Connect with Us

“Nëse konfirmohet aktakuza jap dorëheqjen”/ Thaçi shkon në Hagë si President

Kosova & Rajoni

“Nëse konfirmohet aktakuza jap dorëheqjen”/ Thaçi shkon në Hagë si President

Publikuar

-

Presidenti Hashim Thaçi deklaron i bindur se nuk do të gjendet asnjë provë kundër tij. “Gabimet politike në paqe mund të kem bërë por krime lufte asnjëherë”

Presidenti Hashim Thaçi, ka dalë me deklaratë për aktakuzën e Gjykatës së Hagës për krime lufte. Ai ka shprehur rezervat e tij për qendrimin që mbajnë ndërkombëtarët me Serbinë dhe Kosovën. Thaçi është shprehur i hapur për gjykimin dhe i sigurt për pafajësinë e tij dhe ish-luftëtarit të UÇK.

“Zemra ime është e lënduar. Gjaku im është i nxehtë, por i pastër. Ndihem sot i çliruar prej brengës dhe ballafaqimeve politike. Duhet të zbardhet çdo akuzë dhe çdo pretendim. Gabimet politike në paqe mund të kem bërë por krime lufte asnjëherë”, thotë Presidenti.

LEXO EDHE:  1 mijë euro për çertifikatën e pronësisë/ Lihen në burg 4 të arrestuarit

Mw tej Thaçi deklaron se do të kryente të njëjtat veprime nëse në pushtet në Serbi do të ishte Millosheviçi.

“Për Gjykatën që do përballem kam dhënë  mbështetjen dhe votën time. Po të ishte koha e Millosheviçit do të bëja të njëjtën gjë, por çështja duhet t’i lihet në dorë OKB. Do të isha i lumtur që bashkësia ndërkombëtare të aplikonte të njëjtat standarde me Kosovën dhe Serbinë. Është fakt dallimi mes dy vendeve. Nëse konfirmohet aktakuza jap dorëheqjen””, është shprehur Thaçi. /CNA.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut nuk gjen paqe/ Ndërrojnë jetë 12 pacientë me Covid-19, regjistrohen 132 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Shifrat e fundit nga Italia/ Regjistrohen 126 raste të reja me Covid-19, ja sa kanë humbur jetën

Në Maqedoninë e Veriut vijon të ketë shtim të rasteve të reja të prekur nga Covid-19.

Mediat raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 12 persona dhe janë konfirmuar pozitive me koronavirus 132 persona.

Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve është 6209 prej të cilëve 2427 janë shëruar kurse 298 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra shqetësuese nga Kosova/ Sa të infektuar me Covid u konfirmuan këtë të diel

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të dielën në Kosovë janë konfirmuar edhe 87 raste me koronavirus. Rezultatet janë në bazë të 202 testimeve të kryera nga ana e Institutit.

Numri i të infektuarve, që nga mesi i muajit mars, ka arritur në 2677. Aktualisht janë 1.203 raste aktive. Sipas njoftimit, nga Covid janë shëruar edhe 31 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 1.425.

LEXO EDHE:  Përplasja Berisha-Thaçi/ Reagon Rama

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Që nga fillimi i epidemisë, në Kosovë janë shënuar 49 viktima./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Akuzat nga Gjykata e Hagës/ Thaçi shtyn papritur konferencën e paralajmëruar

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmjen e sotme kishte lajmëruar se do u drejtohej qytetarëve me një fjalim nga zyra e tij, për herë të parë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Nga Zyra e Presidentit Thaçi kanë njoftuar se konferenca i tij shtyhet për nesër në orën 20:00. Kujtojmë që Thaçi dhe kryetari i PDK-së Kadri Veselin akuzohen për krime lufte, vrasje të paligjshme, zhdukje të trupave, e përndjekje.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Sot seanca gjyqësore për të ndaluarit

LEXO EDHE:  “Amnisti dhe dhurata”/ Vendimet e gjykatave që i rikthyen lirinë dhe pronat Kajollit

“Motra dhe vëllezër, Miq të dashur! Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, shkruante Thaçi në postimin ku lajmëroi takimin e sotem./CNA.al

LEXO TE PLOTE