Connect with Us

Në Greqi vetëm me avion/ Mbyllen kufijtë tokësorë dhe detarë

Sociale

Në Greqi vetëm me avion/ Mbyllen kufijtë tokësorë dhe detarë

Publikuar

-

Në Greqi vetëm me avion/ Mbyllen kufijtë tokësorë dhe detarë

Ambasada greke ka njoftuar se si do të bëhet lëvizja nga 1 korriku drejt shtetit fqinj.

Në njoftim thuhet se udhëtimet drejt këtij shteti mund të realizohen vetëm përmes fluturimit me avion në aeroportin e Athinës.

Ndërsa nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi përmes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.

“Sipas  udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese  të Greqisë (ΦΕΚ Β’ 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet  nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet  mundësia e realizimit të fluturimeve  drejt aeroportit  Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.

LEXO EDHE:  Humbi jetën në një burg në Greqi/ Zbulohet identiteti i shqiptarit

Përjashtohen:

a) Qytetarë grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi,

b) kalimi i kamionëve për transport mallrash,

c) transporti i mallrave me anije,

d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.

Ky rregjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik. Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Preket nga Covid-19 Nikolin Jaka/ Dërgohet me urgjencë tek Infektivi

Publikuar

-

Nga

Infektohet me Covid Kreu i Dhomës së Tregtisë/ Shtrohet tek Infektivi

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka ka rezultuar pozitiv ndaj tamponit të kryer për Covid-19.

Mësohet se Jaka është shtruar në spitalin Infektiv paraditen e djeshme.

Nuk dihen ende detaje lidhur me gjendjen aktuale shëndetësore të Jakës, por CNA.al mëson se i infektuar para Jakës ka qenë vëllai i tij. Mësohet se Jaka aktualisht paraqet gjendje të qëndrueshme.

LEXO EDHE:  Humbi jetën në një burg në Greqi/ Zbulohet identiteti i shqiptarit

LEXO EDHE:  Negociatat Shqipëri-Greqi/ Zbardhet takimi Bushati-Kotzias

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vijon fuqizimi i njësive të terapisë intensive/ Manastirliu në QSUT: 265 monitorë të rinj për reanimacionet

Publikuar

-

Nga

Vijon fuqizimi i njësive të terapisë intensive/ Manastirliu në QSUT: 265 monitorë të rinj për reanimacionet

Forcohen kapacitetet e pajisjeve jetëshpëtuese në terapinë intensive në spitale, me 265 monitorë të rinj, financim i qeverisë shqiptare, për t’ju përgjigjur situatës së shkaktuar nga COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar Qendrësn Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kuadër të forcimit të njësive të terapisë intensive në spitalet universitare dhe rajonale.

“Janë 265 monitorë, 50 prej të cilëve janë multi-parametrikë, janë pajisje të rëndësishme jetëshpëtuese që I shtohen flotës së aparaturave mjekësore në spitale, me qëllim forcimin e kapaciteteve në terapitë intensive, në kuadër të strategjisë sonë të përgjigjes ndaj COVID19, për t’I shërbyer sa më mirë pacientëve”, tha Manastirliu.

Duke folur për strategjinë për përballjen e situatës, Manastirliu tha se po rriten kapacitetet spitalore për të përballuar nevojat sot dhe në të ardhmen.

“Strategjia është dinamike, po I përgjigjet nevojave aktuale por edhe në të ardhmen, qoftë për testimet, kapacitetet në terren, gjurmimin dhe izolimin, për të kufizuar përhapjen e COVID19”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën heroike që po bëhet në shërbimin infektiv në QSUT, Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura dhe të mbajnë maskën pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Secili duhet të udhëheqë përmes shembullit. Ne të parët dhe çdo qytetar. Çdo qytetar ka të drejtat e tij por edhe detyrimin përkashi shëndetit të tij dhe njerëzve që e rrethojnë. Mbajtja e maskës, distancimi fizik dhe higjiena vetjake janë të vetmet armë që kemi për ta kufizuar virusin. Secili me shembullin personal, të tregohemi të kujdesshëm dhe të kemi përgjigjen e duhur edhe në këtë fazë të dytë të rihapjes”, tha Manastirliu.

Ndërsa shefja e shërbimit Infektiv tha se aktualisht shërbimi ka një fluks të shtuar dhe bëri apel për respektimin e rregullave nga qytetarët.

LEXO EDHE:  Takim emergjent për krizën greke, kuarteti i druhet falimentit

LEXO EDHE:  Takim emergjent për krizën greke, kuarteti i druhet falimentit

“Kemi shtim të numrit të personave të shtruar dhe natyrisht kemi shtim të pacientëve që kërkojnë ndjekje në terapi intensive. Pikërisht pajisjet me këto aparatura që i ofrohen pacientëve në terapi intensive janë një ndihmesë e madhe që ofrohet për shtimin e përkujdesit. Megjithatë do thosha diçka që, çfarë ne ofrojmë në terapi intensive është maksimumi jonë nga ana profesionale, por popullata duhet të jetë shumë e ndërgjegjshme që liria e një personi shkon deri aty sa nuk cënohet shëndeti i tjetrit. Ju siguroj që virusi tani ka filluar të përzgjedhë çdo grup moshe dhe duke agravuar situatën shëndetësore të tyre. Ndaj thirrja e vetme që mbetet është: Ne jemi në shërbimin tuaj! Kemi shumë muaj që jemi vetëm në shërbimin tuaj, por kini parasysh që edhe ju keni detyrimin për të ruajtur distancimin fizik dhe e dyta mbajeni maskën kudo që jeni sepse janë të vetmet arma që kemi për t’u mbrojtur nga ky lloj virusi”, tha Çomo.

Me financim nga buxheti i shtetit, drejtoria e QSUT po përfundon rekrutimin e stafit mbështetës prej 50 mjekësh, infermierësh për të përballuar fluksin e mundshëm të COVID19 në spitalin COVID 3 (ish-kirurgjitë), e cila do të hapet nëse do të ketë shtim të rasteve në spitalin Infektiv, paralelisht me spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” nëse do të ketë shtim të rasteve në terapi intensive që kanë nevojë për trajtim të specializuar.

Sipas strategjisë së miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, janë katër spitale të parashikuara për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19, me një kapacitet prej 550 shtretër.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër pozitive me COVID-19/ Nisin testimet e punonjësve

Publikuar

-

Nga

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Emilia Koliqi ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Koliqi ka bërë testin një ditë më parë dhe sot ka marrë konfirmimin si e infektuar.

Tashmë pas përgjigjes Koliqi ndodhet në karantinë në banesën e saj. Pas konfirmimit të saj me COVID-19 një sërë punonjësish të Bashkisë Shkodër po bëjnë tamponet kryesisht ata që kanë patur kontakte me nënkryetaren Koliqi.

LEXO EDHE:  Tragjedia nga tërmeti/ Solidarizim maksimal i popullit grek me shqiptarët

LEXO EDHE:  Grindja gjermano-greke - një rast për psikologun

Bëhet me dije po merren masa për testet ndaj punonjësve të tjerë por edhe dezinfektimin e zyrës së nënkryetares dhe mjediseve të tjëra të Bashkisë Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE