Connect with Us

“Vala e dytë e koronës është një fantazi”, profesori i virologjisë shpjegon sjelljen e virusit

Shëndeti

“Vala e dytë e koronës është një fantazi”, profesori i virologjisë shpjegon sjelljen e virusit

Publikuar

-

"Vala e dytë e koronës është një fantazi", profesori i virologjisë shpjegon sjelljen e virusit
Një valë e dytë? Asnjë valë? Një valë që vazhdon? Profesori gjerman i virologjisë, Hendrick Streeck bën një parashikim optimist për koronavirusin Covid-19. ‘Nuk mendoj se do të kemi një valë të dytë ose të tretë,’ tha ai, edhe nëse pret më shumë infeksione në vjeshtë.

Virologu thotë: ‘Mendoj se jemi në një valë të vazhdueshme. Është një valë që vijon, e cila shkon lart, më pas poshtë dhe anasjelltas”. Sipas Streeck, fakti që shkollat do të hapen përsëri pas pushimeve verore, nuk do të sjellë një valë të dytë. ‘Nuk ka prova që nxënësit janë më infektivë së të rriturit,’ tha eksperti. ‘Duket sikur ata transmetojnë më pak viruse’.

Në këtë mënyrë, Streeck është më optimist se kolegu i tij, virologu Christian Drosten, studimi i të cilit arriti në përfundimin se fëmijët mund të jenë po aq efektivë sa të rriturit. Të martën, Drosten paralajmëroi: ‘Në dy muaj do kemi një problem nëse nuk i ndezim përsëri të gjithë sensorët e alarmit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me zhvillimin e një vale të dytë’.

LEXO EDHE:  Të dhëna kyçe mbi Covid-19/ Epidemiologu: Duhen testime në grupe të popullatës

Po tani?

Profesor Klaus-Dieter Zastrow, ishte i qartë që në fillim të majit: Vala e dytë e koronës është një fantazi. Nuk ka asnjë dëshmi për rritje të përhapur dhe të shpejtë të infeksioneve.

Parakusht për një situatë të qëndrueshme: mbajtja e maskës.

“Ne nuk kemi ilaç dhe as vaksinë. Prandaj duhet të vendosim maskën. Kjo është mënyra e vetme për të mbajtur viruset larg nesh,” shpjegon Zastrow. “Edhe shtetet me shkallë të ulët infeksioni duhet të mbajnë maska. Është e lehtë, kostoja është e ulët”. BILD

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Duhet këputur zinxhiri i Covid në QSUT”/ Spahia thirrje Manastirliut: Reagoni zonja ministre!

Publikuar

-

Nga

"Duhet keputur zinxhiri i Covid në QSUT"/ Spahia thirrje Manastirliut: Reagoni zonja ministre!

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka reagual lidhur me situatën e krijuar së funsmi nga koronavirusi në vendin tonë.

Spahia thekson se duhet këputur zinxhiri i infeksionit në QSUT. Ai i ka bërë thirrje ministrës së Shëndetësisë e cila sipas tij fuhe t tu përgjigjet kërkesave të stafim mjekësor për testime.

Spahia thekson se bërja e tamponëve si qokë është skandaloze dhe kriminale, sepse injorimi i personave të infektuar, ndihmon në përhapjen e virusit.

“DUHET KEPUTUR ZINXHIRI I INFEKSIONIT COVID NE QSUT!
I uroj shërim të shpejtë kolegut hematolog që po lufton me Covid-19 në spitalin infektiv. U shpreh solidaritetin të gjithë anëtarëve të personelit shëndetësor, që punon në kushte pasigurie nga infektimi me virusin Korona. Nëse kolegët duhet të rrisin vëmendjen në të përditshmen e tyre, ministrja e shëndetësisë duhet t’u përgjigjet kërkesave të tyre për testime, sepse ka shumë denoncime nga kolegë si në strukturat publike, edhe ato private që nuk u vihet veshi. Bërja e tamponëve si qokë është skandaloze dhe kriminale, sepse injorimi i personave të infektuar, ndihmon në përhapjen e virusit. Nuk mund të kursehen tamponët për ata që kanë nevojë!!! Është kriminale se si akoma sot, 4 muaj mbas fillimit te emergjences është zero investimi për rritjen e kapaciteteve testuese, asnjë investim për një laborator të ri, asnjë investim për sigurimin e numrit të mjaftueshëm të testeve, asnjë investim për garantimin e mjeteve mbrojtëse për mjekët apo sigurimin e maskave të mjaftueshme për qytetarët shqiptarë.
Me 7 shërbime të infektuara, QSUT është kthyer në një vatër të nxehtë përhapje të virusit dhe përgjegjës nuk janë qytetarët, por vetë ministria e shëndetësisë që po menaxhon këtë situatë! Reagoni zonja ministre, merrni masat që të këpusni zinxhirin e infeksionit në QSUT, sepse është i pafalshëm infektimi i personelit mjekësor, por edhe i pacientëve në një strukturë shëndetësore publike!!!”, shkruan Spahia në një postim në rrjetet sociale./CNA.al/

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Shtimi i rasteve me COVID-19/ Najada Çomo: Kujdes virusi ka nisur të përzgjedhë…

Publikuar

-

Nga

Shefja e Infektivit Najada Çomo ka bërë apel për ruajtjen e distancave sociale, në një kohë kur vendi po përballet me rritjen e frikshme të numrave të të infektuarve.

Ajo tha se aktualisht shërbimi ka një fluks të shtuar dhe bëri apel për respektimin e rregullave nga qytetarët.

“Kemi shtim të numrit të personave të shtruar dhe natyrisht kemi shtim të pacientëve që kërkojnë ndjekje në terapi intensive. Pikërisht pajisjet me këto aparatura që i ofrohen pacientëve në terapi intensive janë një ndihmesë e madhe që ofrohet për shtimin e përkujdesit. Megjithatë do thosha diçka që, çfarë ne ofrojmë në terapi intensive është maksimumi jonë nga ana profesionale, por popullata duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme që liria e një personi shkon deri aty sa nuk cënohet shëndeti i tjetrit. Ju siguroj që virusi tani ka filluar të përzgjedhë çdo grup moshe dhe duke agravuar situatën shëndetësore të tyre. Ndaj thirrja e vetme që mbetet është: Ne jemi në shërbimin tuaj! Kemi shumë muaj që jemi vetëm në shërbimin tuaj, por kini parasysh që edhe ju keni detyrimin për të ruajtur distancimin fizik dhe e dyta mbajeni maskën kudo që jeni sepse janë të vetmet arma që kemi për t’u mbrojtur nga ky lloj virusi”, tha Çomo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Korçë/ Infektohet me Covid-19, drejtoresha e shkollës në Pojan

Publikuar

-

Nga

Shifra të larta/ Konfirmohen 62 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Mes të infektuarve me Covid-19 në Korçë është edhe drejtoresha e shkollës së Pojanit.

Ajo është konfirmuar bashkë me bashkëshortin dhe vajzën e saj në datë 26 Qershor.

Sipas A2 CNN, bëjnë me dije se drejtoresha është vajza e të moshuarës nga Boboshtica, e cila u infektua në pavionin e patologjisë në Spitalin Rajonal të Korçës.

LEXO TE PLOTE