Connect with Us

Tabaku shpalos planin ekonomik të PD/ Ja si do thithim investimet e huaja

Ekonomi

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mori pjesë sot në konferencën për klimën e biznesit, ku Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi indeksin e biznesit për vitin 2019.

Tabaku vuri në pah problemet e qeverisë aktuale, ndërsa prezantoi edhe planin ekonomik të Partisë Demokratike, që sipas saj rrit konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon, ul informalitetin si dhe afron investitorët e huaj.

Ajo tha se PD, do të ristrukturojë tërësisht administratën tatimore dhe atë doganore, qëllimi i të cilave nuk do të jetë gjobitja e bizneseve.

“Reformat që ne do të zbatojmë, do të mundësojnë konkurueshmërinë, do të zhbëjnë monopolet e dëmshme, do çlirojnë tregun nga oligarkia e padobishme për ekonominë dhe do të rrisin punësimin dhe të ardhurat. Shqipëria nuk ka përse të humbasë edhe më shumë vende në Doing Business, nuk ka përse të vazhdojë të mbetet në të fundit në rajon për investimet e huaja. Ne zotohemi per një ekonomi dinamike ku sipërmarrjet shqiptare dhe ato të huaja, të jenë pjesë e tregut dhe ekonomisë sonë”, tha Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë/ Presidenti Enio Jaço: Rënia më e madhe në 8 vite

Publikuar

-

Nga

Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë 2019/ Presidenti Enio Jaço: Rënia më e madhe në 8 vite

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka zbuluar indesktin vjetor të 2019 duke thënë se ka pësuar rënien më të madhe në 8 vitet e fundit, në 38 pikë nga 100 të plota.

Jaço thotë se është dyfishuar numri i anëtarëve të Dhomës që mendojnë se në Shqipëri ka një klimë të pafavorshme biznesi. Sipas tij arsyet janë monopolet, tregtia e pandershme, klia politike, po ashtu trendi negativ për gjetjen e stafit të kualifikuar.

Jaço konfirmon se në dy vitet e fundit Indeksi ka rënie dhe sektori privat duhet të jetë në një situatë aktive. Sipas tij, situata post- covid do jetë e jashtëzakonshme por hapja e mundshme e negociatave për Shqipërinë mund të jetë një oportunitet shumë i madh për biznesit.

”Kompani që përfaqësojnë 20-25% të ekonomisë shqiptare. Kemi një pjesëmarrje shumë të lartë në Indeks, 70% e kompanive kanë marrë pjesë, dhe është pjesëmarrja më e lartë në 8 vite. Kompanitë përafqësojnë 16 sektorë të ndryshëm, turizmi, ekonomi, ndërtim, telekomunikacion. Indeksi ka një rënie prej 38 pikësh, nga 100 të mundshme, rënia më e madhe. Një nga për të qenë i saktë, shkalla është nga 0-100. Thjeshtësuar mund ta cilësojmë mbi 50 klimë e favorshme nën 50 e pafavorshme. Klima ka qenë e pafavorshme. 66% e anëtarëve të dhomës së tregtisë e konsiderojnë klimën të pafavorshme, 26% neutrale. Indikatori më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Situata me monopolet, tregti e pandershme, ka pasur dhe një përkeqësim. Ka pasur një trend negativ në 8 vite, gjetja e stafit të kualifikuar. 70% e anëtarëve tanë kanë pasur probleme me klimën e biznesit. Është dyfishuar numri i anëtarëve që e shohin klimën e biznesit të pafavorshme. Ka dhe lajme të mira. Anëtarët tanë ndjejnë një konfidencë me institucionin e doganave dhe tatimet. Të dyja këto elemente qëndrojnë tek 60 pikët si nivel. Dua të falënderoj Gjon Bardhin e Doganave dhe Delina Ibraimajn nga Tatimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Projekti i ri fiskal/ Si mund të tërheqë Shqipëria investimet e huaja

Publikuar

-

Nga

Projekti i ri fiskal/ Si mund të tërheqë Shqipëria investimet e huaja

Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe më transparent mund të bëjë që Shqipëria të jetë më tërheqëse për investimet e huaja, duke forcuar aktivitetin ekonomik të vendit duke nxitur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë aktual të informalitetit.

Shqipëria është duke përgatitur një strategji afatmesme të të ardhurave për të financuar rritjen e shpenzimeve me 2-3% të PBB në pesë vitet e ardhshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ka asistuar këtë strategji, analizon se mobilizimi i të ardhurave do të mbështetet nga politika gjithëpërfshirëse e taksave dhe reformat e administratës. Krahasimet ndërkombëtare dhe rajonale sugjerojnë që ka hapësirë ​​për të ardhura shtesë, si dhe përmirësim të përbërjes së të ardhurave tatimore. FMN thotë se Shqipëria mund të rrisë me 1,33% të PBB-së të ardhurat tatimore në pesë vitet e ardhshme, duke përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin e sistemit tatimor.

Ndërsa përqindjet për të gjitha taksat kryesore janë në përputhje me kolegët rajonalë, raporti i të ardhurave buxhetore me PBB është më i ulët se i rajonit. Shqipëria ka mbështetje të lartë të të ardhurave tek TVSH-ja, teksa të ardhurat nga kontributi i sigurimeve shoqërore janë më të ulëta se mesatarja rajonale. Sistemi aktual i taksave është kompleks dhe i fragmentuar, dhe ndryshimet e shpeshta e kanë minuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit, analizon FMN.

Për të vlerësuar dhe për të planifikuar politikat tatimore të kërkuara për një zbatim efikas, Ministria e Financave kërkon një njësi të dedikuar vetëm për politikën tatimore. Kjo njësi duhet të mbledhë të dhëna dhe të zhvillojë ekspertizë për të vlerësuar taksat dhe shpenzimet tatimore, si në aspektin e të ardhurave, ashtu edhe të kostove dhe përfitimeve të tyre ekonomike dhe duhet të ketë personelin me kualitet.

Taksat e konsumit, sektorët ku do të zgjerohen

TVSH-ja kontribuon rreth gjysmën e të ardhurave tatimore, me një normë standarde relativisht të lartë (20%), por efikasiteti i saj është i ulët në krahasim me të tjerët në rajon. Akcizat dhe taksat kombëtare japin gjithashtu një pjesë të madhe të të ardhurave. Të dy ligjet e TVSH-së dhe të akcizave janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, por një gamë shumë e gjerë e mallrave, shërbimeve janë përjashtuar, duke minuar efikasitetin e mbledhjes së tatimit. Vlerësimi i autoriteteve për të ardhurat e falura nga përjashtimet indirekte nga taksat, është rreth 5.5% e PBB-së.

Brenda TVSH-së, një pjesë e madhe e konsumit përfundimtar është e përjashtuar, siç janë arsimi, shëndetësia, ilaçet dhe produkte të ngjashme, shitja e pronave të reja dhe shërbimet financiare. FMN rekomandon që arsimi privat, shëndetësia, ilaçet pa recetë dhe mallra të ngjashme, si dhe shërbimet financiare të bazuara në tarifa dhe shitja e pronave të ndërtuara rishtazi t’i nënshtrohen TVSH-së.

Pragu i TVSH-së është ulur kohët e fundit dhe rrjedhimisht shumë i ulët brenda rajonit. Synimi i uljes së pragut të TVSH-së në xhiron 2 milionë lekë u bë me qëllim adresimin e informalitetit, por administrata tatimore nuk ka kapacitete për të monitoruar në mënyrë efektive këtë segment të madh të taksapaguesve. Për më tepër, ekzistojnë pragje të shumta për sektorë të ndryshëm që dëmtojnë thjeshtësinë e tatimit.

LEXO EDHE:  Kontrata për kontrollin teknik të automjeteve/ Tabaku denoncon shkeljet

LEXO EDHE:  “Nëse nuk votojnë largohen nga puna”/ Tabaku: Po kërcënohen punonjësit e administratës

Pragu i TVSH-së duhet të vendoset më i lartë, deri në 14 milionë lekë për të lejuar administratën të përqendrohet në segmente që kontribuojnë aksione shumë më të larta të të ardhurave, dhe të aplikohen për të gjithë tatimpaguesit, rekomandon FMN. Ndërkohë të gjitha përjashtimet jo standarde, normat e ulura dhe trajtimet përfituese duhet të eliminohen nga TVSH-ja, akcizat dhe taksat kombëtare.

Tatimet mbi të ardhurat defektoze, të shkojnë drejt thjeshtimit

Tatimet direkte sjellin gjithashtu më pak të ardhura se në vendet e tjera të rajonit. Ato kontribuojnë rreth 20% të totalit të të ardhurave nga taksat, duke u rritur gradualisht nga 3.7 në 4.4% të PBB-së ndërmjet 2014 dhe 2018.

Ndërsa Shqipëria ka përbërësit e një sistemi modern të taksave mbi të ardhurat, për shembull, një taksë progresive e të ardhurave personale), një tatim fitim me pragje e ka komplikuar sistemin tatimor në vend, i cili që të bëhet produktiv duhet të thjeshtohet. Sistemi aktual ofron stimuj për individët që kryejnë veprimtari të njëjta ekonomike për të zgjedhur vetëpunësimin, duke shmangur tatimin mbi fitimin si biznes dhe duke shmangur pagesën e TAP.

Fondi sugjeron se Shqipëria ka nevojë për një sistem gjithëpërfshirës të taksave, që mbulon të gjithë grupin e taksapaguesve me rregulla të drejta dhe stimuj të duhur, për të siguruar që të gjithë paguajnë një barrë të drejtë tatimore.

Normat aktuale të TAP mbështesin progresivitetin, por shumë persona nuk i raportojnë të ardhurat e tyre, duke minuar kështu barazinë nga qëllimi fillestar i ligjit. Pragu dhe pragjet e sigurimeve shoqërore duhet të harmonizohen për të zvogëluar kompleksitetin, dhe barra e përgjithshme tatimore mbi punën nuk duhet të pengojë rrugën drejt formalizimit për bizneset e vogla, sugjeron FMN.

Profesionistët duhet të tatohen nën TAP dhe sistemi tatimor duhet të mbetet përgjithësisht neutral për format e ndryshme të punësimit. Për më tepër, për të ndihmuar në një analizë të shëndoshë të politikave, është e rëndësishme që administrata tatimore të mbledhë informacione për të gjithë punonjësit, bizneset e vetëpunësuar dhe kompanitë.

Pronat dhe mbetjet, mund të taksohen më shumë

Taksat e pronës dhe mjedisit janë burime efikase të të ardhurave, të cilat nuk shfrytëzohen në sistemin e taksave shqiptare. Taksat e pronës dhe të mjedisit bazohen në parime të shëndosha, por tarifat e taksave janë shumë të ulëta, që i mban të ardhurat nën potencial. Thjeshtësimi i rregullave për tarifat e mbetjeve dhe rritja e niveleve të taksave mund të rrisë të ardhurat potencialisht me 0.2-0.5% shtesë të të ardhurave të PBB-së. Në mënyrë të ngjashme, rritja e shkallës së taksës së pasurisë, me zhvillimin e kadastrës, mund të rrisë 0,3-0,5% shtesë të të ardhurave të PBB-së./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Projekti i ri fiskal, eliminim i përjashtimeve

Publikuar

-

Nga

Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe më transparent mund të bëjë që Shqipëria të jetë më tërheqëse për investimet e huaja, duke forcuar aktivitetin ekonomik të vendit duke nxitur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë aktual të informalitetit.

Shqipëria është duke përgatitur një strategji afatmesme të të ardhurave për të financuar rritjen e shpenzimeve me 2-3% të PBB në pesë vitet e ardhshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ka asistuar këtë strategji, analizon se mobilizimi i të ardhurave do të mbështetet nga politika gjithëpërfshirëse e taksave dhe reformat e administratës. Krahasimet ndërkombëtare dhe rajonale sugjerojnë që ka hapësirë ​​për të ardhura shtesë, si dhe përmirësim të përbërjes së të ardhurave tatimore. FMN thotë se Shqipëria mund të rrisë me 1,33% të PBB-së të ardhurat tatimore në pesë vitet e ardhshme, duke përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin e sistemit tatimor.

Ndërsa përqindjet për të gjitha taksat kryesore janë në përputhje me kolegët rajonalë, raporti i të ardhurave buxhetore me PBB është më i ulët se i rajonit. Shqipëria ka mbështetje të lartë të të ardhurave tek TVSH-ja, teksa të ardhurat nga kontributi i sigurimeve shoqërore janë më të ulëta se mesatarja rajonale. Sistemi aktual i taksave është kompleks dhe i fragmentuar, dhe ndryshimet e shpeshta e kanë minuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit, analizon FMN.

Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe më transparent mund të bëjë që Shqipëria të jetë më tërheqëse për investimet e huaja, duke forcuar aktivitetin ekonomik të vendit duke nxitur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë aktual të informalitetit.

Për të vlerësuar dhe për të planifikuar politikat tatimore të kërkuara për një zbatim efikas, Ministria e Financave kërkon një njësi të dedikuar vetëm për politikën tatimore. Kjo njësi duhet të mbledhë të dhëna dhe të zhvillojë ekspertizë për të vlerësuar taksat dhe shpenzimet tatimore, si në aspektin e të ardhurave, ashtu edhe të kostove dhe përfitimeve të tyre ekonomike dhe duhet të ketë personelin me kualitet.

Taksat e konsumit, sektorët ku do të zgjerohen

TVSH-ja kontribuon rreth gjysmën e të ardhurave tatimore, me një normë standarde relativisht të lartë (20%), por efikasiteti i saj është i ulët në krahasim me të tjerët në rajon. Akcizat dhe taksat kombëtare japin gjithashtu një pjesë të madhe të të ardhurave. Të dy ligjet e TVSH-së dhe të akcizave janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, por një gamë shumë e gjerë e mallrave, shërbimeve janë përjashtuar, duke minuar efikasitetin e mbledhjes së tatimit. Vlerësimi i autoriteteve për të ardhurat e falura nga përjashtimet indirekte nga taksat, është rreth 5.5% e PBB-së.

Brenda TVSH-së, një pjesë e madhe e konsumit përfundimtar është e përjashtuar, siç janë arsimi, shëndetësia, ilaçet dhe produkte të ngjashme, shitja e pronave të reja dhe shërbimet financiare. FMN rekomandon që arsimi privat, shëndetësia, ilaçet pa recetë dhe mallra të ngjashme, si dhe shërbimet financiare të bazuara në tarifa dhe shitja e pronave të ndërtuara rishtazi t’i nënshtrohen TVSH-së.

Pragu i TVSH-së është ulur kohët e fundit dhe rrjedhimisht shumë i ulët brenda rajonit. Synimi i uljes së pragut të TVSH-së në xhiron 2 milionë lekë u bë me qëllim adresimin e informalitetit, por administrata tatimore nuk ka kapacitete për të monitoruar në mënyrë efektive këtë segment të madh të taksapaguesve. Për më tepër, ekzistojnë pragje të shumta për sektorë të ndryshëm që dëmtojnë thjeshtësinë e tatimit.

LEXO EDHE:  Rama betim në luftën kundër korrupsionit/ “Shpërthen” deputetja demokrate

LEXO EDHE:  Kontrata për kontrollin teknik të automjeteve/ Tabaku denoncon shkeljet

Pragu i TVSH-së duhet të vendoset më i lartë, deri në 14 milionë lekë për të lejuar administratën të përqendrohet në segmente që kontribuojnë aksione shumë më të larta të të ardhurave, dhe të aplikohen për të gjithë tatimpaguesit, rekomandon FMN. Ndërkohë të gjitha përjashtimet jo standarde, normat e ulura dhe trajtimet përfituese duhet të eliminohen nga TVSH-ja, akcizat dhe taksat kombëtare.

Tatimet mbi të ardhurat defektoze, të shkojnë drejt thjeshtimit

Tatimet direkte sjellin gjithashtu më pak të ardhura se në vendet e tjera të rajonit. Ato kontribuojnë rreth 20% të totalit të të ardhurave nga taksat, duke u rritur gradualisht nga 3.7 në 4.4% të PBB-së ndërmjet 2014 dhe 2018.

Ndërsa Shqipëria ka përbërësit e një sistemi modern të taksave mbi të ardhurat, për shembull, një taksë progresive e të ardhurave personale), një tatim fitim me pragje e ka komplikuar sistemin tatimor në vend, i cili që të bëhet produktiv duhet të thjeshtohet. Sistemi aktual ofron stimuj për individët që kryejnë veprimtari të njëjta ekonomike për të zgjedhur vetëpunësimin, duke shmangur tatimin mbi fitimin si biznes dhe duke shmangur pagesën e TAP.

Fondi sugjeron se Shqipëria ka nevojë për një sistem gjithëpërfshirës të taksave, që mbulon të gjithë grupin e taksapaguesve me rregulla të drejta dhe stimuj të duhur, për të siguruar që të gjithë paguajnë një barrë të drejtë tatimore.

Normat aktuale të TAP mbështesin progresivitetin, por shumë persona nuk i raportojnë të ardhurat e tyre, duke minuar kështu barazinë nga qëllimi fillestar i ligjit. Pragu dhe pragjet e sigurimeve shoqërore duhet të harmonizohen për të zvogëluar kompleksitetin, dhe barra e përgjithshme tatimore mbi punën nuk duhet të pengojë rrugën drejt formalizimit për bizneset e vogla, sugjeron FMN.

Profesionistët duhet të tatohen nën TAP dhe sistemi tatimor duhet të mbetet përgjithësisht neutral për format e ndryshme të punësimit. Për më tepër, për të ndihmuar në një analizë të shëndoshë të politikave, është e rëndësishme që administrata tatimore të mbledhë informacione për të gjithë punonjësit, bizneset e vetëpunësuar dhe kompanitë.

Pronat dhe mbetjet, mund të taksohen më shumë

Taksat e pronës dhe mjedisit janë burime efikase të të ardhurave, të cilat nuk shfrytëzohen në sistemin e taksave shqiptare. Taksat e pronës dhe të mjedisit bazohen në parime të shëndosha, por tarifat e taksave janë shumë të ulëta, që i mban të ardhurat nën potencial. Thjeshtësimi i rregullave për tarifat e mbetjeve dhe rritja e niveleve të taksave mund të rrisë të ardhurat potencialisht me 0.2-0.5% shtesë të të ardhurave të PBB-së. Në mënyrë të ngjashme, rritja e shkallës së taksës së pasurisë, me zhvillimin e kadastrës, mund të rrisë 0,3-0,5% shtesë të të ardhurave të PBB-së./Monitor

LEXO TE PLOTE