LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kërcënimi” i Ramës për opozitën/ Meta: Kur e jep fjalën duhet t’i qëndrojë

29 Qershor 2020, 20:26, Politikë CNA
“Kërcënimi” i Ramës për opozitën/ Meta: Kur

?Kërcënimi? i Ramës për opozitën/ Meta: Kur e jep fjalën duhet t?i qëndrojë, papërgjegjshmëria…

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën ?kërcënuese? të kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës, se do ta grisë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore nëse vazhdojnë ta sulmojnë.

Meta tha në Syri Tv se politikani kur e jep fjalën duhet t?i qëndrojë asaj, ndërsa theksoi se nuk beson se Rama do ta bëjë këtë gjë.

“Fatkeqësisht klasa jonë politike ka treguar mungesë të qartë vullneti politik për zgjedhje të lira. Politikani kur e jep fjalën duhet t?i qëndrojë asaj, për më tepër kur e firmos dhe kur bëhet me bekimin e aleatëve. Dua të besoj se, papërgjegjshmëria nuk do të shkojë deri në nivele të tilla. Kjo do të thotë bllokim të hapjes së negociatave deri në zgjedhje të tjera. Nuk besoj se kush do të marrë një përgjegjësi të tillë”, deklaroi Kreu i Shtetit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga