Connect with Us

“Kujdes nga Covidi se ti heq brekët e propagandës”/ Petrit Vargu degjeneron Ramën

Politikë

“Kujdes nga Covidi se ti heq brekët e propagandës”/ Petrit Vargu degjeneron Ramën

Publikuar

-

“Kujdes nga Covidi se ti heq brekët e propagandas”/ Petrit Vargu degjeneron Ramën

Mjeku i njohur Petrit Vargu, në një intervistë në Fax news, ku ka folur për situatën e Koronavirusit në vendin tonë, ka kujtuar dhe se çfarë ka deklaruar që në fillim të pandeminë, teksa tha se e kishte paralajmëruar Ramën se  “koronavirusi ti heq brekët e propagandës”

“Situatën e shikoj mjaft të rënduar, të gjitha mediat e hoqën vëmendjen nga Covid-i, një hapje kjo totalisht e pa studiuar, që ishte vetëm me data. Nuk kishte brenda saj fjalën e domosdoshme se si do të hapeshin dhe cilat do të ishin masat që do të merreshin në të gjitha aktivitetet e jetës në vend. Kjo pjesë shumë e rëndësishme, dhe propaganda se po bëjmë si gjithë bota pa parë kushtet në të cilat ndodhej Shqipëria, arritëm në situatën ku jemi sot. Nëse deri në mars i mbanim pacientët deri sa të bënin testin e dytë, sot i mbajmë deri në ndryshimin e shenjave klinike. Kjo tregon se nëse do të kishim të njëjtën njësi matëse, situata është më e vështirë se në muajin mars.

Përqindjen e pacientëve që rezultojnë pozitiv me numrin e tamponëve tregon se kemi shtim të rasteve por ky numër është ende më i madh në raportin numër pozitiv me numër të tamponuar. Ne që nuk jemi në grupin e gushtë të ekspertëve, statistikat tona bëhen në bazë të të dhënave që na japin. Kam shkruar që pa ardhur Covidi kryeministrit, kujdes nga Covidi se nuk është tërmet, ky ti heq brekët nga propaganda dhe më falni për shprehjen.

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/MUND TË JETË HERA E FUNDIT

Kjo duhej shoqëruar vetëm me tamponeve, do bëhej gjurmimi, pasi është një filozofi në epidemiologji. Me tre vatra në QSUT dhe ti nuk merr masat për të bërë gjurmimin për të gjithë stafin spitalor. Është turp që në QSUT kishte të paktën 3 vatra për të mos thënë edhe personel tjetër si tek Urgjenca e Përgjithshme. Si mund të lësh mjekët të pambrojtur që janë pacientët që infektojnë mjekët dhe anasjelltas. Së paku të lërë vjedhjet dhe të merret me këtë punë se më e rëndësishmja janë jetët e njerëzve”, tha Vargu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Aleksandër Çipa bën parashikimin e papritur/ “Në fund të vjeshtës do kemi zgjedhje të parakohshme”

Publikuar

-

Nga

Aleksandër Çipa bën parashikimin e papritur/ “Në fund të vjeshtës do kemi zgjedhje të parakohshme”

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka habitur mbrëmjen e sotme më një parashikim, teksa po fliste për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore.

Çipa tha se në fund të vjeshtës mund të kemi një zgjedhje të parakohshme, ndërsa pretendon se ky proces do ta ndihmonte shumë vendin tonë.

“Analiza ime personale më shtyn që të lexoj ekzistencën dhe domosdoshmërinë e një procesi të parakohshëm elektoral të ardhshëm në Shqipëri. Unë e parashikoj në pjesën e fundit të vjeshtës të këtij viti një proces zgjedhor dhe ky proces do ta ndihmonte Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Ironi dhe akuza nga “çadra e lirisë”/ Deputetët e PD shpërthejnë ndaj Ramës

LEXO EDHE:  "Rama më i korruptuari në Ballkan"/ Basha përshkallëzon akuzat

Unë nuk pranoj ta quaj Reformë Zgjedhore pavarësisht se është pranuar nga palët. Një reformë do të thotë kur merret përsipër ndryshimi i arkitekturës dhe pse jo ndryshimi i një sistemi që nuk ka funksionuar. Aty ku nuk ka vullnet dhe ka dakordësi midis palëve antagoniste do të thotë që ka një dakordësi dhe palët këtë gjë po e dëshmojnë”, theksoi ai në Rtv Ora./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kreshnik Spahiu/ Para 2 muajsh SHBA rrëzoi Albin Kurtin, sot Evropa rrëzoi Hashim Thaçin

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu/ Para 2 muajsh SHBA rrëzoi Albin Kurtin, sot Evropa rrëzoi Hashim Thaçin

Në Open në Top Channel Kreshnik Spahiu tha se aktakuzat erdhën për arsye të marrëveshjes që donte të bënte Thaçi me Vuçiçin.

‘Marrëveshja e fshehtë, e nxituar dhe duke lënë jashtë BE-në bëri që të publikoheshin aktakuzat. Para dy muajsh amerikanët rrëzuan Albin Kurtin, ndërsa kësaj radhe Evropa rrëzoi Hashim Thaçin. Në SHBA nuk do kishte marrëveshje ekonomike.

BE i ka vënë kusht Serbisë, dukë thënë se po njohu Kosovën do hyjë shpejt në BE. Serbia nuk është e interesuar për BE-në. U bënë aktakuzat sepse në marrëveshje kishte edhe pikën e amnistisë, ku Serbia nuk  njeh krimet mbi Kosovën.

LEXO EDHE:  Ironi dhe akuza nga “çadra e lirisë”/ Deputetët e PD shpërthejnë ndaj Ramës

LEXO EDHE:  Basha "urdhër" Ramës/ "Ndërhyj urgjent për kthimin e shqiptarëve që mbahen në kufi"

Kujtojmë se sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri deklaratën e parë pas aktakuzave të bëra nga Prokuroria Speciale. Thaçi tha se akuzat ishin të pabaza dhe se në momentin që akuza të konfirmohet ai do të japë dorëheqjen.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tu u rrit e tu u çoroditë”/ Manjani i publikon foton epike dhe tallet keq me Ramën

Publikuar

-

Nga

“Tuj u rrit e tu u çoroditë”/ Manjani i publikon foton dhe tallet keq me Ramën

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij  sot në Kosovë.

Krahas fotos Manjani shkruan: “Uaaaaa. Fiks si drejtor shkolle, që sapo ka marrë emërimin nga partia dhe po vë rregulla. Tuj u rrit e tu u çoroditë – thonë në Shkodër.”

Kujtojmë që Rama ndodhet në një vizitë dy-ditore në Kosovë, ku po zhvillon disa takime zyrtare me udhëheqësit e vendit, nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive./CNA.al

LEXO TE PLOTE