Connect with Us

Rritet numri i viktimave nga Covid-19/ Ndërron jetë pacienti 69-vjeçar tek Infektivi

Shëndeti

Rritet numri i viktimave nga Covid-19/ Ndërron jetë pacienti 69-vjeçar tek Infektivi

Publikuar

-

Rritet numri i viktimave nga Covid-19/ Ndërron jetë pacienti 69-vjeçar tek Infektivi

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

Lajmi është konfirmuar pak minuta më parë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

LEXO EDHE:  Video-Taulant Muka bën thirrjen urgjente/ Covid-19 është mes nesh, të mos kalojmë nga njëri ekstrem në tjetrin

Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Masat anti-covid/ 400 masa administrative bizneseve që kanë kryer shkelje

Publikuar

-

Nga

Masat anti-covid/ 400 masa administrative bizneseve që kanë kryer shkelje

Ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qënë e ftuar mbrëmjen e sotme në ABC news, ku ka folur për situatën e pandemisë.

Sa i përket mos hapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu tha se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte.

“Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaçëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë.”

LEXO EDHE:  Makina përplaset me bordurën/ Ndërron jetë 31 vjeçari

LEXO EDHE:  Video-Taulant Muka bën thirrjen urgjente/ Covid-19 është mes nesh, të mos kalojmë nga njëri ekstrem në tjetrin

Po ashtu, Manastriliu deklaroi se deri më tani janë bërë mbi 100 mijë inspektime në terren si dhe janë vendosur 400 masa administrative për bizneset që kanë kryer shkelje.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Publikuar

-

Nga

Sa për qind e popullatës e kanë marrë virusin?/ Manastirliu tregon shifrat dhe gjurmimet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar nw “AbcNews” situatën me Covid-19 në vend, duke zbuluar edhe nismën për testet serologjike në popullatë, teste të cilat tregojnë se sa për qind e qytetarëve janë infektuar në vend.  “ISHP po realizon një program me një kampion prej 1500 individësh për të parë se sa për qind e kanë kaluar. Po përgatitet struktura dhe do të realizohet në muajt gusht-shtator”.

Duke iu referuar shifrave aktuale në vend, Manastirliu u shpreh se virusi ka të njëjtën transmetueshmëri dhe të njëjtin agresivitet. Po ashtu, ministrja shtoi se i gjithsë sistemi shëndetësor është i angazhuar në një “situatë që nuk është normale, në një situatë epidemie. ”

“Në datë 1 u rihapëm. Këto tre javë kemi pasur një rritje. Por shoqërohet me rritje të rasteve në spitale. 6 raste të intubuar. Virusi nuk zgjedh. Ka të njëjtin transmetueshmëri dhe agresivitet. I gjithë sistemi shëndetësor është i angazhuar në 1 situatë që nuk është normale. Jemi në një situate epidemie. Kujdesi duhet të jetë maksimal. Ne si qeveri vijojmë të zbatojmë planet dhe skenarët,” u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Piu fostoksinë/ Ndërron jetë 22-vjeçarja

LEXO EDHE:  Nacionalizimi i vaksinave ndaj Covid-19 dhe krijimi i një alternative tjetër

Sa i përket moshapjes së pishinave dhe disa aktiviteteve të tjera të cilësuara si me rrezikshmëri të lartë, Manastirliu deklaroi se po punohet me Komitetin Teknik të Ekspertëve për të vendosur disa protokolle strikte për të minimizuar përhapjen në këto ambiente.

Manastirliu shpjegon: “Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaëëm. Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH krijon panel për të rishikuar përgjigjen ndaj pandemisë

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ka krijuar një panel për të rishikuar përgjigjen globale ndaj COVID-19.

Duke folur përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare në Gjenevë, kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ish-ministrja e Shëndetësisë në Zelandën e Re, Helen Clark, dhe ish-presidentja e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, do të bashkudhëheqin panelin shqyrtues, i cili do të quhet Paneli për Përgatitjen dhe Reagimin ndaj Pandemisë.

Tedros tha se kjo është koha “për vetëreflektim, për të parë botën ku jetojmë dhe për të gjetur mënyra për të forcuar bashkëpunimin tonë, derisa punojmë së bashku për të shpëtuar jetë dhe për ta vënë pandeminë nën kontroll”.

LEXO EDHE:  75 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Shërohen 29 pacientë

LEXO EDHE:  Nacionalizimi i vaksinave ndaj Covid-19 dhe krijimi i një alternative tjetër

OBSH-ja është përballur me kritika, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, se ka qenë e ngadalshme në reagim, pas shpërthimit të koronavirusit fillimisht në Kinë, dhe se ka qenë shumë e afërt me Qeverinë kineze. Paneli i OBSH-së do të rishikojë jo vetëm reagimin e kësaj organizate, por edhe të vendeve të veçanta. Këtë javë, SHBA-ja i njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara për synimin e saj për të lënë OBSH-në./CNA.al

LEXO TE PLOTE