LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Venecia refuzon të bëjë interpretime/ Meta: Koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve

29 Qershor 2020, 16:50, Politikë CNA
Venecia refuzon të bëjë interpretime/ Meta: Koha për

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e anëtares gjermane të Komisionit të Venecias, Prof. Angelika Nußberger, e cila tha se nuk ka vend për diskutime për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta i jep peshë fjalës së saj dhe deklaron se tani është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Sipas tij, kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

?Po, nuk ka më vend për interpretime! Tani është koha për zbatimin korrekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, përmes bashkëpunimit transparent dhe konstruktiv. Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare. Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor?, nënvizon Kreu i Shtetit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga