Connect with Us

“Kemi mbetur pa shtëpi”/ Ilir Hoxha letër Ramës: Na persekutuat, do ndjekim rrugë ligjore

Politikë

“Kemi mbetur pa shtëpi”/ Ilir Hoxha letër Ramës: Na persekutuat, do ndjekim rrugë ligjore

Publikuar

-

“Kemi mbetur pa shtëpi”/ Ilir Hoxha letër Ramës: Na persekutuat, do ndjekim rrugë ligjore

Djali i diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxha, i ka dërguar sot një letër kryeministrit Edi Rama, lidhur me shembjen e banesës në zonën e Unazës, në Tiranë.

Ilir Hoxha i ankohet Ramës se kanë mbetur pa shtëpi dhe pa orendi, ndërsa thekson se familja e tij e ka mirëpritur vendimin e qeverisë dhe kanë pritur dëmshpërblimin.

Ai thekson se gjërat e shtëpisë ranë në duart e njerëzve të panjohur dhe pretendon se persekutimi i familjes Hoxha u duk qartazi.

“Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që çdo gjë të shkonte më së miri. Edhe ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogancë. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni çfarë të doni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli”, shkruan ai ndër të tjera.

Më tej, Ilir Hoxha paralajmëron se do të ndjekë rrugën ligjore dhe do të ngrejë padi ndaj IKMT-së.

Letra e plotë:

Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-s me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici.

Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike. Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimin që na takonte, që të sistemoheshim në një banese tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-janë lidhje me afatet që ne duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilet kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste siç ndodhi me ne.

Por … Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja une dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesen. Për t’ju vëne në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa. Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’idërgoj nje sms znj Dallëndyshe Bici ku i shkruaja :”Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

LEXO EDHE:  Foto-Qytetari ia mbledh Edi Ramës/ Mos belbëzo më për Ilir Metën se vetë e zgjodhe, tani...

Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor. Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT , duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorrën me dhune nga banesa, ku kishin mbetur shumë relike dhe materiale të Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale.

Qëllimi i znj Dallëndyshe Bici ishte që me cdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhes, dhe ia arriti qëllimit. Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam i shpërndamë në miq e shoqeri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përserit e njëjta situatë sic na nxorri nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen çudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcë nga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoi të hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin çfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerzëve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën.

Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që cdo gjë të shkonte më së miri. Edhe Ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni cfarë të doni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për:

– Dhunim banese

– Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës

– Vjedhja e orendive personale

– Shkelja e të drejtave të njeriut

– Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time.

Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material.

Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar.

Në fund kam një falënderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartësinë e detyrave të saj.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Fatjonat” e Kuvendit që besojnë te ringjallja

Publikuar

-

Nga

"Fatjonat" e Kuvendit qe besojne te ringjallja

Lajmi sot është rihyrja e PD dhe LSI në Kuvend.

Të dalë nga dera kryesore e Selisë së Kuvendit, grupet parlamentare të PD dhe LSI sot deklaruan që po rikthehen nga dritarja.

Listat e Monës dhe Luli Bashës që u bënë objekt dhe target sulmesh nga ata që i pollën, sot u ndreqën.

Sot PD dhe LSI, dmth Luli Basha dhe Mona u rimishëruan te “Fatjonat”.

Tek ata që mirë ose keq arritën të bindin gjithë shqiptarët për nevojën e hapjes së listave.

Dhe që tamam atë ditë, deklarojnë vetë, me vullnet të lirë se hapja e listave është kundra integrimit.

Nuk kuptohet dot se pas cilit berihaj po turren kësaj radhe “Fatjonat” e Kuvendit, por ajo që duket qartë që kauzat e përfaqësuara nga Murrizi, Hajdari dhe të tjerë deputetë të opozitës në Kuvend, për “Fatjonat” ishin thjesht berihaji i radhës.

Sidoqoftë dihej që një ditë, të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve, PD dhe LSI do duhet të akaparonin ndonje tip me status deputet.

LEXO EDHE:  Skandalet e Komisionit të Vettingut/ “Koka e Zaganjorit” në duar të  Edi Ramës dhe Vilma Nushit?!

LEXO EDHE:  “Haberet e Ramës në aksham”/ Ironia e thellë e ish-deputetit: U binda!

U duhej patjetër të paktën një deputet që të përfaqesonte siglën LSI dhe PD në Kuvend.

Ndryshe do duhet të bënin xhiron e Gjergji Bojaxhiut dhe të mblidhnin firmat e mbështetësve.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Kerkuan referendum për ndryshimin e sistemit, kur mundet që duke mbledhur firmat e mbeshtetësve të kishin bërë secili referendumin e vet përpara popullit.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Ndaj u duhen “Fatjonat”.

Mos kujtoni se u futën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

U duhen për të ringjallur veten.

Dhe si çdo sekt, për të mbajtur gjallë vetveten i duhen ca si “Fatjonat” që besojne te ringjallja për vete.

Procesi ka nisur!

“Fatjonat” sapo deklaruan që do të refuzojnë ushqimin.

Për të fituar ringjalljen.

Ua kane premtuar Luli Basha dhe Mona.

U qoftë e lehtë rruga! /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gabimet në politikë dhe drejtuesi ‘de facto’ i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Gabimet në politikë dhe drejtuesi 'de facto' i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

“Si ka funksionuar më mirë LSI gjatë kohës që drejtonte Ilir Meta apo Monika Kryemadhi”? I pyetur nga Roland Qafoku në emisionin Hard Talk,  vetë  Kryemadhi i dha përgjigje kësaj pyetjeje.

“Unë bëj garë politike dhe gara politike nuk ka të bëjë as me Ilir Metën dhe as me Monikën.  Kjo është gara politike e LSI-së dhe Monikës, nëse ne arrijmë qëllimin tonë objektiv për të kthyer ata 600 mijë të rinj dhe të reja që kanë ikur në tre vjet. Ajo që është akoma më e rëndësishme dhe ne ja ku e kemi sonte këtu, për t’a kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Sepse unë mendoj që shtëpia është vendi më i rëndësishëm që shqiptarët kanë, është vendi më i shenjtë që shqiptarët kanë. Shtëpia dhe familja janë kisha dhe xhamia e çdo shqiptari.

LEXO EDHE:  Akuzat e Berishës lidhur me atësinë e djalit/ Rama shfaqet i përlotur në emision

LEXO EDHE:  “Shpërthen” analisti/Flini të qetë, nuk ndryshon sistemi shkërdhatokratik!

Monika Kryemadhi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes se cili është gabimi i saj. Të bësh Edi Ramën kryeministër. E kanë bërë votat e LSI-së në 2013. Dhe përveç kësaj të qënurit luajal në ekstrem ndaj Edi Ramës, është po përsëri… Nuk mund t’i qëndrosh luajal një njeriu që nuk është besnik”, tha ajo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Publikuar

-

Nga

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend  propozoi që gjatë verës, qeveria të vendosë që 2 ose 3 fundjava të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç fundjavës.

Kjo sipas tij do të ndihmonte në rimëkëmbejen e ekonomisë. Këtë  ide të tij, duket se e mbështet dhe ish ministri Arban Malaj.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Malaj e quan këtë një propozim racional duke thënë se shtimi i ditëve pushim duhet të ndodhë jo vetëm për administratën por për të gjithë sektorët privatë dhe publik.

Kjo do të lehtësonte krizën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë, duke nxitur turizmin vendas dhe do të rriste njëkohësisht dhe kohezionin social në familje, shkruan Malaj.

“Nje ide racionale qe duhet mbeshtetur. Paqartesite dhe pasigurite por rriten me progresion gjeometrik. Risku i rimbylljes dhe mos hapja e kufijve nga vendet e BE po bllokon turistet e huaj, do ta bejne krizen me te thelle, me te rende dhe me te gjate. Nje nga politikat kunderciklike eshte lehtesimi dhe nxitja e turizmit vendas.

Zgjatja e diteve nga turizmi vendas dhe rritja e numrit te turisteve vendas kerkon politika lehtesuese si propozimi i kolegut Beqja. Ndoshta mund te ishte me racionale te lejohej fillimi i punes diten e hene deri ne oren 11.00 dhe mbylljen e punes ditet e premte ne oren 14.00 Kjo edhe per faktin qe pjese e rritjes se turizmit duhet te jene te gjithe shqiptaret dhe jo vetem punonjesit e administrates publike. Per te ruajtur ekonomine nga krizat vende te ndryshme japin para ne dore tek cdo individi ne vendin e tyre qe te mund ti perdorin sa me pare per konsum sepse keshtu ndihmohet ringritja e ekonomise.

LEXO EDHE:  Edi Rama nuk vlen as për kryeministër, as për kurban/Kur tiranitë nuk dorëzohen, përmbysen!

LEXO EDHE:  Akuzat e Berishës lidhur me atësinë e djalit/ Rama shfaqet i përlotur në emision

Ne nuk e kemi te plote kete mundesi pasi kemi borxh te larte dhe stabilitet te kercenuar te financave publike. Idene e pare e shkurtimit te oreve ose diteve te punes e ka dhene Kemal Dervish ish shefi i UNDP dhe tashme studjues ne nje prej qendrave kerkimore shkencore me te mira ne bote. Ne pergjigje te rritjes se papunesise deri ne 25% dhe 50% per te rrinjte per shkak te krizes globale 2008. Kemal Dervish propozoj qe per te ulur papunesine mund te rriten ditet e pushimit, duke ju rritur mundesine punonjesve te qendrojne dhe investojne per mire rritjen e femijeve te tyre. Rekomandimi parashikonte qe edhe pse do te shkurtoheshin oret dhe/ose ditet e punes konsumi do te rritej sepse studmet tregojne se ne dite pushimi konsumatoret shpenzojne me shume se gjate diteve te punes. Perfitimi afatgjate do te ishte mire-dukimi i femijeve dhe rritja e kohezionit socal. Pandemite do behen me te shpeshta, vet-izolimet do te imponohen here pas here, por pandemia po na “ndihmon” te jemi novatore si te harmonzojme mbrojtjen nga pendemia dhe si te ngadalesojme renien e ekonomise dhe lehtesojme ringritjen e saj, Nje lutje publike per te gjithe, te respektojme strikt vendosjen e maskes ne ambientet e mbyllura dhe kur nuk respektohet distancimi social. Kjo na ndihmojne te largojme pandemine nga ne, familjet tona , nga fqinjet apo koleget tane. Kjo na ndihmon te shpetojme jete njerezish. te shpetojme dhjetra mije te papune dhe te pa afte. Keshtu shpetojme familjet nga borxhet e rritura per shkak te renies se te ardhura nga puna apo nga bizneset e tyre indiduale, familjare apo biznese te vogla, te mesme dhe te medha.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE