Connect with Us

Meta për kushtet e BE-së/ Numri 15 flet vetë, kjo punë nuk zgjidhet me lobim

Politikë

Meta për kushtet e BE-së/ Numri 15 flet vetë, kjo punë nuk zgjidhet me lobim

Publikuar

-

I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, presidenti Ilir Meta foli edhe për15 kushtet e BE-së ndaj Shqipërisë në mënyrë që të çelen negociatat.

“Situata është e qartë që nga vendimi i Këshillit të vendeve anëtarë, por që u përcorua më shumë nga PE që Shqipëria duihet të plotësojë 15 kushte dhe duhet të plotësojë disa kushte madhore para se të bëhet konferenca e parë, e shpalljes së çeljes së negociatave dhe disa nga keto janë reforma zgjedhore që duhet bërë me konsesus, ngritja e Gjykatës Kushtetuese sipas rekomandimeve të Venecias, ngritja e Gjykatës së Lartë dhe disa kushte të tjera”, tha presidenti.

LEXO EDHE:  6 muajt e ardhshëm/ Rëndësi vendimtare për integrimin në BE

Me Ramën jemi takuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit europian dhe e kam bërë të qartë qëndrimin dhe angazhimin tim për plotësimin e kushteve. Pas një vonese të jashtëzakonshme Komisionit të Venecias publikoi raporton final për Gjykatën Kushtetuese dhe unë kam filluar menjëherë punën për zbatimin e tyre.”, u shpreh Meta.

Sipas tij, “këta mendonin se kushtet zgjidhen me lobim. Kjo punë nuk zgjidhet me lobim. Janë disa kushte dhe kritere që duhen plotësuar”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta habit me deklaratën/ “Në Komisionin e Venecias është lobuar kundër meje, kam dokumenta”

Publikuar

-

Nga

Meta habit me deklaratën/ “Në Komisionin e Venecias është lobuar kundër meje, kam dokumenta”

“Në Komisionin e Venecias është lobuar kundër meje”. Kështu deklaroi pak minuta më parë presidenti Ilir Meta.

Teksa u pyet nga gazetari Çim Peka, Meta tha se që as nuk e vë në dyshim se është lobuar kundër tij, madje pretendon se për këtë ka edhe dokumenta që e vërtetojnë.

Kreu i Shtetit tha në Syri Tv se nuk do t’i publikojë këto dokumenta, pasi Komisioni i Venecias e ka thënë fjalën e fundit.

LEXO EDHE:  Kryetarja e Parlamentit Serb vjen nesër në Tiranë

LEXO EDHE:  Shtyrja e vendimit për mandatin e Dvoranit/ Meta: Përgjegjësi e KLGJ dhe e askujt tjetër

“Është e padiskutueshme që po. Kjo është edhe e provuar por unë nuk kam dashur të paraqes dokumenta. Kam pasur gjithmonë besim te vendimet e Komisionit të Venecias se nuk e kam shkelur asnjëherë Kushtetutën. Absolutisht që është lobuar për të ndryshuar variantin e 6 marsit. Kam dokumenta, patjetër. S’kam asnjë interes për të publikuar, se Venecia e ka thënë fjalën e saj”, nënvizoi Presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela për Thaçin/ Nëse ka vrarë njerëz të pafajshëm, nuk mund të jetë President

Publikuar

-

Nga

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar thirrjen e Hagës ndaj Hashim Thaçit, në emisionin Open në Top Channel. Ngjela tha se e sheh si normale aktakuzën dhe Thaçi duhet të përgjigjet, dhe nëse provohet fajësia ai nuk duhet të jetë president.

“Të gjithë jemi Jozef K. i Franc Kafkës. Shteti, institucionet të akuzojnë. Nëse Thaçi ka vrarë njerëz të pafajshëm, nuk mund të jetë President Ajo është akuzë ndërkombëtare. Mund të marrësh fajësinë ose jo. Këtu po flitet për gjykim, jo për terrorizëm ose kidnapim”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “godet” Gjykatën e Hagës/ “Ngritja e saj ishte e padrejtë dhe e sforcuar”

Publikuar

-

Nga

Meta “godet” Gjykatën e Hagës/ “Ngritja e saj ishte e padrejtë dhe e sforcuar”

Presidenti Ilir Meta, la të kuptojmë pak minuta më parë se nuk i beson  Gjykatës Speciale të Hagës, teksa po fliste për aktakuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Meta tha se ngritja e kësaj gjykate ishte e padrejtë dhe e sforcuar, ndërsa theksoi se nuk beson te akuzat e ngritura nga Prokuroria e Hagës, por te pafajësia e drejtuesve të UÇK-së.

“Nuk besoj se ka patur shqiptarë që ka qenë pro dhe e kemi konsideruar si të padrejtë dhe të sforcuar. Të gjithë drejtuesit e UÇK kanë shkuar në Hagë dhe unë e thashë edhe më parë se ka qenë një kompromis dhe siç e tha vetë Thaçi, ata e kanë marrë parasysh pse duhej pranuar ky kompromis.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli: Rama dhe Meta janë “të paaftë për t’u turpëruar”, arrihet pazari i ri i bandës me dy koka

LEXO EDHE:  Leskaj shkon në vend të Metës në SHBA

Më pas do të vendoste Këshilli i Sigurimit dhe situata do të bëhej më pak e favorshme për Kosovën. Jam i bindur në pafajësinë e tyre. Siç kam qenë për Haradinajn, për Limajn e për të tjerë”, nënvizoi Kreu i Shtetit në Syri Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE