Connect with Us

Manastirliu i përgjigjet akuzave të opozitës/ “Po njëllosni punën e mjekëve”

Politikë

Manastirliu i përgjigjet akuzave të opozitës/ “Po njëllosni punën e mjekëve”

Publikuar

-

Manastirliu i përgjigjet akuzave të opozitës/ “ Mos bëni politikë me koronavirusin”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me situatën me Covid-19 në vendin tonë.

Me tonë të ashpra Manastirliu shkruan se hedh poshte sajesat e atyre, të cilët që nga dita kur virusi u shfaq, nuk kanë lënë ditë pa bërë politikë me të, me akuza shpesh herë kundërthënëse, duke njollosur padrejtësisht punën e mijëra ekspertëve të shëndetit, mjekëve, infermierëve, të cilët nuk e kanë ndalur asnjë çast luftën me Covid-19.

“Për të gjithë “mjekët” e politikës dhe “politikanët” e mjekësisë, që shëndetin e qytetarëve e shohin veç si një armë për ta përdorur në sulmin politik të ditës:

Ne vazhdojmë t’u besojmë dhe të ndjekim strategjinë e ekspertëve më të mirë të shëndetit publik në vend dhe punojmë çdo ditë si ditën e parë, për të forcuar kapacitetet e sistemit shëndetësor, në përgjigje të epidemisë Sars-Cov2.

Ne vazhdojmë të besojmë fort në ofrimin me transparencë të të dhënave, në mirëkuptimin si dhe bashkëpunimin me qytetarët, për masat e domosdoshme që nevojiten për mbrojtjen e shëndetit në këtë situatë pandemie.

Sot, numri i qytetarëve të shtruar në spital është rreth 20% e kapacitetit të shtretërve të vëna në dispozicion. Po bëhet një punë heroike nga mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës në spitalin Infektiv në QSUT.

Numri i fataliteteve për një milion banorë, është shumë më i ulët se sa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe i dyti më i ulët ndër vendet e rajonit.

Protokollet tona aktuale të survejancës janë të bazuara tërësisht në udhëzimet e OBSH dhe ECDC.

90 përqind e rasteve të dyshuara izolohen dhe konfirmohen brenda 48 orëve.

Ekipet e reagimit të shpejtë të shëndetit publik janë pa pushim në terren dhe janë funksionalë në të gjitha nivelet.

LEXO EDHE:  Prokuroria kërkon të dënohet Salianji

Strategjia jonë e izolimit, në një kohë kur virusi ishte në kulmin e fuqisë së vet goditëse dhe kur ekipet tona të shëndetit publik kishin shumë pikëpyetje dhe të panjohura mbi të, rezultoi një strategji E SUKSESSHME.

Kur ne vendosëm rihapjen e mirëmenduar dhe graduale, pas një izolimi ndër më të fortët dhe më të shpejtët, padyshim që kishim marrë parasysh se rritja e ndërveprimit dhe kontakteve do të sillte raste të infektimeve reja. Prandaj nuk e ndalëm asnjëherë komunikimin me qytetarët, duke kërkuar ndërgjegjësim për zbatimin e masave dhe protokolleve për çdo aktivitet.

Po kështu, ne nuk e ndalëm asnjë moment punën për forcimin e kapaciteteve spitalore dhe pajisjen me materiale të mbrojtjes personale për personelin mjekësor.

Raportimet mbi numrin e të infektuarve, për të cilat qytetarët dhe partnerët informohen çdo ditë, vijojnë të përcillen në mënyrë të saktë dhe mbi të gjitha TRANSPARENTE.

Ne i mirëpresim kritikat konstruktive të gjithësekujt, ashtu sikurse hedhim poshtë me neveri akuzat dhe sajesat e atyre, të cilët që nga dita kur virusi u shfaq, nuk kanë lënë ditë pa bërë politikë me të, me akuza shpesh herë kundërthënëse, duke njollosur PADREJTESISHT punën e mijëra ekspertëve të shëndetit, mjekëve, infermierëve, të cilët nuk e kanë ndalur asnjë çast luftën me Covid-19.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë të vetmet mjete që kemi në dispozicion në luftën me Covid-19, që janë distancimi social, vendosja e maskës kudo ku distancimi social nuk mund të ruhet.

Ndërsa kujt bën politike me coronavirusin, u bëjmë sërish thirrje të ndihmojnë duke dhënë pikësëpari shembullin personal për zbatimin e masave Anti-Covid, për të kontribuar edhe ata në luftën me këtë virus.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Fatjonat” e Kuvendit që besojnë te ringjallja

Publikuar

-

Nga

"Fatjonat" e Kuvendit qe besojne te ringjallja

Lajmi sot është rihyrja e PD dhe LSI në Kuvend.

Të dalë nga dera kryesore e Selisë së Kuvendit, grupet parlamentare të PD dhe LSI sot deklaruan që po rikthehen nga dritarja.

Listat e Monës dhe Luli Bashës që u bënë objekt dhe target sulmesh nga ata që i pollën, sot u ndreqën.

Sot PD dhe LSI, dmth Luli Basha dhe Mona u rimishëruan te “Fatjonat”.

Tek ata që mirë ose keq arritën të bindin gjithë shqiptarët për nevojën e hapjes së listave.

Dhe që tamam atë ditë, deklarojnë vetë, me vullnet të lirë se hapja e listave është kundra integrimit.

Nuk kuptohet dot se pas cilit berihaj po turren kësaj radhe “Fatjonat” e Kuvendit, por ajo që duket qartë që kauzat e përfaqësuara nga Murrizi, Hajdari dhe të tjerë deputetë të opozitës në Kuvend, për “Fatjonat” ishin thjesht berihaji i radhës.

Sidoqoftë dihej që një ditë, të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve, PD dhe LSI do duhet të akaparonin ndonje tip me status deputet.

LEXO EDHE:  Rrëzimi i dekretit të Metës/ Kallëzohen penalisht deputetët e mazhorancës

LEXO EDHE:  Prokuroria kërkon të dënohet Salianji

U duhej patjetër të paktën një deputet që të përfaqesonte siglën LSI dhe PD në Kuvend.

Ndryshe do duhet të bënin xhiron e Gjergji Bojaxhiut dhe të mblidhnin firmat e mbështetësve.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Kerkuan referendum për ndryshimin e sistemit, kur mundet që duke mbledhur firmat e mbeshtetësve të kishin bërë secili referendumin e vet përpara popullit.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Ndaj u duhen “Fatjonat”.

Mos kujtoni se u futën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

U duhen për të ringjallur veten.

Dhe si çdo sekt, për të mbajtur gjallë vetveten i duhen ca si “Fatjonat” që besojne te ringjallja për vete.

Procesi ka nisur!

“Fatjonat” sapo deklaruan që do të refuzojnë ushqimin.

Për të fituar ringjalljen.

Ua kane premtuar Luli Basha dhe Mona.

U qoftë e lehtë rruga! /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gabimet në politikë dhe drejtuesi ‘de facto’ i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Gabimet në politikë dhe drejtuesi 'de facto' i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

“Si ka funksionuar më mirë LSI gjatë kohës që drejtonte Ilir Meta apo Monika Kryemadhi”? I pyetur nga Roland Qafoku në emisionin Hard Talk,  vetë  Kryemadhi i dha përgjigje kësaj pyetjeje.

“Unë bëj garë politike dhe gara politike nuk ka të bëjë as me Ilir Metën dhe as me Monikën.  Kjo është gara politike e LSI-së dhe Monikës, nëse ne arrijmë qëllimin tonë objektiv për të kthyer ata 600 mijë të rinj dhe të reja që kanë ikur në tre vjet. Ajo që është akoma më e rëndësishme dhe ne ja ku e kemi sonte këtu, për t’a kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Sepse unë mendoj që shtëpia është vendi më i rëndësishëm që shqiptarët kanë, është vendi më i shenjtë që shqiptarët kanë. Shtëpia dhe familja janë kisha dhe xhamia e çdo shqiptari.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Meta bën reagimin surprizues

LEXO EDHE:  Foto-Rrethohet Kryeministria për protestën e nesërme të opozitës

Monika Kryemadhi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes se cili është gabimi i saj. Të bësh Edi Ramën kryeministër. E kanë bërë votat e LSI-së në 2013. Dhe përveç kësaj të qënurit luajal në ekstrem ndaj Edi Ramës, është po përsëri… Nuk mund t’i qëndrosh luajal një njeriu që nuk është besnik”, tha ajo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Publikuar

-

Nga

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend  propozoi që gjatë verës, qeveria të vendosë që 2 ose 3 fundjava të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç fundjavës.

Kjo sipas tij do të ndihmonte në rimëkëmbejen e ekonomisë. Këtë  ide të tij, duket se e mbështet dhe ish ministri Arban Malaj.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Malaj e quan këtë një propozim racional duke thënë se shtimi i ditëve pushim duhet të ndodhë jo vetëm për administratën por për të gjithë sektorët privatë dhe publik.

Kjo do të lehtësonte krizën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë, duke nxitur turizmin vendas dhe do të rriste njëkohësisht dhe kohezionin social në familje, shkruan Malaj.

“Nje ide racionale qe duhet mbeshtetur. Paqartesite dhe pasigurite por rriten me progresion gjeometrik. Risku i rimbylljes dhe mos hapja e kufijve nga vendet e BE po bllokon turistet e huaj, do ta bejne krizen me te thelle, me te rende dhe me te gjate. Nje nga politikat kunderciklike eshte lehtesimi dhe nxitja e turizmit vendas.

Zgjatja e diteve nga turizmi vendas dhe rritja e numrit te turisteve vendas kerkon politika lehtesuese si propozimi i kolegut Beqja. Ndoshta mund te ishte me racionale te lejohej fillimi i punes diten e hene deri ne oren 11.00 dhe mbylljen e punes ditet e premte ne oren 14.00 Kjo edhe per faktin qe pjese e rritjes se turizmit duhet te jene te gjithe shqiptaret dhe jo vetem punonjesit e administrates publike. Per te ruajtur ekonomine nga krizat vende te ndryshme japin para ne dore tek cdo individi ne vendin e tyre qe te mund ti perdorin sa me pare per konsum sepse keshtu ndihmohet ringritja e ekonomise.

LEXO EDHE:  Nuk firmosën djegien e mandateve/ Ja cilët janë pesë deputetët “kokëfortë”

LEXO EDHE:  Opozita djeg mandatet/ Ndërkombëtaret mbërrijnë në zyrën e Ramës

Ne nuk e kemi te plote kete mundesi pasi kemi borxh te larte dhe stabilitet te kercenuar te financave publike. Idene e pare e shkurtimit te oreve ose diteve te punes e ka dhene Kemal Dervish ish shefi i UNDP dhe tashme studjues ne nje prej qendrave kerkimore shkencore me te mira ne bote. Ne pergjigje te rritjes se papunesise deri ne 25% dhe 50% per te rrinjte per shkak te krizes globale 2008. Kemal Dervish propozoj qe per te ulur papunesine mund te rriten ditet e pushimit, duke ju rritur mundesine punonjesve te qendrojne dhe investojne per mire rritjen e femijeve te tyre. Rekomandimi parashikonte qe edhe pse do te shkurtoheshin oret dhe/ose ditet e punes konsumi do te rritej sepse studmet tregojne se ne dite pushimi konsumatoret shpenzojne me shume se gjate diteve te punes. Perfitimi afatgjate do te ishte mire-dukimi i femijeve dhe rritja e kohezionit socal. Pandemite do behen me te shpeshta, vet-izolimet do te imponohen here pas here, por pandemia po na “ndihmon” te jemi novatore si te harmonzojme mbrojtjen nga pendemia dhe si te ngadalesojme renien e ekonomise dhe lehtesojme ringritjen e saj, Nje lutje publike per te gjithe, te respektojme strikt vendosjen e maskes ne ambientet e mbyllura dhe kur nuk respektohet distancimi social. Kjo na ndihmojne te largojme pandemine nga ne, familjet tona , nga fqinjet apo koleget tane. Kjo na ndihmon te shpetojme jete njerezish. te shpetojme dhjetra mije te papune dhe te pa afte. Keshtu shpetojme familjet nga borxhet e rritura per shkak te renies se te ardhura nga puna apo nga bizneset e tyre indiduale, familjare apo biznese te vogla, te mesme dhe te medha.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE