LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas sherri mes lojtarëve dhe trajnerit te Barcelona, Setien pranë shkarkimit

29 Qershor 2020, 10:11, Sport CNA
Plas sherri mes lojtarëve dhe trajnerit te Barcelona, Setien pranë

Barcelona barazoi fundjavën që lamë pas 2-2 me Celta Vigon, duke humbur vendin e parë në klasifikim. Situata e fundit nuk është kapërdirë nga lojtarët dhe drejtuesit, ndërsa sipas mediave spanjolle pas barazimit ka pasur një debat mes lojtarëve dhe trajnerit Setien. Duket se këto do të jenë ndeshjet e fundit për trajnerin që zëvendësoi Valverden, pasi pritet shkarkimi i tij.

Rivaliteti me Realin e Madridit dhe humbja e vendit të parë në sprintin final, kanë trazuar ujërat te blaugranat që duket se do të rikthejnë Xavi Hernandez në Barcelonë, por këtë herë në rolin e trajnerit. Debatet dhe klima jo e qetë janë vënë re edhe me ndihmësin e Settien, që nuk është përfillur nga lojtarët e Barcelonës në barazimin e fundit.

Lajmet e fundit nga