Connect with Us

Nga Elona Caslli/ Mos keni ngatërruar babain, zoti Hoxha?!

Opinione

Nga Elona Caslli/ Mos keni ngatërruar babain, zoti Hoxha?!

Publikuar

-

Nga Elona Caslli/ Mos keni ngatërruar babain, zoti Hoxha?!

Në këtë ditë të nxehtë qeshori, ku dielli duket si akuzë qiellore zoti Hoxha, u përballa me shkrimin tuaj adresuar Kryeministrit Rama si dhe disa ambasadorëve.

Fillimisht mendova se ishte një lajm i sajuar, por jo, e verifikova dhe dola në përfundimin se nuk ishte aspak sajesë. Ishit ju, që në vetë të parë i drejtoheshit kryeministrit të vendit.

Fjalia që më tërhoqi vëmendjen ishte:- Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni.

Zoti Hoxha mos keni ngatërruar baba?!

Dua të them, mos ndoshta gabimisht keni ngatërruar babanë tuaj, me një shqiptar të ndershëm?! Sigurisht që juve mund të mos t’ju interesojë se ç’mendim kanë të tjerët për babain tuaj, për sa kohë ky i fundit nuk shenjon një periudhë historike në jetën e një vendi.

Në rast të kundërt në mos ju interesoftë juve, çka thuhet për babain tuaj, i intereson historisë.

Në letrën tuaj keni treguar një ndjeshmëri të lartë kundrejt babait tuaj përmes fjalisë- Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës.

Përsëri lind pyetja- Mos keni ngatërruar baba zoti Hoxha?! Mos ndoshta nuk jeni në dijeni se sikundër ju keni ndjeshmëri ndaj sendeve të babait tuaj, ka dhe shumë njerëz që kanë ndjeshmëri tepër të lartë për plagët që hap figura dhe përmendja e këtij të fundit?!

A e dini kush është babai juaj zoti Hoxha? A e dini se i biri i kujt jeni?

Në jetë nuk mund të zgjedhim vendin ku lindim dhe familjen që na rrit. Me pak fjalë kombësia dhe prindërit na janë paracaktuar qysh në lindje. Ajo çka kemi në dorë, është të mbajmë një qëndrim kundrejt vendit dhe familjes në një moshë madhore.

Unë nuk e di se çfarë do të thotë të jesh biri i një xhelati. Kam lexuar veçse një rrëfim në një roman nga Boulaem Sansal. Dyshoj që përkon me përjetimin apo me fatin tuaj, megjithatë në kontekstin e xhelatëve të historisë duhet sjellë në vëmendjen e lexuesit…

“”Çfarë do të thotë të zbulosh papritur se je biri i një Xhelati?

Të jesh djalë i nje xhelati është më keq se të kesh qene vetë xhelat. Do të thotë që pasi të kesh rrëmuar në sëndukun e Xhelatit dhe të kesh numëruar viktimat e tij , në garazhin e vilës tënde pas shumë vitesh , të shkruash mbi faqen e ditarit tënd…..

Im atë nuk ka vrarë një njeri, ka vrarë dy, pastaj njëqind, pastaj mijëra dhe dhjetra mijëra dhe mund të kishte vrarë miliona.Në orën e llogarisë, në orën e zgjimit zgjodhi t’u kthente shpinën viktimave dhe t’ia mbathte.Njëlloj sikur t’i vriste për herë të dytë. Kjo është e llahtarshme.Pastaj, me ndërgjegje, bëri gabimin e dytë që la trashigimtarë, duke e ditur se , herët a vonë, e vërteta do të dilte në sipërfaqe dhe se fëmijët e tij do të hiqnin picirin.””‘

Boualem Sansal

Zoti Hoxha para se të kërkonit publikisht të drejtën në këtë vend dhe të shprehnit keqardhjen për humbjen e relikeve, duhet të kërkonit ndjesë, për t’u distancuar nga xhelati i kombit që përkon me figurën e babait tuaj.

Në jetë të gjithë humbin diçka. Humbim kohë. Humbim njerëz. Humbim dashurinë.

Familjes Hoxha i ka humbur ndjesa, nëse e ka njohur ndonjëherë si institucion këtë të fundit.

Ju mund të kërkoni të drejtën e mohuar në këtë vend si individ. Në çastin që këtë të fundit e kërkoni si i biri i Enver Hoxhës dhe e sillni edhe si element në kërkimin e së drejtës, atëherë duhet të kërkoni fillimisht ndjesë dhe pastaj të kërkoni të drejtën.

Situata që keni përjetuar ju zoti Hoxha, është e ngjashme me situatën që kanë përjetuar qindra familje gjatë një gjysmë shekulli. Them e ngjashme, sepse përjetimi juaj nuk ka asgjë të përbashkët me arrestimin, burgosjen, internimin dhe me jetët e pëvëluara dhe të çuara dëm.

Ju po përballeni me autoritetin absolut të Kryeministrit Rama . Kanë shumë kohë shqiptarët, që përballen me këtë autoritet. Ndoshta ju e keni vënë re tani, pasi mbërriti në shtëpinë tuaj.

Megjithatë, duhet të ndiheni të lumtur. Mund të kishte shkuar dhe më keq. Me pak fjalë, keni të drejtë kur në fund të letrës i shprehni mirënjohjen policisë së shtetit për sjelljen e mirë. Mund të ishit përzënë edhe me gaz që në të gdhirë nga banesa juaj. Policia është treguar krejt e sjellshme me ju.

Lidhur me të drejtën që kërkoni tek kryeministri i vendit, kam frikë se kërkesa juaj do të refuzohet. A e dini pse?

Epokat historike sa ç’janë të ndryshme janë edhe po aq të ngjashme. Kam përshtypjen se koha që po jetojmë është një deja vu e errësirës prej gjysmë shekulli që jetuam.
Kam frikë se do t’ju ndodhë sikundër i ndodhi asaj vajzës së vogël të Agron Tufës tek libri “ Kur këndonin gjelat e tretë”.

-Më thanë tako sekretaren e Haxhiut, Nexhmie Hoxhën. Ah, më gënjeu fytyra saj e amël dhe vështrimi kureshtar prej qelqeve të syzave. U mbusha me shpresë. Në vend që të flisja, qaja. Iu luta që t’ia falnin jetën Axhës Dedë. ” Nuk kam asnjë njeri tjetër në këtë botë”- i thashë.

  • Pse t’ia falësh jetën atij? Ai është armik i popullit!
  • Axha asht meshtar,- thashë. Ai e ka zemrën plot dashuni për njerëzit.
  • Hiq dorë,- më tha buzagaz ajo:- ti mund të bëhesh bijë e Partisë.
  • Ma bani kët nder, zonjë: s’kam as babë, as nanë, veç kët axhë. S’do t’ua harroj nderën, sa të jem gjallë!
  • Shkruaj një lutje këtu dhe do ta analizojmë,- tha ajo duke u ngritur ngutazi.

Më 9 Maj dhe pse rrija tek porta e Kuvendit Popullor, përgjigja më erdhi në zarf. Me shkrim
” Lutja yte, refuzohet!”.

Post Scriptum- 1944- Shqipnia e terrorrizueme kishte ra në koma. Njerëzit e ditun nuk dijshin ma kurrgja dhe njerëzit e paditun kishin në dorë gjithçka. – At Zef Pllumi – Rro vetëm për me tregue

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Milot-Fier, po vjen afera e radhës

Publikuar

-

Nga

Projekti i rrugës Milot- Fier është “gjylja e fundit” e premtimeve bombastike në infrastrukturë pas ëndrrave 3D të tuneleve, që nuk u dihet akoma kosto financiare e mjedisore dhe atyre për hidrocentralin madhështor të Skavicës. Ky i fundit madje riciklohet nga çdo qeveri një herë në 4 vjet, ndonëse askush nuk i hyn llogarive ekonomike e mjedisore të projektit, i cili edhe në kohën e diktaturës e bënte udhëheqësin fuqiplotë të djersitej nga ideja e përmbytjes masive dhe shpërnguljes së gjithë banorëve në zonën më pjellore të Dibrës.

Ambalazhimi dhe marketimi i ëndrrave infrastrukturore në periudhën me depresionin më të madh ekonomik duket se u shërben promovuesve për të fshehur dështimet spektakolare të viteve të fundit. Ky dështim është i qartë kudo, madje edhe tek projektet me financim të siguruar e që u filluan me aq zell nga qeveria dy-tre vite më parë. Rruga Delvinë-Kardhiq, hekurudha Tiranë-Durrës apo unaza e kryeqytetit nxjerrin në pah jo vetëm pa-aftësinë manaxhuese të proceseve por edhe dalldinë korruptive të “qenve të oborrit që kanë dalë nga zinxhirët” dhe luftojnë për cdo kockë të fundit të thesarit të gjymtuar publik.

Por le të kthehemi tek Gjylja e fundit Milot-Fier, që sipas ministres së Infrastrukturës do të jetë një investim i ngjashëm me gazsjellësin TAP. Në fakt këtu historia bëhet sa komike aq edhe obskure e korruptive, sidomos e thënë shkarazi gjatë inaugurimit të Bypasit te Fierit, një tjetër dëshmi e gjallë e dështimit të një projekti të filluar nga qeveria e Sali Berishës dhe që u zgjidh vetëm në mandatin e dytë të Edi Ramës.

Komike sepse në çdo dalje publike Edi Rama dhe Belinda Balluku shpikin nga një projekt të ri madhor në infrastrukturë, por për asnjë prej tyre nuk ka nga pas ndonjë strategji apo dokumet zyrtar mbështetës. Njëherë u trumbetua koncesioni për rrugën Tiranë-Durrës, më pas u shpik Thumanë-Rrogozhinë, që rrugës u tenderua si Thumanë-Kashar dhe pastaj u anullua për t’u bërë prapë Thumanë-Rrogozhinë. Por saga qesharake nuk përfundon këtu.

Në një dalje publike vetë ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku tha se kishte anulluar koncesionet e rrugëve Milot Balldren dhe Orikum Dukat, pasi do të behej segmenti i Korridorit Blu. Më pas rezultoi që asnjë nga këto kontrata nuk është anulluar, por thjesht u janë hequr fondet për këtë vit. Ndërsa Thumanë-Kashar- Rrogozhinë sëë fundmi është zëvëndësuar nga varianti Milot-Rrogozhinë-Fier me koncesion dhe me pagese.

Një qeveri, e cila në në një vit të vetëm shpik dhe ndryshon 6 projekte strategjike në rastin më të mirë është strategjikisht qesharake. Në rastin më të keq i ndryshon prioritetet strategjike të vendit sipas parimit kush ofron bakshishin më të lartë. Me sa duket në këtë rast janë të dyja, Fundja korrupsioni të bën edhe qesharak.

Nëse kërkon projekt, dokument apo strategji se si u percaktua gjylja e radhës Milot-Fier të gjithë ngrenë supet dhe sytë duke thënë….e di ai Lart. Kur kërkon informacion se kush është grupi i punës që po merret me këtë proces siç kërkon ligji i partneritetit publik privat, pra komiteti i ekspertëve nga ministruia e financave dhe ajo e infrastrukturës, që duhet duhet të përgatisin studimin e fizibilitetit dhe vlerësimin leverdisshmërisë ekonomike askush nuk e di por të gjithë presin t’ja u sjellë të gatshme privati.

Në ministrinë e Infrastrukturës ka kohë, që flitet se një kompani greke po merret me këtë projekt duke ndryshuar mendje sa herë llogaritë nuk i dalin ashtu siç ndryshojnë dhe deklaratat ministrore që siç duket ndjekin oreksin e privatit te interesuar. Ky projekt, i cili mendohet se do të shkojë mbi 1 miliardë dollarë si rregull duhet të përgatitet me shumë kujdes pasi implikimet buxhetore janë të konsiderueshme dhe në kuadër te ndryshimeve ligjore, që nuk lejojnë me projekte me propozime të pakërkuara shteti duhet të ishte lideri i këtij procesi. Teksa dëgjon deklaratat e ministres se me këtë çeshtje po merret një grup ekspertësh dhe se shumë shpejt do te hapet gara mendon që gjithçka ka përfundur dhe është gati.

Por në ministri të gjithë ngrenë supet. Asnjë studim nuk është përgatitur, askush nuk e di koston e projektit, askush nuk ka bërë llogari të besueshme të trafikut potencial dhe si rrjedhim garancitë financiare që do të paguajë nëse buxheti i shtetit dhe qytetarët shqiptarë. Të gjitha këto të bëjnë të mendosh se një tjetër aferë e kobshme po pergatitet, ku një kompani e huaj punon për llogari të saj, percakton shifrat sipas interest të saj, madje duke bërë dhe studimin e trafikut dhe kostove, në kundërshtim të plotë më ligjit dhe në konflikt të pastër interesi.

Shkurt askush nga ekspertët dhe zyrtarët e ngarkuar të ministrisë nuk di asgjë. Projektin dhe studimin e fizibiltetit do ja u sjellin të gatshëm për të vënë firmat dhe bashkë me të dhe haraçin që do të paguajë buxheti i shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë. Ky është një film i përsëritur, të cilin shqiptarët e kanë parë njëherë me projektet e inceneratorëve, ku gjithcka u përgatit nga privati në mënyrë obskure dhe korruptive.

Tashmë taksapaguesit po paguajnë faturat e panumërta të aferës korruptive, ndërsa në ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Financave askush nuk di të thotë se sa do të shkojë kosto perfundimtare, që do të paguajë buxheti i shtetit per inceneratoret. Por tani po vjen gjylja korruptive e radhes, Milot-Fier.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Fotografia e turpit/ Demokratët e Përmetit e qelbën natyrën politike

Publikuar

-

Nga

Fotografia e turpit/ Demokratët e Përmetit e qelbën natyrën politike

Po mundohemi të qërojmë nga Përmeti kriptosocialisten mediokre-hajdute Mirela Kumbaro, ndërkohë demokratët përmetarë sjellin aty një tjetër ndotje, një tjetër veremlli.

Nga fshatrat e Korçës shfaqet në vendlindjen tonë hemafroditi politik Ervin Salianji me shpresën që në zgjedhjet e qershorit 2021 të marrë votat tona.Oooo milet, o militantizëm servil.

Treva jonë ka nxjerrë gra e burra me kontribute të papërsëritshme që kanë bërë të dridhet Atdheu nga Jugu në Veri, ju promovoni dhe u serviloseni jashtëqitjeve organike të Tiranës?

Hiqni dorë o të majtë e të djathtë nga këto dallavere provinciale, mot e tutje në parlament, Përmetin do e përfaqësojnë vetëm përmetarë të denjë. Të majtë a të djathtë qofshin! / Shënim: Shkrimi është marrë nga faqa Bashkësia Përmet që menaxhohet nga Bledi Mane.

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Me pranga në duar/ Mynyr Konin çojani SPAK-ut”

Publikuar

-

Nga

"Me pranga në duar/ Mynyr Konin çojani SPAK-ut"

Nga Bledi Mane

Mandati si rektor i Universitetit të Tiranës i ka mbaruar qysh në prill por si mjellmë e plakur po këndon të fundit këngë. Është këngë e kobshme, e dhimbshme që mban peng qindra e qindra studentë. Lexoni historinë e pastaj revoltohuni.

540 studentë të Fakultetit Ekonomik kanë përfunduar këtë vit mes sakrificave studimet e tyre në nivelet Bachelor dhe Master. Janë laureuar plotësisht të gjithë por vetëm 19 prej tyre kanë marrë në dorë diplomat. Vetëm 19 prej tyre rektori i universitetit Mynye Koni u ka firmosur dhe vulosur dokumentin akademik ndërsa 521 studentë të tjerë i fyen e i mban pezull gjasme me pretekstin e mosmarrëveshjes që ka me Senatin dhe Fakultetin Ekonomik. Ky i fundit në një deklaratë publike hedh poshtë mosmarrëveshjet me rektoratin dhe fton Mynyr Konin të firmosë diplomat e studentëve pa të cilat nuk fillojnë dot studimet e thelluara madje askush nuk i merr dot as në punë.

Një interesim dhe investigim i imi personal nxjerr sot në pah se 19 studentët e ekonomikut që kanë marrë para të tjerëve kartonat e diplomave, kanë paguar rryshfet te sekseri i rektorit. Dhe sekseri i rektorit quhet Albano Zhapa, drejtor i kurikulave i punësuar nga Mynyr Koni me shkelje të forta ligjore. 100 euro për të marrë diplomën tënde, mundin tënd si qokë e fundit e rektorit badakçi.

Mendova se sdudentët do protestonin sërish por harrova që Dhërmiu i hapi dyert dhe shumë prej tyre janë duke bërë shkuma party. Fundja mirë bëjnë, me 100 euro argëtojnë veten e tyre sesa tia japin plakushit Mynyr!

 

LEXO TE PLOTE