LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Refuzoi Bayern-in dhe Barcelonën, sulmuesi shqiptar i befason të gjithë. Shikoni ku transferohet

29 Qershor 2020, 18:31, Sport CNA
Refuzoi Bayern-in dhe Barcelonën, sulmuesi shqiptar i befason të

Fisnik Asllani të hënën e ka nënshkruar kontratën me klubin e Bundesligës gjermane, Hoffenheim. Shqiptari i Kosovësqë së shpejti bëhet 18-vjec?ar, do të jetë pjesë e klubit të Hoffenheimit deri në verën e vitit 2024, përcjell CNA.AL

?Sot është një prej ditëve më të mira në karrierë si futbollist. Kam nënshkruar kontratë katër vjeçare me një klub të madh si Hoffenheimi. I falënderoj të gjithë. Shpresoj që të kemi sa më shumë suksese dhe ta ndihmoj ekipin në Ligën e Evropës. E falënderoj edhe Union Berlinin për atë që ka bërë për mua?, ka thënë Asllani për KOHA-n.

Forma e mirë e Asllanit në Bundesligën e të rinjve ka bërë që për të, të interesohen edhe ekipe si Bayern Munich, Schalke, Hertha Berlini e Barcelona, mëson ?KOHA? nga burime të afërta me futbollistin.

Sidoqoftë, ai e zgjodhi ekipin e miliarderit Dietmar Hopp, për shkak edhe të ofertës katër vjeçare profesionale.

?Besoj se te Hoffenheimi do të kem hapësira dhe të jap më të mirën. Tifozët dëshiroj që t?i gëzoj me shumë gola të shënuar dhe të festojmë se bashku në suksese. Shpresoj të kem fat e të mos i zhgënjej?, shtoi ai.

Në Bundesligën e të rinjve u19, me skuadrën e Union Berlinit, talenti kosovar ka shënuar 15 gola e 7 asistime në 16 ndeshje. Qendërsulmuesi shtatlartë ka luajtur edhe për Kosovën edhe për Gjermaninë.

Me grupmoshën U17 të Kosovës, ai ka debutuar më 9 shtator 2018 dhe ka shënuar 1 gol në 5 takime. Me Gjermaninë u18 ka debutuar më 10 dhjetor të vitit të kaluar dhe ka një gol në dy ndeshje. / CNA.AL

Lajmet e fundit nga