Connect with Us

“S’më do k… të ndaloj”, Doka përplaset me trajnerin Egbo

Sport

“S’më do k… të ndaloj”, Doka përplaset me trajnerin Egbo

Publikuar

-

Pollozhani dhe Albi Doka patën një përplasje në minutat e fundit të takimit Skënderbeu-Tirana 1-2. Një ofendim i Dokës shkaktoi reagimin e Pollozhanit që i kërkoi menjëherë llogari. Doka u mundua të justifikonte veten duke thënë se nuk e kishte me të.

Sërish Doka protagonist, këtë herë në një përplasje me kapitenin Dita që reagon ndaj një ofendimi të tiranasit. Përplasje që është në kufij të agresives, ku në fund të ndeshjes nuk mungojnë as të shtyrat. Egbo mundohet të qetësojë Dokën, por fjalori i tij degjeneron në sharje ndaj trajnerit. “S’më do k… të ndaloj, e di se ç’bëj!”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Refuzoi Bayern-in dhe Barcelonën, sulmuesi shqiptar i befason të gjithë. Shikoni ku transferohet

Publikuar

-

Nga

Fisnik Asllani të hënën e ka nënshkruar kontratën me klubin e Bundesligës gjermane, Hoffenheim. Shqiptari i Kosovësqë së shpejti bëhet 18-vjeçar, do të jetë pjesë e klubit të Hoffenheimit deri në verën e vitit 2024, përcjell CNA.AL

“Sot është një prej ditëve më të mira në karrierë si futbollist. Kam nënshkruar kontratë katër vjeçare me një klub të madh si Hoffenheimi. I falënderoj të gjithë. Shpresoj që të kemi sa më shumë suksese dhe ta ndihmoj ekipin në Ligën e Evropës. E falënderoj edhe Union Berlinin për atë që ka bërë për mua”, ka thënë Asllani për KOHA-n.

Forma e mirë e Asllanit në Bundesligën e të rinjve ka bërë që për të, të interesohen edhe ekipe si Bayern Munich, Schalke, Hertha Berlini e Barcelona, mëson “KOHA” nga burime të afërta me futbollistin.

Sidoqoftë, ai e zgjodhi ekipin e miliarderit Dietmar Hopp, për shkak edhe të ofertës katër vjeçare profesionale.

“Besoj se te Hoffenheimi do të kem hapësira dhe të jap më të mirën. Tifozët dëshiroj që t’i gëzoj me shumë gola të shënuar dhe të festojmë se bashku në suksese. Shpresoj të kem fat e të mos i zhgënjej”, shtoi ai.

Në Bundesligën e të rinjve u19, me skuadrën e Union Berlinit, talenti kosovar ka shënuar 15 gola e 7 asistime në 16 ndeshje. Qendërsulmuesi shtatlartë ka luajtur edhe për Kosovën edhe për Gjermaninë.

Me grupmoshën U17 të Kosovës, ai ka debutuar më 9 shtator 2018 dhe ka shënuar 1 gol në 5 takime. Me Gjermaninë u18 ka debutuar më 10 dhjetor të vitit të kaluar dhe ka një gol në dy ndeshje. / CNA.AL

LEXO TE PLOTE

Sport

“Modeli i Skënderbeut ka qenë unik”, Magani: Trajnerët ikin vetëm me një sms

Publikuar

-

Nga

Trajnerët në Shqipëri janë gjithnjë me valixhe në duar, teksa nëse nuk bindin në pak kohë mund të largohen menjëherë nga stoli. Klubet në Superiore ndodh shpesh të mos e mbyllin sezonin me të njëjtin trajner që e nisin. Diçka të tillë e thekson edhe trajneri shqiptar Gugash Magani.

Ky i fundit ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Ora Sport”, ku është shprehur se trajneri duhet respektuar. Magani kritikon mensxhimin që i është bërë Partizanit në këtë drejtim dhe nxjerr si shembull për të tjerët modelin e Skënderbeut, të cilin e cilëson si unik.

“Gjërat janë zbutur këto vitet e fundit por ka qenë shumë e vështirë për trajnerët. Ata iknin vetëm me një sms apo telefonatë. Pozicioni i trajnerit duhet respektuar shumë pasi është numri 1 i klubit nga ana e teknikës. Atij i jepet besimi të bëjë gjithçka. Ka pasur shumë probleme. Jo për çdo gjë fajësohet trajneri. Për Partizanin, rënia filloi që në verë. Një trajner që del kampion dhe nuk i jepet mundësi sërish nuk është e drejtë. Kjo edhe për lojtarët. Modeli i Skënderbeut ka qenë unik në Shqipëri në këto 5-6 vite të tjera. Unë shoh një Partizan që nuk ka uri fare këtë vit”, ka thënë Gugash Magani.

LEXO TE PLOTE

Sport

Nuk do të ketë më gjyqtarë me bilbil klasik, ja revolucioni që pritet të ndodhë në futboll

Publikuar

-

Nga

Përhapja e Koronavirusit, pritet të sjellë ndryshime të shumta në fushën e sportit, teksa bilbili klasik rrezikon të dalë në pension pas 140 viteve.

Tendenca më e fundit vjen nga SHBA, që po mendon të shmangë rrezikun e infektimit. Bëhet fjalë për një bilbil elektronik që gjyqtarët do ta mbajnë në duar dhe do ta aktivizojnë nëpërmjet një pulsanti.

“Them se nuk mund të përdoret më bilbili. Lojtarët prekin topin, ia kthejnë gjyqtarit, gjyqtari e prek, vendos bilbilin në gojë dhe është i hapur ndaj rrezikut.”, u shpreh Vern Herris, një gjyqtar amerikan me shumë eksperiencë në basketboll.

Bilbili elektronik është hedhur në treg nga “Fox40”, një ndërmarrje që prodhon bilbila për gjyqtarët dhe që shet mbi 15 mijë copë në ditë.

LEXO TE PLOTE