Connect with Us

Vendoset data/ Greqia hap kufijtë me Shqipërinë

Sociale

Vendoset data/ Greqia hap kufijtë me Shqipërinë

Publikuar

-

Vendoset data/ Greqia hap kufijtë me Shqipërinë

Zëdhënësi i qeverise greke Stelios Petsas ka deklaruar në një konferencë shtypi se do të hapen kufijtë me Shqipërinë.

Duke filluar nga data 1 korrik, doganat e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të hapura.
Nga ana tjetër, Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus.

LEXO EDHE:  Lumë droge në kufirin me Greqinë/ Arrestohet një 52 vjeçare

Vendimi hyri në zbatim nga 21 qershori dhe do të jetë në fuqi derisa ta vendosin autoritetet e Podgoricës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Del data/ Kur pritet të hapen dyert e shkollave këtë vit

Publikuar

-

Nga

Del data/ Kur pritet të hapen dyert e shkollave këtë vit

Ministria e Arsimit ka nxjerrë urdhrin për nisjen e vitit shkollor 2020-2021, ndërsa mësohet se shkollat do të hapin dyert më 14 shtator.

Ende nuk dihen kushtet dhe rregullorja e re mësimore në institucionet arsimore, që duket se do të ndikohen nga situata e pandemisë Covid-19. Për ciklin 9-vjeçar mësimet do t’i përfundojë më 8 qershor të 2021-it dhe nxënësit e klasave të nënta do t’u nënshtrohen provimeve të lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor.

LEXO EDHE:  Rikthehen zjarret në Greqi/ Pushtojnë ishullin e Kretës

LEXO EDHE:  Si dhe nga duhet të fillojë zhbllokimi ekonomik në Shqipëri?

Në vendimin e ministrisë përcaktohet se gjimnazet fillojnë mësimet njësoj si cikli i arsimit bazë por i mbyllin më vonë, në 15 qershor. Ndërsa matura do t’i zhvillojë provimet në periudhën nga 2 qershori deri në 30 qershor të 2021-it./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

U përkeqësua ditët e fundit/ Futet në intubim mjeku i QSUT-së

Publikuar

-

Nga

Rëndohet bilanci/ Humb jetën një tjetër pacient me Covid tek Infektivi

Një mjek pranë QSUT-së, është futur në intubim, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ditët e fundit.

Bëhet fjalë për mjekun me iniciale A.P., 57 vjeç, i cili ishte i punësuar pranë repartit të Hematologjisë. Mësohet mjeku ndodhet në gjendje të rëndë dhe për këtë arsye është dashur të intubohet. Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 pacientë 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Rikthehen zjarret në Greqi/ Pushtojnë ishullin e Kretës

LEXO EDHE:  Rikthehen zjarret në Greqi/ Pushtojnë ishullin e Kretës

Numri i viktimave ka shkuar në 58, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë me Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritet numri i viktimave nga Covid/ Ndërrojnë jetë 2 pacientë tek Infektivi

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i viktimave nga Covid/ Ndërrojnë jetë 2 pacientë tek Infektivi

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Sipas Ministrtisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni.

LEXO EDHE:  “Veshkat të ekspozuara ndaj virusit”/ Mjeku tregon pse është rritur numri i rasteve

LEXO EDHE:  Konfirmohen tre të prekur nga koronavirusi në Greqi

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE