Connect with Us

Panik në klubin Europian, 25 lojtarë më Koronavirus tek skuadra ku aktivizohet ish-futbollisti i Kukësit

Sport

Panik në klubin Europian, 25 lojtarë më Koronavirus tek skuadra ku aktivizohet ish-futbollisti i Kukësit

Publikuar

-

Klubi i Kaisar në Kazakistan është tronditur së fundmi, teksa pas testeve të kryera 25 lojtarë kanë rezultuar me Koronavirus. Lojtarët janë 10 nga ekipi i parë dhe të tjerët nga ekipi i dytë. Kjo vjen vetëm 2 ditë para rifillimit të kampionatit në Kazakistan, i cili është planifikuar për ditën e mërkurë.

Kaisari ishte planifikuar të luante me Tarazin ditën e mërkurë, por për shkak të rasteve të reja të konfirmuar me Koronavirus ndeshja është shtyrë, pasi nuk bëhej fjalë për 1 apo 2 lojtarë, por për plot 25 lojtarë.

Kujtojmë se në këtë klub aktivizohet edhe Artur Rexhinaldo, i cili në sezonin e kaluar shkëlqeu në Superiore, por nuk dihet nëse sulmuesi nga Mozambiku është një nga të infektuarit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Telenovela Kumbulla/ Telenovela Kumbulla, Verona hap derën për…

Publikuar

-

Nga

U duk sikur çdo gjë u mbyll me shtrëngim duarsh dhe mbetej vetëm firma në kontratë që Kumbulla të vishte fanellën e Lazios. Por telenovela e transferimit të tij do të zgjasë më gjatë. Oferta e ekipit të Tares nuk ka lënë tërësisht të kënaqur Setti-n, i cili duke e ditur mjaft mirë se çfarë talenti ka në klubin e tij është i hapur të dëgjojë oferta të tjera.

Kështu sipas asaj që flitet në Itali, presidenti i Veronës do të takohet edhe me menaxherët e Interit. Setti dëshiron të dëgjojë edhe fjalën e tyre, ndërsa më parë refuzoi 18 milionë euro dhe shërbimet e Salcedo nga zikaltrit. Në këtë mënyrë Interi e ka të qartë se duhet të ofrojë më shumë për të blerë Marash Kumbullën. Në fund te Verona do të bëjnë vlerësimet e tyre për të vendosur përfudnimisht edhe mbi të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

LEXO TE PLOTE

La Liga

ZYRTARE/ Konfirmohet goditja e bujshme e Juventusit në merkato, ja detajet e marrëveshjes

Publikuar

-

Nga

Tashmë edhe zyrtarisht, Artur është lojtari më i ri i Juventusit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Barcelonës, që në faqen zyrtare njofton tifozët për largimin e mesfushorit brazilian.

Klubi katalanas njofton mbylljen e marrëveshjes, e cila i ka kushtuar bardhezinjve 72 milionë euro plus 10 milionë euro Tashmë Artur do të jetë lojtari i Juventusit nga sezoni i ardhshëm, me Sarrin që do të mundohet të përqendrojë vëmendjen maksimale në mesfushorin brazilian.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

SKANDALI/ Tifozi 19-vjeçar i Liverpulit thith kokainë mbi kapelen e policit

Publikuar

-

Nga

Pamjet e festës së tifozëve të Liverpulit në rrugët e qytetit pas shpalljes së “Reds”-ave kampionë pas 30 viteve të enjten sollën shqetësimin e autoriteteve dhe klubit, që kishin bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

Policia e Mersejsajdit arrestoi 15 persona, pasi turma u bë e dhunshme, duke goditur oficerët e policisë, ndërsa një video ka shokuar opinionin. Në të shfaqet një tifoz 19-vjeçar, i cili gjatë përleshjes me policinë, e mbush kapelen e tij me kokainë dhe nis ta thithë atë.

Në këtë kohë pandemie, policia është e shqetësuar për grumbullimet e tifozërisë, ndërsa klubi ka thënë se festa do të organizohet, por në një tjetër moment. Plani është që parada të mbahet në shtator.

LEXO TE PLOTE