Connect with Us

SKANDALI/ Tifozi 19-vjeçar i Liverpulit thith kokainë mbi kapelen e policit

Premier Liga

SKANDALI/ Tifozi 19-vjeçar i Liverpulit thith kokainë mbi kapelen e policit

Publikuar

-

Pamjet e festës së tifozëve të Liverpulit në rrugët e qytetit pas shpalljes së “Reds”-ave kampionë pas 30 viteve të enjten sollën shqetësimin e autoriteteve dhe klubit, që kishin bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

Policia e Mersejsajdit arrestoi 15 persona, pasi turma u bë e dhunshme, duke goditur oficerët e policisë, ndërsa një video ka shokuar opinionin. Në të shfaqet një tifoz 19-vjeçar, i cili gjatë përleshjes me policinë, e mbush kapelen e tij me kokainë dhe nis ta thithë atë.

Në këtë kohë pandemie, policia është e shqetësuar për grumbullimet e tifozërisë, ndërsa klubi ka thënë se festa do të organizohet, por në një tjetër moment. Plani është që parada të mbahet në shtator.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

E bujshme/ Arsenali bën pazar në Spanjë, pranë akordit me një tjetër futbollist shqiptar

Publikuar

-

Nga

Arsenal është duke menduar për të freskuar mesfushën. Drejtuesit e “Topçinjve” kanë bërë një ofertë konkrete për lojtarin me origjinë shqiptare të Levantes, Enis Bardhi. 25 vjeçari po shkëlqen këtë sezon me klubin nga Valencia, ndërsa vetëm në dy duelet e fundit ka shënuar 2 gola.

Sipas Daily Mail, londinezët e kërkojnë me ngulm lojtarin për të rritur cilësinë në mesfushë, duke bërë edhe hapin e parë, atë të ofertës konkrete. Në drejtim të lojtarit që mban veshur fanellën e Maqedonisë së Veriut kjo është e vetmja ofertë konkrete, ndërsa qysh prej 3 sezonesh Bardhi është një nga pikat kyçe të kuqebluve. Levante e afroi djaloshin nga hungarezët e Ujpest tre vite më parë, për 1.5 milion euro, ndërsa nuk duhet sesa është i gatshëm të paguajë Arsenal për shërbimet e tij.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Gol në limite, Arsenali në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë

Publikuar

-

Nga

Arsenali ka arritur të mundë me shumë vështirësi ekipin e Shefilld dhe të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Anglisë.

Skuadra e Artetës ka shënuar e para në minutën e 25 me Pepe, i cili arriti të shndërrojë në gol një penallti.

Edhe pse kanë krijuar shumë volum në pjesën e parë, “topçinjtë” nuk kanë arritur të shënojnë.

Në pjesën e dytë Shefilld është shndërruar në një skuadër me agresive dhe ka kontrolluar lojën.

Përpjekjet e tyre janë shpërblyer në minutën e 87, kur Goldrik arriti të shënojë golin e barazimit dhe të krijojë idenë se ndeshja do të shkojë në shtesë.

Por Dani Sebajos nuk mendonte kështu dhe arriti të shënojë një gol mjaft të bukur në limite dhe të dërgojë skuadrën e tij në gjysmëfinale.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

“Xhaka ka shumë personalitet, një futbollist shembull për të gjithë!”, trajneri Arteta i thur elozhe shqiptarit

Publikuar

-

Nga

Elozhe për Granit Xhakën. Mesfushori me origjinë shqiptare bëri një ndeshje të shkëlqyer për Arsenalin në takimin kundër Southampton në transfertë, takim që “Topçinjtë” e fituan pastër 0-2. Arteta i thuri elozhe Xhakës, duke thënë se 27 vjeçari është shembull për të gjithë futbollistët e tjerë.

“Ai është një futbollist me shumë personalitet”, tha fillimisht Arteta për mesfushorin shqiptar. “Xhaka është një person që nuk fshihet, ka parime të qarta dhe shumë vlera.

Të gjitha këto cilësi, i tregon ndeshje pas ndeshje ne fushën e lojës. Përkushtimi i tij është i shkëlqyer dhe është një shembull për të gjithë pjesën tjetër të skuadrës”, u shpreh strategu spanjoll.

LEXO TE PLOTE