Connect with Us

Hallet e biznesmenëve në Shëngjin/ Rama i “mjel” me taksë progresive, Basha do t’i “mjelë” me taksën e sheshtë

Politikë

Hallet e biznesmenëve në Shëngjin/ Rama i “mjel” me taksë progresive, Basha do t’i “mjelë” me taksën e sheshtë

Publikuar

-

“Sezoni turistik i gjeti operatorët në kulmin e krizës”/ Basha tregon synimin e PD-së

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, u takua me disa biznese në Shëngjin, të cilët iu ankuan se e kanë falimentimin në prag.

Basha deklaron se dyqanet bosh, hotelet bosh, lokalet bosh, janë treguesi i një krize të rëndë, që po përkthehet në largimin e njerëzve nga puna, veçanërisht në sektorin e turizmit.

“Shumë vështirë, shumë vështirë. Domethënë nuk e di. Ka rënë krejt. Deri tani që unë e kam mbajtur hapur, jam detyruar ti paguaj punëtorët nga xhepi. Llogarite domethënë sa dobët kemi qenë”, u shpreh njëri nga operatorët turistikë, i cili u pasua nga një tjetër i cili e parashikonte me pesimizëm të ardhmen. “Hajt, do ta shtyjmë edhe këto dy muaj, por nëse do vazhdojë kështu, në shtator ose do e lëshoj me qera ose ta mbyll komplet”, tha pronari i një hoteli.

Gjatë qëndrimit në Shëngjin, kreu i opozitës u takua me disa operatorë turistikë, të cilët treguan gjendjen e rëndë të turizmit dhe papunësinë në rritje, për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria dhe keqmenaxhimit të situatës së pandemisë.

“S’kanë me çfarë t’i paguajmë, se s’kanë lekë as njerëzit, a kupton. Shikoje s’ka, s’ka njerëz fare. S’kanë as lekë me paguajt. Shumë dobët këtë vit”- u shpreh njëri nga operatorët turistikë.

Pronari i një biznesi hotelerie u thotë se si shpresë të vetme shikonte turistët nga Kosova, pasi janë të vetmit që frekuentojnë këtë plazh dhe që japin frymën e mbijetesës për hoteleritë në këtë zonë. “Faleminderit vëllezërve nga Kosova që jemi në punë sot dhe Rrugës së Kombit që e ka sjellë turizmin në Shëngjin”, i tha ai zotit Basha, i cili pati rastin të shpjegonte ndryshimin mes tij dhe qeverisë aktuale në trajtimin e biznesit.

LEXO EDHE:  Basha akuzon medien/ Është urdhëruar që të mos flasë për inceneratorët

Lideri i opozitës mbështeti kërkesat e operatorëve turistikë për një paketë të veçantë për turizmin, i cili ka marrë një goditje të rëndë nga anulimet e rezervimeve. Basha tha se kjo është klima më e keqe e 30 viteve, pasi qeveria e sheh biznesin vetëm për ta mjelë dhe që kjo do  të ndryshojë shpejt. Ai u zotua se ky ndryshim do të vijë menjëherë me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, me taksën e sheshtë që do të jetë 9%.

“Një nga faktorët kryesor që duhet të ndihmoheshin me paketat, të ashtuquajtura, se janë gjysëm paketa. Sa na përket ne si opozitë, ne kërkuam shumë më shumë, e ngritëm zërin që taksat tuaja të shkonin për të ndihmuar konsumatorët, të shkonin për të ndihmuar operatorët dhe në tërësi operatorët ekonomikë të vendit, por edhe ato gjysmë paketa që u hartuan me qëllim gjoja për të ndihmuar ata që janë goditur më rëndë, siç është  mes tyre industria e turizmit, nuk kanë  dhënë  asnjë efekt. Synimi ynë do të jetë që brenda një viti Shqipëria të jetë vendi me numrin më të ulët të lejeve dhe autorizimeve në Ballkan. Taksën e sheshtë 9%, kontributet shoqërore 18% dhe 2 masa që besoj, njëra është vendosur që është ulja e çmimit të naftës duke eleminuar taksën e qarkullimit të Ramës, që eshte 240 lekë për litër dhe kjo padiskutim që jep një efekt të jashtëzakonshëm lehtësues për ju dhe natyrisht do të shqyrtohet për bizneset prodhuese dhe për shtresat në nevojë”, Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatmir Limaj zbulon detaje nga takimi me Ramën/ Vë nën përgjegjësi udhëheqësit e Kosovës: Të anashkalojnë dallimet

Publikuar

-

Nga

Fatmir Limaj zbulon detaje nga takimi me Ramën/ Vë nën përgjegjësi udhëheqësit e Kosovës: Të anashkalojnë dallimet

Kryetari i Nismës në Kosovë Fatmir Limaj, ka zbuluar detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Limaj deklaron se diskutuan për zhvillimet aktuale.

Kreu i Nismës vë nën përgjegjësi udhëheqësit e forcave politike dhe institucionet shtetërorë të Kosovës, të cilëve i thotë që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit.

Ai thekson se Rama i ka ofruar gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kalojë Kosova.

“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në selinë e Nismës Socialdemokrate, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë. Bashkërisht konstatuam se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi.

LEXO EDHE:  Lobimet e Bashës/ Reagon Matthew Palmer

LEXO EDHE:  Qytetari ia "plas" në sy Bashës: Ti duhet të largohesh i pari

Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë. Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova”, nënvizon ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu i përgjigjet akuzave të opozitës/ “Po njëllosni punën e mjekëve”

Publikuar

-

Nga

Manastirliu i përgjigjet akuzave të opozitës/ “ Mos bëni politikë me koronavirusin”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me situatën me Covid-19 në vendin tonë.

Me tonë të ashpra Manastirliu shkruan se hedh poshte sajesat e atyre, të cilët që nga dita kur virusi u shfaq, nuk kanë lënë ditë pa bërë politikë me të, me akuza shpesh herë kundërthënëse, duke njollosur padrejtësisht punën e mijëra ekspertëve të shëndetit, mjekëve, infermierëve, të cilët nuk e kanë ndalur asnjë çast luftën me Covid-19.

“Për të gjithë “mjekët” e politikës dhe “politikanët” e mjekësisë, që shëndetin e qytetarëve e shohin veç si një armë për ta përdorur në sulmin politik të ditës:

Ne vazhdojmë t’u besojmë dhe të ndjekim strategjinë e ekspertëve më të mirë të shëndetit publik në vend dhe punojmë çdo ditë si ditën e parë, për të forcuar kapacitetet e sistemit shëndetësor, në përgjigje të epidemisë Sars-Cov2.

Ne vazhdojmë të besojmë fort në ofrimin me transparencë të të dhënave, në mirëkuptimin si dhe bashkëpunimin me qytetarët, për masat e domosdoshme që nevojiten për mbrojtjen e shëndetit në këtë situatë pandemie.

Sot, numri i qytetarëve të shtruar në spital është rreth 20% e kapacitetit të shtretërve të vëna në dispozicion. Po bëhet një punë heroike nga mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës në spitalin Infektiv në QSUT.

Numri i fataliteteve për një milion banorë, është shumë më i ulët se sa shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, dhe i dyti më i ulët ndër vendet e rajonit.

Protokollet tona aktuale të survejancës janë të bazuara tërësisht në udhëzimet e OBSH dhe ECDC.

90 përqind e rasteve të dyshuara izolohen dhe konfirmohen brenda 48 orëve.

Ekipet e reagimit të shpejtë të shëndetit publik janë pa pushim në terren dhe janë funksionalë në të gjitha nivelet.

LEXO EDHE:  Lobimet e Bashës/ Reagon Matthew Palmer

LEXO EDHE:  Gjermania i bën thirrje opozitës/ "Merrni pjesë në zgjedhjet lokale"

Strategjia jonë e izolimit, në një kohë kur virusi ishte në kulmin e fuqisë së vet goditëse dhe kur ekipet tona të shëndetit publik kishin shumë pikëpyetje dhe të panjohura mbi të, rezultoi një strategji E SUKSESSHME.

Kur ne vendosëm rihapjen e mirëmenduar dhe graduale, pas një izolimi ndër më të fortët dhe më të shpejtët, padyshim që kishim marrë parasysh se rritja e ndërveprimit dhe kontakteve do të sillte raste të infektimeve reja. Prandaj nuk e ndalëm asnjëherë komunikimin me qytetarët, duke kërkuar ndërgjegjësim për zbatimin e masave dhe protokolleve për çdo aktivitet.

Po kështu, ne nuk e ndalëm asnjë moment punën për forcimin e kapaciteteve spitalore dhe pajisjen me materiale të mbrojtjes personale për personelin mjekësor.

Raportimet mbi numrin e të infektuarve, për të cilat qytetarët dhe partnerët informohen çdo ditë, vijojnë të përcillen në mënyrë të saktë dhe mbi të gjitha TRANSPARENTE.

Ne i mirëpresim kritikat konstruktive të gjithësekujt, ashtu sikurse hedhim poshtë me neveri akuzat dhe sajesat e atyre, të cilët që nga dita kur virusi u shfaq, nuk kanë lënë ditë pa bërë politikë me të, me akuza shpesh herë kundërthënëse, duke njollosur PADREJTESISHT punën e mijëra ekspertëve të shëndetit, mjekëve, infermierëve, të cilët nuk e kanë ndalur asnjë çast luftën me Covid-19.

Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë të vetmet mjete që kemi në dispozicion në luftën me Covid-19, që janë distancimi social, vendosja e maskës kudo ku distancimi social nuk mund të ruhet.

Ndërsa kujt bën politike me coronavirusin, u bëjmë sërish thirrje të ndihmojnë duke dhënë pikësëpari shembullin personal për zbatimin e masave Anti-Covid, për të kontribuar edhe ata në luftën me këtë virus.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pandemia e Covid-19/ Meta bisedë telefonike me homologun slloven

Publikuar

-

Nga

Pandemia e Covid-19/ Meta bisedë telefonike me homologun slloven

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Meta deklaron se bashkë kanë ndarë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë.

Gjithashtu ai bën me dije se kanë diskutuar për një bashkëpunim më intensiv mes dy vendeve.

“Theksova domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

LEXO EDHE:  Qytetari ia “plas” në sy Bashës: Ti duhet të largohesh i pari

LEXO EDHE:  Zëvendësimi i mandateve/ Ndoka: Jemi deputetë të pazëvendësueshëm

Vlerësuam marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë. Shprehëm besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat.

Përfitova nga rasti për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë”, shkruan Kreu i Shtetit në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE