Connect with Us

Pse do bëhemi me Lulzim Bashën pasi të humbë zgjedhjet e ardhshme

Politikë

Pse do bëhemi me Lulzim Bashën pasi të humbë zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

-

Pse do bëhem me Lulzim Bashën pasi të humbë zgjedhjet e ardhshme

Situata aktuale politike, sjellja e tij, mosorganizimi i PD-së, një hapje fallco, lojërat me formularët, thirrja e disa personazheve të cilët i ka sulmuar e diskredituar publikisht vetë, tregojnë se Lulzim Basha e ka mjaft të vëshirë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

Pritet të rrjedhin ende dhe shumë ujëra. Do ta ketë mjaft të vëshirë pasi edhe koalicioni duket se po i përçahet, ka probleme. Jo thjesht dhe vetëm me LSI-në që po bie, por edhe aleatët e tij po shohin të hedhin hapat e tyre të ndarë nga Lulzim Basha.

Por, çfarëdo që të ndodhë, në rast se do të humbë sërish zgjedhjet, ato të ardhshmet pra, të gjithë do të bëhemi me Lulzim Bashën. Të gkithë ata që dje dhe sot i thanë disa të vërteta me zë të lartë. Kjo për shumë arsye.

Ata të cilët sot po thonë ti japim një shanc tjetër Lulit dhe po humbi zgjedhjet e tjera ta heqim nga selia e PD-së, tregojnë thjesht dhe vetëm se nuk janë pjesë e një partie politike mbi vlera dhe parime, por se zgjedhjen e tyre e kanë bërë me dashje apo pa dashje, pra kur duan ata të jetë Luli, kur mos të duan ata të mos jetë Luli.

Sepse në vitin 2014, kur u zgjodh kryetar partie, ju mbushën kutitë, por më pas ai filloi të bënte gjithçka për të kapur dhe mbajtur Partinë Demokratike.

basha duke folur

Kur bëri listat në vitin 2017 dhe i thanë se i ka gabim dhe nuk duhet ti bënte të tilla fshehur natën, ata e mbrojtën dhe thanë Luli kishte të drejtë, hoqi ministrat e korruptuar të Berishës.

Kur bëri çadrën dhe i thanë po e tepron, mos e zgjat kaq shumë, jepi zgjidhje, ata e mbështetën dhe thanë se ishte fitore, mjafton të shkoni në qeveri me Edi Ramën në shtator, nuk kishte asnjë problem. Dhe kur ju thanë se kjo ishte gabim ata thanë jemi me Lulin.

Pasi humbi zgjedhjet e 2017 dhe ju thanë se Basha duhet të jepte dorëheqjen ata thanë jo, ka të drejtë të rrijë ngrirë dhe të rrijë në seli.

Kur ju thanë se Lulzim Basha duhet të hapte partinë, duhet të bënte parime statutore dhe duhet të firmoste një kontratë të vërtetë me demokratët dhe të gjithë kritikët e tij dhe ata të cilët i kishte larguar nga lista, ata e mbrojtën dhe thanë jo, Luli ka të drejtë, s’ka pse të kemi ndryshime statutore, s’ka pse të bashkohet partia, Luli të ecë përpara.

Kur i thanë se nuk mund të ketë garë farsë brenda PD-së dhe kryetari duhet të zgjidhet me parime, me një votë të lirë dhe me një debat të vërtetë, ata thanë jo, Lulit i takon të ketë një mandat tjetër.

Kur iu thanë duhet të kishtë një kuvend kombëtar paqtimi që të dilte nga gara të vërteta në degët lokale, aty ku ishte baza duhej gjetur shpirti dhe forca e fitores së ardhshme, por nuk e deshën, vazhduan përjashtuan, shkatëruan strukturat, ata thanë se Luli ka të drejtë. Kështu ndodhi edhe  më vonë, një vit më parë kur Luli vrapoi të digjte mandatet ata thanë se ai ka të drejtë.

LEXO EDHE:  Taulant Balla te Krimet e Rënda/ Dorëzon provat e reja

Ju thanë se nuk duhet bërë kjo, në politikë është e papranueshme, nuk do ta tolerojnë dhe nuk do ta njohin ndërkombëtarët, u shpallën sovranistë, sulmuan përfaqësuesit e SHBA-ve, ambasadorët e BE-së i bënë “copë e  çikë”, thanë Luli ka të drejtë, nuk dëgjuan as atë.

Ju thanë duhet protestuar, por jo me zjarr, jo me dhunë, jo me përplasje pasi askush nuk do ta pranonte. Ata thanë Luli ka të drejtë sërish.

dhune ne proteste
   Dhunë në protestën e opozitës

Më pas, Luli shpalli se do të digjte qendrat e votimit, do të thyente gjithçka dhe nuk do të kishte zgjedhje lokale. Ju thanë kjo nuk është rruga e duhur dhe PD duhet të shkojë në zgjedhje dhe duhet ti fitojë ato, por Basha e dinte humbjen. Ata thanë Luli ka të drejtë, në zgjedhje s’duhet të hyjë. Zgjedhjet sërish u bënë. Basha ngeli me gisht në gojë!

E kështu kaluan të gjitha këto peripeci dhe në fund Lulzim Basha ndryshoi, pas tërmetit bëri flokët me bojë, i llakoi dhe doli në televizor me një tufë me libra pas si Ilir Meta para 10 vitesh. Shpalli se gjithçka kishte ndryshuar, ai ishte ndryshe, ai kishte gabuar dhe gabimet i kishte kuptuar.

Kështu vazhdon të flasë i njejtë, të bëjë show dhe deri tani duke shpallur disa formularë, duke shpallur disa mënyra zgjedhje por në fakt me udhëzim dhe me gjithçka ka sot rreth vetes ai listat i ka vendosur dhe broblemi themeltar i forcave politike nuk janë listat e kandidatëve për deputet, nuk janë emrat që do ta kryesojnë atë por fryma, parimet, bashkimi, vlerat dhe program për të ecur përpara.

Por në fakt Luli këto nuk i ka, por ka katandisur tek emrat të cilët do jenë apo s’do jenë, sot kanë gjetur një mënyrë tjetër, janë po ata të cilët po thonë që Lulin ta heqim nesër, po humbi ti japim një shanc tjetër.

A mund të bëhet partia me dashje! A mund të bëhet partia kështu kemi qejf ne, le të rrijë Luli sa të duam ne dhe të ikë Luli kur të duam ne! Kjo nuk është parti në fakt sepse po ndodhi kështu nesër ata që do të duan ta heqin Lulin do të kenë përballë ata të cilët thanë të vërtetat pse Lulzim Basha po gabonte dhe rruga drejt pushtetit apo fitores së zgjedhjeve nuk ishte ajo që këta zgjidhnin. Prandaj nesër kur të humbë Lulzim Basha do të ketë prap disa të tjerë që do të jenë më Lulin për inatë të atyre./CNA.al

Fakti-Basha tallet me kandidatët për deputetë/ Listat do i plotësojë vetë

Lulzim Basha show me hapjen e partisë/ Kokat që do “presë” dhe cilët kërkon të shpëtojë

Kur Luli cakton Gazin të gënjejë demokratët!

Ekskluzive/ Formularët tallje, zbulohen kandidatët e Luli Bashës në shumicën e qarqeve

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Revoltë në zyrën e Bashës/ Kryetarët e degëve duan pranimin e dorëheqjeve

Publikuar

-

Nga

Gati 30 kryetarë degësh nga Shkodra në Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Fier, Korçë, Dibër dhe shumë qytete të tjera kanë dhënë dorëheqjen nga detyra e kryetarëve të degëve lokale të PD.

Pas daljes së udhëzimit të firmosur nga Lulzim Basha me shpalljen e garës së kandidatëve, gjojan me zgjedhjen e tyre në bazë kishte një kusht. Luli kërkoi që çdo kandidat të ishte i barabartë dhe kryetarët e degëve nuk do tu lejohej të kandidonin nëse nuk jepnin dorëheqjen.

30 kryetarë degësh kanë dhënë dorëheqjen por, Lulzim Basha është ndodhur përballë një shoku. Atij do t’i duhet t‘i riorganizojë partitë në degët lokale dhe për këtë arsye ka bllokuar dorëheqjen e kryetarëve duke ua refuzuar atyre.

Ferdinad Xhaferri ka dhënë dorëheqjen por atij nuk i është pranuar ashtu si kundër Genc Deromemaj apo Dasho Aliko në Gjirokastër. Andrea Manos dhe Luan Baçit i është pranuar dorëheqja nga Lulzim Basha i cili të tjerët i ka justifikuar me faktin se nuk mund të bëhet riorganizmimi në degë.

Në fakt, Luli tregon dy standarde, ata që do të verë në listë në kryetarët e degëve dhe ata që nuk do t’i vendosë në listë. Pra, të gjithë personat që janë kryetarë degësh, dhe nuk iu pranohet dorëheqja nuk do të vendosen në listë si kandidatë për deputetë. Por, jo vetëm kaq, atyre nuk iu lejohet as të garojnë, pra një tjetër shkelje e parimeve të Partisë Demokratike .

Republika e Re ka standarde të tjera, nuk të lejon as të garosh, të vendos rregull që “jep dorëheqjen nga kryetar dhe hyrë në garë”, po fitove më pas do të jesh kandidat dhe ashtu siç e kishte shpallur Luli Basha të gjithë do të ishin në garë dhe do të kishte një garë të barabartë dhe të ndershme . Tani rregullat po ndryshojnë rrugës, në fillim u tha jepni dorëheqjet, dhe kandidoni tani nuk iu pranojnë dorëheqjet por dhe nuk lejohen të kandidojnë. Kjo ka sjellë një përplasje të ashpër midis disa kryetarëve të degëve dhe kreut të PD, Lulzim Basha të cilët janë revoltuar dhe janë përplasur ashpër me të duke kërkuar me çdo kusht që ata të jenë pjesë e garës sepse kjo do të rriste transparencën dhe do të tregonte të vërtetën e saj.

LEXO EDHE:  Zbulohet çfarë diskutoi Basha me kongresmenët amerikanë

LEXO EDHE:  Kënga Magjike/ Pse Eneda Tarifa fitoi mbi Fifin

Disa nga kryetarët e degëve që kanë marrë pjesë në takimin me Luli Bashën ku ka pasur debate të forta dhe tensione kanë qenë: Ndriçim Babasi dega 5 Tiranë, Andrea Mano dega Korcë, Luan Baçi dega Fier, Hariz Mëma dega Sarandë, Ferdianad Xhaferaj dega Durrës, Zef Gjoka dega Lezhë, Dash Aliko Gjirokastër, Anton Koka Malësi e Madhe, Genc Deromemaj Vlorë.

Por, Basha i ndodhur përballë faktit se listat tashmë ai ka gati dhe i mban në zyrë, ato mund t’i përmbysen, ka vendosur të mos u pranojë dorëheqjet. Duke qenë se shumë prej kryetarëve mund të garojnë në degët lokale dhe të dalin fitues, Basha do të jetë i detyruar t’i vendoisë ata në lista, kështu që ka gjetur një zgjidhje tjetër, shkel udhëzimin dhe statutin e PD dhe i përjashton nga gara duke mos iu pranuar dorëheqjet gjë që i fuste ata direkt në lista pasi shumica e kryetarëve të degëve pa asnjë diskutim do të ishin më të votuarit në degët e tyre lokale.

Përplasja duket e ashpër dhe mjaft problematike.

Një situatë e paparashikuar nga kreu i PD-së i cili kishte vendosur një kufizim dorëheqjesh e cila duket se po i kthehet në “boomerang”. Hapja gjojan e garës në bazë për tu votuar ka filluar të sjellë probleme madhore. Nuk lejohen personat të kandidojnë, refuzohen dorëheqjet, nuk lejohen kryetarët e degëve të hyjnë në garë, pra elita e partisë , të zgjedhurit nga demokratët vetë nuk lejohen të kandidojnë dhe disa janë të nënës disa të njerkës. Dikujt i pranohet dorëheqja, dikujt tjetër jo. Megjithëse ka dhe zëra të cilët thonë se edhe atyre që u është pranuar dorëheqja edhe pse mund të fitojnë në bazë, Lulzim Basha mund të mos i kandidojë për t’i skualifikojë nga kandidimi në mbledhjen e kryesisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Aktakuzat e Hagës ndaj Thaçit dhe Veselit/ Rama: Së shpejti do mbledhim dy qeveritë

Publikuar

-

Nga

“Aktakuzat e Hagës ndaj Thaçit dhe Veselit/ Rama: Së shpejti do mbledhim dy qeveritë

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në vendin tonë pas marrjes së detyrës, ka folur për bashkimin e forcave për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Rama tha se aktakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata e Hagës duhet të jenë nxitëse për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqipfolës, që të jenë të njëzëshëm.

Mes të tjerash Rama ka bërë me dije se së shpejti do të caktohet një datë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në shtator.

“Dëshiroj të rinënvizoj atë që u përpoqa të përcjell qoftë në Kuvend qoftë gjatë vizitës time në Prishtinë, situatën e krijuar nga shpallja publike e një fletrrufeje për presidentin e Kosovës, duke theksuar se ajo fletërrrufe duhet të bëjë një motiv shumë të fortë dhe nxitës për të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqipfolës, qofshin në Kosovë në Shqipëri dhe në Maqëdoni, për të qenë të 1 zëshëm në raport me dosmosdoshmërinë që drejtësia të jetë e drejtë dhe që 1 proces gjyqësor i mundshëm si rezultat i angazhimit të Kuvendit të kosovës në miratimin e një gjykate për të zbardhur deri në fund akuzat dhe të mos deformohet duke u transformuar një proces padrejtësie ndaj kosovës. Unë i kam parë dhe i kam ndjekur jo pa shqetësim deklaratat ndërkombëtare shqetësuese për drejtësinë… disa reagime si një hap pozitiv. Këtu ska asgjë pozitive. Ai është një hap shumë shqetësues që e kthen organin e akuzës një organ të paragjykuar për faktin se ka formuar një aktakuza se nuk ka ende një aktakuzë formale. Do të caktojmë një datë për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në shtator. Do bëjmë kongresin e përbashkët të autoriteteve vendore…”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama pret Avdullah Hotin/ Zbardhet axhenda e kryeministrit të Kosovës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ndodhet në Tiranë, për një vizite zyrtare ku do të takohet me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar.

Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti është pritur nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Vizita e Hotit vjen pas vizitës 2 ditore të kryeministrit Rama në Kosovë, ku u takua me krerët e partive politike, ndërsa shprehu edhe mbështetjen për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin pas aktakuzës për krime lufte të Prokurorisë së Posaçme të Hagës.

LEXO EDHE:  Taulant Balla te Krimet e Rënda/ Dorëzon provat e reja

LEXO EDHE:  Studentja e Arkitekturës zbulon pse shpërtheu ndaj Edi Ramës

Axhenda e Avdullah Hotit sot në Tiranë
Ora 10.10 – Takim ndërmjet dy Kryeministrave
Ora 10.15 – Takim mes dy delegacioneve
Ora 11.30 – Konferencë e Përbashkët për Shtyp
Ora 13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë
Ora 14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi
Ora 14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Ora 15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE