veselin

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka takuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.

Mësohet se Rama ka diskutuar me Thaçin e Veselin për akuzat që janë ngritur ndaj tyre për krime lufte nga Prokuroria e Hagës.

Takimi ka ndodhur vetëm pak para një deklarate për mediat të presidentit Thaçi.

LEXO EDHE:  AMA dhe AKEP si bandë e kamikazëve të Fugës

LEXO EDHE:  “Kryetarin e kemi Gjino”/ Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i nxjerr “bojën” Bashës  

Ndërkohë, kujtojmë se kreu i qeverisë ka takuar edhe kryetarin e Nismës Fatmir Limaj, kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanin, kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe ish-kryeministrin Albin Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Venecia refuzon të bëjë interpretime/ Meta: Koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve

Publikuar

-

Nga

Deklarata e anëtares së Venecias/ Meta: Është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e anëtares gjermane të Komisionit të Venecias, Prof. Angelika Nußberger, e cila tha se nuk ka vend për diskutime për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta i jep peshë fjalës së saj dhe deklaron se tani është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

“Po, nuk ka më vend për interpretime! Tani është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, përmes bashkëpunimit transparent dhe konstruktiv. Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

LEXO EDHE:  AMA dhe AKEP si bandë e kamikazëve të Fugës

LEXO EDHE:  Rama-Ademit/ I jep rëndësi vetes kur mendon se jam kundërshtari yt

Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare. Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor”, nënvizon Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE