LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paloka jep detaje për listën e deputetëve/ Çfarë do të ndodhë me kritikët e fortë të Bashës

29 Qershor 2020, 12:47, Politikë CNA
Paloka jep detaje për listën e deputetëve/ Çfarë do

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka dhënë detaje lidhur me procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Sipas tij, ky proces, i jep mundësi kujtdo që kërkon të japë një kontribut politik që harmonizohet me filozofinë e kësaj partie. Sipas tij, fjalën e fundit në këtë proces e ka Këshilli Kombëtar, ashtu siç parashikohet te statuti i PD-së.

?Procesi është detajuar në udhëzimin e fundit që miratoi Kryesia e Partisë Demokratike. Anëtarësia e PD-së do të ketë dy herë të drejtën dhe mundësinë për të përzgjedhur kandidatët e preferuar. Së pari, në propozimet që do të bëhen, ku çdo anëtar do të ketë të drejtë të propozojë një kandidat (madje është parashikuar dhe e drejta e vetëpropozimit me dhjetë firma anëtarësh të PD-së). Së dyti, në seleksionimin nëpërmjet votimit ?një anëtar, një votë, të kandidaturave që do të rikthehen në degë pas verifikimit të kritereve që do të bëjë Komisioni i Posaçëm që do të ngrihet në bazë të udhëzimit. Kriteret për kandidatët janë publikuar bashkë me udhëzimin dhe kanë të bëjnë kryesisht me parime mbi të cilat qëndron PD-ja. Ndërkohë që përveç dy grupimeve partnere që janë LDG dhe FRPD, me preferencë shihen dhe grupime të tjera që janë pranë PD-së si pronarët dhe të përndjekurit politikë të diktaturës. Pastaj sigurisht që ka edhe kritere që lidhen me arsimin, reputacionin , kontributet e kandidatëve në jetën politike, por jo vetëm të kandidatëve?, ka thënë Paloka për Gazetën Shqiptare.

Më tej, Paloka ka sqaruar edhe çfarë do të ndodhë me kritikët më të fortë të Lulzim Bashës nëse propozohen nga anëtarsia.

?Ata që ju i quani ?kritikët e Bashës? janë dhe sot në forumet më të larta të PD-së. Kritika nuk është një problem për PD-në, përkundrazi. Por, duhet të bëjmë dallim midis kritikëve dhe atyre që e kanë gjuajtur PD-në me gurë. Duhet të bëjmë dallimin midis atyre që kritikojnë për të përmirësuar apo për të zgjidhur një problem brenda PD-së (dhe kur këto zgjidhje janë të ndryshme nga mënyra si i sheh kryetari i partisë) nga ata që nën petkun e kritikëve, në fakt nuk kanë lënë gjë pa bërë për të dëmtuar Partinë Demokratike?, thotë Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga