Connect with Us

Paralajmëron Mediu/ Nëse shkohet në zgjedhje pa koalicione, opozita duhet të shkojë në shtëpi

Politikë

Paralajmëron Mediu/ Nëse shkohet në zgjedhje pa koalicione, opozita duhet të shkojë në shtëpi

Publikuar

-

“Rama do bëjë çdo gjë që është për të vjedhur zgjedhjet”/ Mediu thirrje opozitës për ta ndalur

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se nëse kryeministri Edi Rama bën marrëveshje me opozitën parlamentare për mospranimin e koalicioneve zgjedhore, opozita duhet të shkojë në shtëpi.

Sipas Mediut, kjo është një kërkesë absurde, pasi nuk mund të ndalohen koalicionet dhe opozita nuk duhet ta pranojë një gjë të tillë, por duhet të reagojë fort.

“Nëse Rama miraton ndryshimet kushtetuese me opozitën parlamentare për koalicionet parazgjedhore është mirë që opozita të shkojë në shtëpi, se nuk ka më opozitë. Do të thotë cenim i drejtpërdrejtë i vullnetit të qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar situatën në vend. Ndeshja me të keqen kërkon organizim maksimal. Nëse ne pranojmë makinacione, që kanë të bëjnë me pazare numrash, jemi përballë një situate ku rrëshqasim në diktaturë. Ky është manipulim i hapur flagrant, që Rama mund t’i bëjë procesin zgjedhor. Për të shmangur këtë opozita duhet të flasë sot fort. Nëse nuk flet fort dhe pret se çfarë do të ndodhë, do të ketë pasoja”, tha Mediu në rubrikën “Opinion” në News 24./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama të hetohet për 21 janarin”/ Ish deputeti i PS: Ja kush e paralajmëroi gjakun që do derdhej

Publikuar

-

Nga

ku çalon kërkesa e Policisë për hapjen e dosjes së “21 Janarit”

Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Elbasanit, Taulant Dedja thotë se i pari që duhet të hetohet për ngjarjen e 21 janarit, është kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, Rama është nxitësi numër një i dhunës së 21 janarit të vitit 2011, ndërsa thekson se gjakun që do derdhej e paralajmëroi Spartak Ngjela.

“I pari njeri që duhet të hetohet për 21 Janarin është Edi Rama! Në demokraci dhuna mbi institucionet shtetërore është e ndaluar! Edi Rama është nxitësi Nr. 1 i dhunës së 21 Janarit 2011! Gjakun që do derdhej, si vegël qorre që ka qenë historikisht, e paralajmëroi Spartak Ngjela!”, shkruan Dedja në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mileti nuk e sheh opozitën si varkë shpëtimi”/ Manjani “zbërthen” sondazhdin për zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

Ylli Manjani kundër votës së emigrantëve/ Teknologjia “shpëton” zgjedhjet

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Majnani ka reaguar lidhur me sondazhin e Euronews për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Manjanit ky sondazh tregon se “ose miletit i pëlqen dajaku, rrena e hajnia, ose vërtetë nuk e sheh ende opozitën si varkë shpëtimi”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani thekson se të parët tanë mbajtën në kurriz Enverin, ne rrezikojmë të na mbetet në kurriz Edveri.

“Sondazhi i Euroneës na tregoi se:
–60-70% e shqiptarëve mendojnë se ekonomia kombëtare është burrnut dhe se vendi po shkon në drejtimin e gabuar.
— Por, jo e njëjta shumicë është e bindur ende, për të larguar drejtuesin e drejtimit të gabuar.
******
Pra ose miletit i pëlqen dajaku, rrena e hajnia, ose vërtetë nuk e sheh ende opozitën si varkë shpëtimi.
Në çdo rast, nëse ky përceptim kthehet në vendim, pasojat e drejtimit të gabuar janë të gjitha në kurrizin tonë.
Të parët tanë mbajtën në kurriz Enverin, ne rrezikojmë të na mbetet në kurriz Edveri.
Të shohim…”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U shkatërrua nga tërmeti, Rama nxjerr videon e lagjes së re në Fushë Krujë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga kantieri i ndërtimit në Fushë-Krujë ku po hidhen themelet për ndërtimin e lagjes së re.

Rama shkruan se hap pas hapi, ajo po merr formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti. Kujtojmë se kjo lagje u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Mirëmëngjes dhe me lagjen e re te Rilindjes së Fushë-Krujës, që pas tragjedisë së një viti më parë, po merr hap pas hapi formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE