Connect with Us

Rritet numri i viktimave nga Covid/ Ndërrojnë jetë 2 pacientë tek Infektivi

Sociale

Rritet numri i viktimave nga Covid/ Ndërrojnë jetë 2 pacientë tek Infektivi

Publikuar

-

U hodh nga kati i tretë i Infektivit/ Pacienti me Covid kurohej prej një jave

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Sipas Ministrtisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, referuar shërbimit infektiv, një paciente 78 vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83 vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nga Miron Çako/ Pendimi, mënyra më e sigurtë e shpëtimit nga pandemia

Publikuar

-

Nga

Nga Miron Çako/ Pendimi, mënyra më e sigurtë e shpëtimit nga pandemia

Çdo gjë në këtë botë ndodh dhe vepron  sipas ligjit shkak-pasojë. Edhe kjo fatkeqësi natyrore pandemia që si një shenjë apokaliptike e ka mbërthyer sot botën e ka shkakun e saj.

Duhet të dimë se shkaku i së e keqes dhe veçanërisht i sëmundjes është mëkati. Mëkati, sipas Shkrimit të Shenjtë, është paligjishmëri dhe paudhësi. (Joani 3-4 5-17). Kurse sipas interpretimit të fjalës mëkat, do të thotë devijim nga rruga e së vërtetës dhe jetës dhe të shkuarit në rrugën e gabuar të vdekjes.

Mëkati, në të gjithë kuptimet e tij, është një gjendje jo natyrale e njeriut. Të jesh njerëzor dhe të jesh mëkatar është kontradiktore, sepse të jesh njerëzor do të thotë t’i ngjash Perëndisë, i Cili kurrë nuk mëkaton.

Njeriu u krijua sipas ikonës së Perëndisë dhe në ngjasim me atë, (Zanafilla 1-6), kurse mëkati e deformon njeriun dhe bën të ngjashëm me djallin, sepse: “Kush kryen mëkat është nga djalli, sepse djalli mëkaton nga fillimi.” (Joani1: 3 -8 )

Të mos mëkatosh është qëllimi i jetës njerëzore, por në fakt duke filluar nga mëkati fillestar i Adamit dhe Evës (Zanafilla 3 1-5), të gjithë njerëzit lindin me mëkatin stërgjyshor, që e trashëgojnë nga prindërit e parë, sepse “në mëkat më lindi nëna ime” (Psalmi 50) dhe pastaj duke u rritur vazhdojnë me mëkatet personale.

Mëkati është shkaku që njerëzit sëmuren e vdesin, nqs nuk do kishte mëkat nuk do kishte as sëmundje as edhe vdekje. Sa më i madh mëkati, aq më të mëdha sëmundjet, vuajtjet dhe vdekjet e parakohshme.

Në historinë e njerëzimit, pas mëkatit fillestar në Eden deri më sot, na tregohet me fakte historike se njerëzimi ka vuajtur pasojat e mëkatit me katastrofa natyrore dhe sëmundje epidemike vrastare.

Edhe kjo sëmundje epidemike nuk është aspak rastësi, por u lejua dhe është pasoja e mëkatit të këtij brezi të pabesë dhe imoral, ashtu siç apostulli e ka përcaktuar: “Dhe dije këtë: në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën, tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu. Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme, të cilat mësojnë gjithnjë dhe kurrë nuk mund të arrijnë në njohjen e plotë të së vërtetës.”(2 Timotheu 3 1-6)

Jo vetëm që këto mëkate po bëhen me tepri në këtë brez, por po bëhen edhe mëkate ç’njerëzore si aborti dhe ato jashtënatyrore, mëkatet perverse, ashtu siç përsëri apostulli na thotë: “sepse edhe gratë e tyre i shndërruan marrëdhëniet natyrore në atë që është kundër natyrës. Në të njëjtën mënyrë burrat, duke lënë marrëdhëniet e natyrshme me gruan, u ndezën në epshin e tyre për njëri-tjetrin, duke kryer akte të pandershme burra me burra, duke marrë në vetvete shpagimin e duhur për gabimin e tyre.” (Romakëve 1: 2- 27)

Ajo që është më e keqja këta njerëz, jo vetëm që mëkatojnë me ndërgjegje të rënduar, por edhe i miratojnë e i ligjërojnë duke imponuar njerëzve me anën e keqpërdorimit të pushtetit sekular këto mëkate jashtë natyre, ashtu siç apostulli vazhdon edhe na thotë: “Por ata, ndonëse e kanë njohur dekretin e Perëndisë, sipas të cilit ata që bëjnë gjëra të tilla meritojnë vdekjen, jo vetëm i bëjnë, por miratojnë edhe ata që i kryejnë.” (Romakëve: 1-32)

Prandaj nuk duhet të çuditemi pse kjo sëmundje epidemike sëbashku me shumë fatkëqësi natyrore dhe probleme sociale e kanë bërë të pasigurt jetesën sot dhe kanë mbushur me ankth zemrat e njerëzve se çfarë do të ndodhë nesër, ashtu siç Zoti na thotë: “njerëzit do të plaken nga frika dhe nga pritja se çfarë do ta pllakosë botën” (Lukai :21-25)

Nqs do të vazhdojmë me këtë trend mëkati duhet të jemi të sigurt se sëmundje dhe fatkeqësi më të mëdha do të na vijnë deri sa njerëzit të vijnë në vete ose të pendohen.

Shumë njerëz madje edhe fetarët nuk e dinë domethënien e fjalës pendim.

Pendimi nuk është thjesht vetëm frika përballë një sëmundje a rreziku, kur na hodhi mëkati. Pendim nuk janë as emocionet dhe lotët, që njerëzit i derdhin me keqardhje dhe panik për gjendjen ku ndodhen nga mëkatet dhe gabimet e tyre. Pendim nuk është vrasja e ndërgjegjes, e cila është gjykatorja e Zotit tek njerëzit. Pendimi nuk është as të pranosh vuajtjet e mëkatit pa u ankuar ose t’i japësh vuajtje vetes për shlyerjen e mëkatit. Pendim nuk është thjesht t’i pranosh gabimet e tua me keqardhje para Zotit edhe njerëzve, kundër të cilëve ke mëkatuar. Pendim nuk është as lutja drejt Zotit për faljen e mëkatit. Pendim nuk është as ndërprerja vetëm e një vesi, që njerëzit kanë.

Por çfarë është pendimi?

Pendim do të thotë të ndryshosh mendjen, të kthehesh nga rruga e gabuar, që të largoi prej Zotit dhe Ligjit. Pendim është një rikthim 180 gradë, dmth nga mëkati në virtyt, nga errësira në dritë nga sundimi i djallit tek dashuria dhe përkujdesja Hyjnore.Pendim do të thotë të mos i bësh më ato mëkate që i kishe bërë pare se të pendohesh, është një vigjilencë e vazhdueshme për mos të rënë në njëjtat mëkate.

Prandaj Pendimi nuk është një fragment i qënies njerëzore apo dhe një fraksion i kohës, por është reagimi i gjithë qënies njerëzore mendje-shpirt-trup, që janë dëmtuar nga pasoja e mëkatit, që kërkojnë shërim dhe shpëtim nga Zoti, i cili fal mëkatet dhe shëron sëmundjet e njerëve, është rikthim kostant dhe i vazhdueshëm përgjatë gjithë kohës së jetës  me përulësi dhe shpresë drejt dashurisë së Perëndisë “i Cili nuk e do vdekjen e mëkatarit, por do të kthehet, të mbetet e të jetojë.” (Jezekeli 18 -23)

Pendimi i vërtet ka nevojë për vullnet dhe fuqi që ta vëri në lëvizje vullnetin.

Vullnetin  e ka njeriu dhe fuqinë e ka Perëndia, prandaj pendimi është një sinergji mes  vullnetit njerëzor dhe hirit të Zotit.

Histori njerëzore ashtu siç është e mbushur me humbje tragjike të mëkatarëve të papenduarve, po ashtu është e mbushur me rilindje morale të mëkarëve të mëdhenj, që u ndryshuan madje u shenjtëruan dhe u bënë shembuj virtyti për njerëzit dhe me anën e pendimit u ngjitën në Parajsë bashkë me Zotin.

Shembull unikal është pendimi të individit është ai i kusarit, i cili u dënua me kryqëzim sëbashku me shokun e vet kusar, në krahë të Krishtit të kryqëzuar pa asnjë faj. Tek ungjilli lexojmë: “Tani një nga keqbërësit e kryqëzuar e shau duke thënë: ”Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve”. Por ai tjetri duke u përgjigjur e qortoi duke i thënë: ”A s’ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim? Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe”. Pastaj i tha Jisuit: ”Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde”. Atëherë Jisui i tha: ”Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë”. (Luka 23-39 -43)

Përveç pendimit të individit në Bibël kemi pendimin edhe shpëtimin e një populli mëkatar si ai i Ninivës : “Fjala e Zotit iu drejtua Jonah për herë të dytë, duke thënë:”Çohu, shko në Ninive, qyteti i madh, dhe shpalli atij mesazhin që po të urdhëroj”.Kështu Jona u ngrit dhe shkoi në Ninive, sipas fjalës të Zotit. Ninivie ishte një qytet shumë i madh përpara Perëndisë, që donte tri ditë rrugë për ta përshkuar.Jona nisi të futet në qytet në një ditë rrugë dhe duke predikuar tha: “Edhe dyzet ditë dhe Ninive do të shkatërrohet”.Atëherë Niniveasit i besuan Perëndisë, shpallën një agjërim dhe u veshën me thes, nga më i madhi deri te më i vogli nga ata.Kur lajmi i vajti mbretit të Ninivet, ai u ngrit nga froni, hoqi mantelin e tij, u mbulua me thes dhe u ul mbi hi. Me dekret të mbretit dhe të të mëdhenjve të tij, shpalli dhe përhapi pastaj në Ninive një urdhër që thoshte: “Njerëzit dhe kafshët, kopetë dhe tufat të mos kërkojnë asgjë, të mos hanë ushqim dhe të mos pijnë ujë;por njerëzit dhe kafshët të mbulohen me thes dhe t’i thërresin me forcë Perëndisë; secili të kthehet nga rruga e tij e keqe dhe nga dhuna që është në duart e tij. Ku ta dish në ktheftë Perëndia, në u pendoftë dhe lëntë mënjanë zemërimin e tij të zjarrtë, dhe kështu ne nuk vdesim”.Kur Perëndia pa atë që bënin, domethënë që po ktheheshin nga rruga e tyre e keqe, Perëndia u pendua për të keqen që kishte thënë se do t’u bënte dhe nuk e bëri” (Joana: 3 ;1-10).

Pendimi është një proçes, që kalon në disa etapa, në fillim vjen vetëdija e mëkatit, ndërgjegjësimi. Në këtë suituatë na viziton drita hyjnore e mëshirës së Perëndisë, që na tregon se jemi mëkatarë dhe na aftëson të shikojmë pasojat e mëkatit në shpirtin, trupin dhe jetën tonë shoqërore.

Iniciativën që të pendohemi e merr në fillim Perëndia, ashtu siç i tha Adamit pas mëkatit: “Ku je?”( Zanafilla 3-9), dmth shiko ku ke rënë çfarë ke bërë, pendohu, kërko falje sa më shpejt, që të mos dënohesh përfundimisht.

LEXO EDHE:  Dako sfidon “Intifadën” opozitare me investime arabe miliarda dollarëshe në Spitallë

LEXO EDHE:  OBSH: Koronavirusi, një krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull

Pas ndërgjegjësimit na zgjohet llogjika, sepse kur bën mëkat njeriu bëhet i pallogjikshëm si kafsha, mohon Perëndinë, personalitetin e tij si ikonë e Perëndisë dhe udhëhiqet vetëm nga pasioni, instikti shtazor. Arsyeja errësohet, mendja turbullohet dhe mbi atë merr të drejta mëkati sëbashku me demonët, të cilët e kanë fuqinë tek mëkati. Sa më shumë mëkat të bëj  njeriu aq më shumë energji demoniake mbart me vete, aq sa ai arrin fatkeqësisht edhe në një pikë sa i gjithi bëhet mëkat si djalli dhe nuk ndjen më pendim dhe nuk ka më kthim, prandaj dikush ka thënë: “Mëkati është njerëzor mos pendimi është demoniak.”

Njeriu me ndëgjegjësimin fillon të njohë vetveten dinjitetin e humbur si ikona e Perëndisë dhe ndjen jo vetëm frikë dhe pendim ndaj Zotit, por ndjen mall për Zotin, uri për fjalën dhe porositë jetëdhënëse të Perëndisë dhe brenda tij ritet një dëshirë e zjarrtë që të kthehet drejt shtëpisë Atërore, parajsës së humbur.

Kur i shikon se çfarë ka humbur ai hidhërohet dhe nuk akuzon më të tjerët, as edhe djallin me demonët, por vetëm veten si shkatarin e të gjithë të këqijave, të sëmundjes dhe fatkeqësive.

Këtu është momenti më serioz dhe i vështirë i mëkatarit që kërkon të pendohet, sepse këtu djalli “babai i gënjeshtrës” i përshpërit njeriut mëkatar, që e vret ndërgjegjja, se ai nuk ka më shpëtim, Zoti nuk e fal më.

Njeriu në këtë tundim rrezikon të bjerë në dëshpërim dhe t’i nështrohet gjëndjes mëkatare ose fatalitetit, por njeriu duhet të vendosë: “Jo nuk do mëkatoj më. Mjaft u mundova e torturova duke bërë atë që është e keqe para Zotit.”

Merr vendimin e madh, si djali plangprishës: “Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë dhe do t’i them: “Atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje; nuk jam më i denjë të quhem yt bir; trajtomë si një nga mëditësit e tu”. (Lukai 15 18-19)

Vetëm atëhere shpirti do t’i lehtësohet nga barra e mëkatit, zemra e tij do paqtohet dhe trupi do të shërohet, sepse duke zhdukur shkakun dmth mëkatin, shërohen edhe pasojat prej tij sëmundja, fatkeqësitë natyrore.

Jo vetëm kaq, por ndryshe nga hidhërimi i mëkatit, do të gëzohet me pjesëmarrjen në festën, që do bëhet nga Zoti dhe ëngjëjt për kthimin e tij, ashtu siç përsëri shëmbëlltyra e “djalit plangprishës” na tregon: “Por kur ishte ende larg, i ati e pa me dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi”. Dhe i biri i tha: “O atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt”. Por i ati u tha shërbëtorëve të vet: “Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë. Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe thereni; të hamë dhe të gëzohemi, sepse ky biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”. Dhe filluan të bënin një festë të madhe.” (Luka 15 20 -24)

Asnjë nga njerëzit nuk është i paprekshëm dhe i painfektuar nga mëkati. Jo vetëm të pabesët, por edhe besimtarët preken nga pandemia e mëkatit, por ka një ndryshim të madh mes tyre.

Të pabesët edhe nqs kanë vrasje ndërgjegje e keqardhje për mëkatet e tyre, pendohen , madje edhe nqs luten për largimin e gjendjes dhe pasojat që vuajnë, ata nuk kanë prehje, sepse nuk marrin falje të mëkateve.

Mëkati nuk është diçka e lehtë për tu falur, sepse :“Mëkati lahet me gjak, se tek gjaku është jeta e njeriut” (Heb. 9-23; Lev. 17-11) . Nga gjaku jo i kafshëve që nuk kanë faj, por as i njerëzve që lindin me mëkat, por me gjakun e Birit të Perëndisë, që u bë Biri i Njeriut për shpëtimin tonë prej Shpirtit të Shenjtë dhe Gjithmonë Virgjëreshës Mari.

Prandaj Krishti quhet nga Shën Joan Pararendësi: “Ja Qingji i Perëndisë, që ngre mëkatet e botës” (Joani 1 -29), ose ashtu siç na thotë edhe apostull Petro në letrën e tij të parë: “Duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit, por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë, të paranjohur përpara krijimit të botës, por të shfaqur kohët e fundit për ju” (1 Petros:  18-19)

Ndjesa e mëkateve merret me dy mistere të mëdha, të themeluara nga vet Krishti, i Cili i la në andministrim të apostujve dhe të Kishës Apostolike Katholike Orthodhokse. I pari  Misterin i Pagëzimit, që i fal të gjitha mëkatet: ”Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese; ai që beson dhe është pagëzuar, do të jetë i shpëtuar; por ai që nuk ka besuar, do të jetë i dënuar”. (Marku 16-16) dhe për mëkatet pas pagëzimit  Misteri i Pendim-Rrëfimit: “Dhe, si tha këto fjalë, hukati mbi ta dhe tha: ”Merrni Frymën e Shenjtë! Kujt do t’ia falni mëkatet, do t’i jenë falur, kujt do t’ia mbani, do t’i jenë mbajtur”.(Joani: 20 ;22-23)

Pendimi duhet të shoqërohet me rrëfim dhe ky është akti i pajtimit tonë me Perëndinë me Kishën, veten, me tjetrin dhe krijesën, ashtu siç na thuhet edhe tek Psalmi 32: “Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin!Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi. Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën. Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: “Do t’ia rrëfej shkeljet e mia Zotit”, dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim.  (Psalmi: 32; 1-5)

Të gjithë njerëzit  janë mëkatarë, prandaj edhe fatëkeqësitë e sëmundjet, edhe si kjo sëmundje epidemike ka kapur edhe të krishterët.

Të gjithë kemi nevojë t’i afrohemi me pedim Zotit Jisu Krisht, Shpëtimtarit, ashtu siç na thotë edhe ungjillori Joan: “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë veten dhe e vërteta nuk është në ne. Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. Po të themi se s’kemi mëkatuar, e bëjmë atë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne. Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jisu Krishtin të drejtin. Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ato të të gjithë botës”.(Joani :1; 8-2 ;2-2)

Kisha e Krishterë Orthodhokse është futur në një periudhë të bekuar të Vitit Liturgjikal, atë të Triodit, ku Perëndia, nëpërmjet Zotit Jisu Krisht, kërkon të pajtohet me popullin e tij dhe me njerëzimin me anën e pendimit të krishterëve.

Të gjithë të krishterët janë të thirrur të hyjnë në rrugën e pendimit, jo vetëm për mëkatet e tyre, por edhe të botës, e cila po lëngon nga barra e mëkatit.

Eshtë koha që ne të krishterët ta zbusim zemërimin e drejtë të Perëndisë me anë pendimit e rrëfimit dhe sipas shembullit tonë personal, ta drejtojmë veten dhe njerëzit e vuajtur nga bara e mëkatit me pendim drejt Zotit Jisu Krishtit Shpëtimtarit.

Lutja e Kishës Orthodhokse  që na tregon se jemi mëkatar dhe kemi të gjithë nevojë për pendim dhuratë e Perëndisë, veçanërisht në këto kohë është : “Hapi dyet e pendimit o Jetëdhënës, se shpirti im vjen që menatë te tempulli yt i shejntë, duke sjellë tempullin e trupit , krejt të përlyer.Po ti si dhemshur pastroje me përdëllimin tënd të mëshirshëm”, ose një tjetër drejtuar Hyjlinndëses Mari nënës së Zotit:”Drejtomë në rrugët e pendimit , o Hyjlindëse; sepse e ndota shpirtin me mëkate të turpshme, duke shkuar tërë jetën me ngathtësi; me ndërmjetimet e tua spastromë prej çdo ndyrësie”

Vetëm pendimi i të krishterëve, në këtë periudhë mund ta shpëtojë botën e sëmurë nga mëkati duke i rritur antitrupat kundër virusit, sepse nuk ka terapi më efikase dhe vaksinë më të sigurtë se pendimi, prandaj edhe Zoti Jisu Krisht e filloj misionin e tij për shpëtimtar : “U mbush koha dhe mbretëria e Perëndisë është afër. Pendohuni dhe i besoni Ungjillit” (Marku 1-15)

Nqs do të pendohemi situata do të ndryshojë patjetër, ashtu siç disa njerëz të Perëndisë thonë se kjo e keqe do zgjasë deri nga dhe fillimi i majit, sepse në atë kohë mbaron periudha e Triodit ajo e pendimit dhe mbas saj të krishterët, njerëzimi dhe natyra pret të shërohet , gëzohet dhe ripërtërihet me Ngjalljen e Krishtit. Amin!

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situatë e rëndë nga Covid/ Humbin jetën tre persona në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Shërbeu për 48 vite me radhë si pneumologe/ Humb betejën me koronavirusin një tjetër mjeke

Tre persona kanë humbur jetën në Elbasan brenda 24 orësh si pasojë e Covid 19.

Mësohet se viktimat janë të moshës 35-45 vjec, të tre të gjinisë mashkullore. I gjithë qarku i Elbasanit, njësoj si qytetet e tjera në vend, janë duke u përballur me ritëm shumë të lartë të infektimeve me Covid.

Për momentin spitali rajonal i Elbasanit, ka hapur një pavion për personat që kanë qenë të infektuar me Covid, dhe janë në fazën e rikuperimit.

LEXO EDHE:  Dako sfidon “Intifadën” opozitare me investime arabe miliarda dollarëshe në Spitallë

LEXO EDHE:  Kosova “merr frymë”/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid-19

Gjatë ditës së djeshme në vendin tonë u raportuan 15 viktima dhe 1021 raste të reja, ndërkohë që të shtruar në spitale 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shtohen divorcet nga pandemia/ Psikologia tregon shkaqet

Publikuar

-

Nga

Psikologia Redina Sulstarova thotë se këtë vit, divorcet kanë qenë më të shumta krahasur me vitet e kaluara.

Sipas saj, shkak janë bërë detajet që janë bërë më të dukshme nga izolimi për shkak të pandemisë, apo marrëdhëniet jashtëmartesore dhe bixhozi.

“Problemet kanë ekzistuar. Nuk është se ndodhi karantina dhe u prish marrëdhënia. Mbyllja bëri që të vihen re detajet dhe bënë që te gratë që të merren vendime lidhur me divorcet. Janë shtuar në krahasim me vitet e kaluara. Shkaqet kryesore të pakëtn muajit e fundit, vënia në djeni e një marrëdhënie jashtmartesore e bashkëshortit dhe bashkëshortes apo bixhozi pasi jemi në periudhë pandemie dhe ekonomia ka qenë më e rënduar.
Pavarësisht se si merret vendimi i divorcit ajo që unë shoh është se prindi e kanë shumë të veshtirë të shohin gjendjen psikolo të fëmijës. Ai kthehet në një lloj trofeu se kush do e marri. Ndodh që mes prindërve prishet bashkëjetesa menjëherë dhe askush nuk pyet për gjendjen e fëmijës, por e gjitha tek ai ndikon”, tha në studion e ABC./CNA.al

LEXO TE PLOTE