Connect with Us

Iu gjetën 35 mijë paund në ‘Porsche-in’ luksoz/ Shoqërohet në polici i riu

Kronika

Iu gjetën 35 mijë paund në ‘Porsche-in’ luksoz/ Shoqërohet në polici i riu

Publikuar

-

Iu gjetën 35 mijë paund në ‘Porsche-in’ luksoz/ Shoqërohet në polici i riu

Një  i ri  është ndaluar mbrëmjen e sotmë në qytetin e Elbasanit pasi gjatë një kontrolli rutinë iu gjetën në makinën e tij tip “Porsche” një shumë parash prej 35 mijë paund të padeklaruara.

Mësohet se mjeti është në pronësi të shtetasti me inicialet  A.S, banues në Berat.

Ai është shoqëruar në Komisariat dhe po jep sqarime mbi origjinën dhe destinacionin e parave.

LEXO EDHE:  Shpërthen makina në ecje/ Brenda ndodhej edhe një fëmijë

Mjeti u konstatua në hyrje të autostradës Tiranë- Elbasan./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr masiv mes të rinjve në Elbasan/ Plagosen disa persona

Publikuar

-

Nga

Sherr masiv mes të rinjëve në lokal/ Plagoset një person

Një konflikt i dhunshëm mes një grupi të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Emin Matraxhiu. Sipas ABC news mësohet se një furgon dhe një mjet tjetër tek të cilët dyshohen se kanë qenë rreth 12 persona të pajisur me shkopa bejsbolli dhe kanë zbritur nga dy mjetet dhe kane goditur një grup tjetër personash.

Personat sipas dëshmive kanë qenë të maskuar dhe mjetet kanë qenë më xhama të zinj.

LEXO EDHE:  Elbasan/ Tentoi ti jepte rryshfet policit, arrestohet në flagrancë shtetasi Valter Feizullai

LEXO EDHE:  Grabisin dhe marrin peng taksistin/ Arrestohen katër persona

Ndërkohë, burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se gjatë përleshjes janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Në këtë ngjarje janë përfshirë rreth 20 të rinj, ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë, të cilët kanë ndërhyrë.

Në spitalin kirurgjik në Elbasan janë disa persona që janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Kur nuk ka vrasje është bërë një marrëveshje”/ Artan Hoxha tregon si veprojnë bandat në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Kur nuk ka vrasje është bërë një marrëveshje”/ Artan Hoxha tregon si veprojnë bandat në Shqipëri

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se në vendin tonë bota e krimit ende nuk ka fituar pushtet për të kontrolluar politikën në një intervistë për “Provokacia” mbremjen e sotme.

Më tej, ai ka shtuar se në vend nuk ka asnjë kartel të mirëfilltë droge për shkak se bandat janë të përçara.

“Për fat të mirë krimi nuk e kontrollon ende politikën. Kanë stereotip në kokë; që politikani është i paprekshëm. Tek ne politikanët që e urdhërojnë krimin. Ne nuk kemi mafia. Nuk bëjmë dot kartel. Nuk kemi kokë, nuk kemi strukturë. Ka pasur përpjekje për t’i unifikuar. E imagjoni çdo të bëhet në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Shpërthen makina në ecje/ Brenda ndodhej edhe një fëmijë

LEXO EDHE:  E rëndë në Elbasan/ E moshuara tenton të mbytet në lumë

Në Shqipëri nuk ka vrasje kur grupet kanë bërë marrëveshje. Ato njihen si kohë të arta, bizneset shkojnë mirë, është lënë dakord me autoritetet, është disktuar me prokurorin, me shefin e Policisë”, u shpreh gazetari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacioni italo-shqiptar me 37 të arrestuar/ Artan Hoxha zbulon si u shit politikisht

Publikuar

-

Nga

Operacioni italo-shqiptar me 37 të arrestar/ Artan Hoxha zbulon si u shit politikisht

Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka cilësuar si të fryrë politikisht për të shpërqendruar vëmendjen operacionin antidrogë gjatë së cilit u arrestuan 37 persona mes Italisë dhe Shqipërisë.

Hoxha tha se një pjesë e atyre personave që janë publikuar në listën e të arrestuarve janë dënuar më herët, ndërsa u shpreh se angazhimi i SPAK në këtë operacion nuk ishte i frytshëm.

“Ky operacion u shit politikisht. Ka folur SPAK , e ka mbështetur ambasada amerikane. Prokurorët që sot janë pjesë e SPAK e kanë bërë këtë punë pa pasur SPAK fare. Njëri nga ata personat që ishte te ajo lista sot më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se jam i dënuar. Emrat që përmendën ata sot, episodet. Episodi më i bujshëm kanë qenë dy persona me rulot.

LEXO EDHE:  Skandal në restorantin “Covid” në Elbasan/ Motra infermiere e pronarit e trajtonte privatisht në spital

LEXO EDHE:  Aksident me nje viktime

Unë nisem nga ata që ne kërkojmë të godasë SPAK. SPAK është ngritur për gjëra të mëdha. Ajo që unë e mirëkuptoj ambasadën amerikane se do t’i japë zemër SPAK por ende nuk janë ato që duhen bërë. Zhurma ishte më e madhe se goditja.

Forcat speciale kur ndërhyjnë përdorin një granatë që të huton por nuk të vret. Këtë bënë këta sot. A janë këta më të rëndësishëm se Habilaj apo se ata që po bëjnë luftë. Jemi ende në hapin e parë”, tha Artan Hoxha në emisnionin “Provokacia” mbrëmjen e sotme./CNA.al

LEXO TE PLOTE