Connect with Us

Gjermania është e dënuar ta udhëheqë Evropën

Blog

Gjermania është e dënuar ta udhëheqë Evropën

Publikuar

-

Shihni çdo takim që organizohet në Bruksel, dhe ka shumë të ngjarë që atë të drejtojë një gjerman. Në Komisionin Evropian, drejtuese është Ursula von der Lejen, ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes.

Për 6 muajt e ardhshëm, ministrat gjermanë do të bindin kolegët e tyre të nënshkruajnë ligjet e ndryshme të unionit, teksa vendi po merr drejtimin e presidencës së radhës. Në Këshillin Evropian, drejtuesi de jure mund të jetë Sharl Mishel, ish-kryeministri i Belgjikës. Por de fakto drejtuese e padiskutueshme është Angela Merkel, kancelarja më jetëgjatë në krye të qeverisë gjermane se sa udhëheqësit e Francës, Spanjës, Italisë dhe Polonisë të marrë së bashku.

Reagimi kryesor i BE ndaj krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, një fond i rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, e paguar me bonot e lëshuara kolektivisht nga unioni, bazohet në një plan të përgatitur në Berlin dhe Paris. Gjermanët janë ata po drejtojnë ”shfaqjen”. Zakonisht, fuqia gjermane në Bruksel është ekuivalentja politike e materies së errët:e padukshme, e vështirë për t’u matur në përmasa, dhe megjithatë e kudogjendur. Tani gjermanët janë si yjet, që shkëlqejnë aq shumë sa që është e pamundur të injorohen.

Dhe nuk është se pati ndonjë komplot teutonik për të rrëmbyer pushtetin në Bruksel. Zonja von der Lejen ia detyron postin e lartë që mban aktualisht më shumë presidentit francez Emanuel Makron, sesa lobimit që bëri për të Berlini.

Makron e mbështeti kandidaturën e zonjës von der Lejen, pasi ai nuk mund të duronte idenë që këtë detyrë ta merrte gjermani tjetër Manfred Veber. Ndërkohë, nuk është faji i zonjës Merkel që asnjë president francez nuk ka fituar një mandat të dytë që kur është ngjitur në pushtet, apo që shumica e kryeministrave italianë nuk arrijnë t’i mbijetojnë dot as mandatit të parë.

Pavarësisht nëse e dëshirojnë apo jo, gjermanët janë tani në kontrollin e të gjithë levës së pushtetit në BE, teksa blloku po përpiqet me të gjithë mënyrat ta përballojë krizën e Covid-19. Të qenit oaza e skenës evropiane, funksionoi dikur mjaft mirë për Gjermaninë.

Për arsye të qarta historike, gjermanëve nuk u pëlqen të shihen teksa e hedhin peshën e tyre rreth e përqark. Dhe statuskuoja e BE-së u përshtatej më së miri. Një treg i përbashkët, lejoi furnizimin e zinxhirëve gjermanë të furnizimit në mënyrë efektive, ndërsa eksporti i mallrave vazhdoi pa probleme.

Euro lejoi rritjen e madhe të eksporteve, të cilat nuk patën shqetësime për një valutë të mbiçmuar. Çdo efekt anësor eksportohej drejt Evropës Jugore. Papunësia në Gjermani është vetëm 3.5 për qind, më pak se gjysma e eurozonës në tërësi, dhe vetëm një e katërta e nivelit të papunësisë në Spanjë.

Nga këndvështrimi gjerman, Bashkimi Evropian nuk u dëmtua dhe nuk kërkoi ndonjë rregullim. Kjo statuskuo e lumtur gjendet tashmë nën kërcënim, shpesh për shkak të veprimeve të vetë Gjermanisë. Kur ekonomia e BE u fut në ngërç, Komisioni Evropian liberalizoi rregullat e tij të rrepta mbi financimin e qeverive ndaj bizneseve të goditura nga kriza.

Por zyrtarët nuk e prisnin që Gjermania të zotohej të ofronte 1 trilionë euro për një mbështetje të tillë, gati gjysma e totalit të marrë së bashku e shumës që ofron BE-ja në total. Për pasojë, kompanitë spanjolle të mirë-drejtuara, ka të ngjarë të falimentojnë për shkak të mungesës së mbështetjes nga shteti, ndërsa konkurrentet e ashpra gjermanë mbahen gjallë nga taksapaguesit gjermanë, duke e minuar kësisoj logjikën e “një gare të ndershme” të tregut të përbashkët.

Njëkohësisht, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë, goditi kohët e fundit përpjekjet e Bankës Qendrore Evropiane, për të injektuar më shumë likuiditet në ekonominë e eurozonës, kur gjyqtarët gjermanë sfiduan programet e blerjes së aseteve të bankës.

Në këtë kuptim, mbështetja gjermane ndaj borxhit të ndërsjellë, mund të shihet si një falje e sjellshme për shkaktimin e një kundërvajtje. Të thënit “jo” borxhit të përbashkët, kishte qenë një vijë e kuqe për establishmentin gjerman.

LEXO EDHE:  Mbrojtja e ekipeve shëndetësore/ Basha mirënjohës ndaj BE: Shqipëria ka nevojë për ndihmë

Por tani politika e brendshme dominohet nga mendësia se edhe Gjermania ka nevojë për Evropën, dhe jo vetëm anasjelltas. Debatet mbi fondin e rimëkëmbjes, që do të sjellë një rritje të madhe të shpenzimeve gjermane në buxhetin e BE-së, janë nxitur edhe në aspektin e interesit vetjak.

Kjo shënon një zhvendosje në pikëpamjen botërore drejt asaj të Aleksandër Hamilton, babait të teorisë së bashkimit të borxheve në fillimet e republikës amerikane. Gjatë krizës së eurozonës, debati mbi paketat e shpëtimit me kusht, u rrit mbi idenë se gjermanët e zellshëm po nxirrnin nga bataku grekët e papërgjegjshëm (në vend se këtë ta bënin bankat gjermane dhe franceze që u dhanë atyre hua).

Në një krizë të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, ka më pak mundësi për të bërë “koka turku”. Përkundrazi, ka një pranim të faktit se pa ndonjë formë transferimi fondesh midis Gjermanisë dhe fqinjëve të saj në Evropë Jugore, rezultati do të jetë një mjerim i mëtejshëm politik.

Bashkimi Evropian supozohet të jetë një makinë konvergjence, që përhap më shumë prosperitet se sa bën dallime midis vendeve të pasura dhe të varfra. Në praktikë nuk ka funksionuar kështu. Kur euroja u prezantua si monedhë e përbashkët në fillimin e këtij mijëvjeçari, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Italisë frymë ishte 20 për qind më pak se Gjermania.

Tani hendeku është gati 40 për qind, një diferencë që vetëm sa do të zgjerohet gjatë krizës. Nëse të ardhurat e tyre vazhdojnë të mbeten në vend apo bien, italianët mund të vënë në dyshim nevojën e vazhdimit të anëtarësimit në union. Pikërisht për këtë arsye zonja Merkel e cilëson fondin e rimëkëmbjes si një “instrument politik kundër populistëve”.

Mbajtja e BE në binarët e vet merr një rëndësi ekzistenciale, sidomos tani që Amerika, themeli i prosperitetit gjerman në epokën e pas Luftës së dytë Botërore, është bërë një aleate e pabesueshme.  Forcimi i strukturave të brendshme të unionit, përmes mbushjes së boshllëqeve në kushtetutën e saj, shihet si mënyra më e mirë për ta mbrojtur atë nga kërcënimet e jashtme.

Idetë që dikur ishin diskutoheshin pas dyerve të mbyllura, siç ishte detyra politikisht e vështirë për të ndryshuar traktatet e BE-së, tani janë hedhur haptazi poshtë nga zonja Merkel. Dhe kjo qasje është një radikalizëm konservator.

Gjërat lejohen të ndryshojnë, por vetëm që gjërat të mbeten të njëjta – konkretisht për jetët e pasura dhe paqësore të votuesve gjermanë. Udhëheqja gjermane në Evropë i shqetëson njerëzit, veçanërisht vetë gjermanët. Privatisht, Angela Merkel ka treguar se Gjermania ishte e padenjë për një rol të tillë, pasi vendi ishte vetë një mini-BE, me federalizmin e vet të ndërlikuar e të ndërtuar mbi një kompromis delikat.

Vendimet e shkathëta, ishin të pamundura në rrethana të tilla. Kushdo që mbante shpresë së Gjermania do të ndërmerte hapa të guximshëm do të zhgënjehej, ashtu siç janë zhgënjyer shumë njerëz. Nëse ky rekord duhet të ndryshojë, koha është pikërisht tani.

Një lidhje institucionale i mban gjermanët të lidhur me Brukselin. Në vend se ta mbyllte pa shumë lavdi karrierën e saj 15-vjeçare si kancelare zonja Merkel ka shansin tani të përdorë një kapital të madh politik, të përfituar muajt e fundit nga trajtimi me kompetencë  i pandemisë së Covid-19. Gjermania ka mjetet për të ndryshuar Evropën, sigurisht nëse zgjedh që ta bëjë këtë gjë./ “The Economist”-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Koment nga DW/ Joe Biden është njeriu i duhur vetëm për momentin

Publikuar

-

Nga

Me përvojën dhe stilin politik pajtues, Joe Biden është presidenti i duhur në atmosferën e nxehur shoqërore në SHBA. A do jetë në gjendje ai që të gjejë përgjigjet e duhura për çështjet e së ardhmes? Ines Pohl komenton.

Imazhet e 6 janarit 2021 janë dëshmi tronditëse që flasin për gjendjen në të cilën ndodhen Shtetet e Bashkuara, pas katër vjetësh Donald Trump. Këto imazhe kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive. Jo vetëm të SHBA. Ato nuk do të harrohen më as nga bota. Nxitur nga urrejtja dhe të verbëruar nga teoritë e konspiracionit, idhtarët e presidentit që sapo u largua nga posti, sulmuan vendin ku rreh pulsi i demokracisë amerikane.

Dy javë më vonë Shtetet e Bashkuara drejtohen nga Presidenti i ri. Donald Trump nuk mund ta ndalte këtë proces pavarësisht gënjeshtrave të sajuara. Ky lajm është i mirë. Dhe ne të gjithë mund të marrim frymë lirisht për një moment.
Era e Trumpit nuk ka marrë fund Donald Trump nuk është më president i SHBA-së. Por era e tij nuk ka marrë fund me kaq. Vendi që ai la pas është po aq i përçarë sa ka qenë gjatë Luftës Civile të 150 vjetëve më parë. Kampet politike ndodhen përballë njëri – tjetrit të papajtuar. E njëjta gjë vlen edhe për parlamentin. Shumë idhtarë të Trumpit jetojnë në koracën e gënjeshtrave ku i ka futur ai prej kohësh.

Edhe në politikën e jashtme bilanci i Trumpit është shkatërrues. Aleancat shumëvjeçare janë trazuar, vende që drejtohen nga sisteme diktatoriale apo autokrate si Kina dhe Rusia fërkonin duart nga kënaqësia kur panë sulmin ndaj Kapitolit, në Uashington.

Joe Biden ka marrë si trashëgimi rrënojat. Kaosin. Dhe pështjellimin e madh ekonomik. Ai merr këtë 20 janar 2021 një Shtëpi të Bardhë, që nuk funksionon dhe nuk është në rregull. Ka javë që kjo superfuqi atomike dhe ekonomike nuk ushtron më aktivitet. Kjo është e rrezikshme për Amerikën, por edhe për aleatët ndërkombëtarë. Sepse një vakuum i tillë mbushet shpejt.

Kompromise me kundërshtarët politikë

Nuk ka pasur asnjëherë ndonjë president, që të ketë pasur kaq shumë përvojë sa Joe Bideni. Ai ka 50 vjet që merret me veprimtari politike, duke qenë deputet ka punuar për të gjetur kompromiset që mund të bëhen me kundërsharët politikë dhe duke qenë zëvendëspresident nën Barack Obamën, i ka përjetuar tetë vjet nga afër sfidat që e shoqërojnë këtë post.

Edhe në fjalimin e parë të mbajtur në postin e Presidentit të 46-të të SHBA-së, Bideni e tregoi qartë këtë cilësi. Ai e prezantoi veten si pajtues. Megjithë masat e forta të sigurisë që e mbajtën popullin në distancë nga kjo festë demokracie, Bideni ishte në gjendje t’i jepte dinjitet momentit të marrjes së postit. Ai është në gjendje ta bëjë një gjë të tillë. Dhe një cilësi e tillë ka vlera të mëdha në këtë vend që përjetoi kaq shumë humbje imazhi javët e kaluara.

Kthimi i besimit

Tek komuniteti ndërkombëtar kthehet sërish besimi. Bideni është deklaruar hapur pro NATO-s si aleancë transatlantike. Ai është një multilateralist, që e di se Amerika nuk ka asnjë shans e vetme në një botë të globalizuar. Edhe pse kjo nuk do të thotë, që Europa edhe në të ardhmen do të mund të fshihet pas vëllait të madh. Edhe ky president amerikan do të kërkojë nga kontinenti i vjetër më shumë angazhim, edhe financiar.

LEXO EDHE:  Pse Brexit nuk do të shkaktojë shpërbërjen e BE-së

LEXO EDHE:  Ku do të shpërthejnë luftërat e ardhshme në botë?

Joe Bideni është personi i duhur për momentin. Ekipi i tij përbëhet kryesisht nga profesionistë me përvojë, të cilët janë në gjendje që të ndihen sigurt që ditën e parë të punës në qeveri. Shpresojmë që presidenti i ri të jetë në gjendje të pengojë më të keqen dhe do të gjejë kompromiset që mund të bëhen me republikanët për të filluar më në fund programet e menjëhershme jetike gjatë pandemisë së Coronës.

Gjetja e një normaliteti të ri

Por sfida më e madhe do të jetë pas menaxhimit të krizës, çuarja e vendit drejt një normaliteti të ri. Cili është koncepti i qëndrueshëm që i ofron Bideni dhe administrata e tij njerëzve që ndihen me të drejtë të lënë në baltë nga politika? Cili është programi i tij për të luftuar padrejtësitë sociale që bëhen gjithnjë e më të dukshme dhe më të rënda? Cila është oferta e tij për njerëzit që zihen ngushtë gjatë kontrolleve policore për shkak të ngjyrës së lëkurës?

Joe Biden është president i tranzicionit. Ai e bëri këtë të qartë që në fillim. Por vetëm fjalët pajtuese nuk do të mjaftojnë për ta çuar vendin në një të ardhme të përbashkët.

SHBA ka nevojë për të krijuar një ide të re për veten. Për të pasur një përgjigje për pyetjen si duan të jetojnë njerëzit e saj në të ardhmen? Çfarë do të thotë në fakt që të jesh “amerikan”? Çfarë roli do të luajnë emigrantët? Çfarë vendi zë SHBA në skenën botërore? Për këto çështje të mëdha të së ardhmes Joe Biden nuk ka përgjigje dhe nuk ka as forcën për të zhvilluar një vizion në një të ardhme të afërt. Kjo është tragjikja e ditës së sotme, pavarësisht lehtësimit që tani në postin e presidentit nuk është më Donald Trump, por Joe Biden./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Mutacionet e koronavirusit/ A ngjitet sëmundja edhe nga të shëruarit dhe të vaksinuarit?

Publikuar

-

Nga

Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës, tek i cili reagimi imunitar i trupit nuk arrihet as kur njeriu e ka bërë vaksinën ose është shëruar nga infeksioni.

Për një kohë të gjatë nuk u analizua me saktësi për të parë llojin e virusit të Coronës, me të cilin ishin infektuar të sëmurët me COVID-19.  Por disa vende arritën që me anë të segmentimit intensiv të gjenin cilat variacione ishin përhapur më shumë në vendet e tyre, përshembull varianti britanik apo ai afrikano- jugor. Vendet nuk kanë faj sepse në fillim ato analizuan intensivisht virusin dhe kështu kuptuan se ekzistojnë variacione të ndryshme.

Nëpërmjet segmentimit intensiv ne mësuam se varianti i përhapur dhjetorin e kaluar fillimisht në Britaninë e Madhe dhe pastaj në Danimarkë, B.1.1.7, përhapet me shpejtësi 70 përqind më të madhe. Ndërkohë ky variant është parë edhe në vende të tjera, mes të cilave edhe në Gjermani.

Mutacionet nuk janë të pazakonta tek viruset, çdo muaj krijohen mesatarisht dy variante të reja. Tek varianti britanik i virusit, i cili është dekoduar krejtësisht janë vënë re të gjitha 17 ndryshimet gjenetike të njohura deri tani, gjë që ka habitur edhe vetë virologët. Tri mutacione nga to janë vëzhguar me kujdes: N501Y, që eventualisht përmirëson atashimin e virusit tek qelizat e njeriut, në variantin e dytë janë të eliminuara kodet 69 dhe 70 të mutacionit si dhe varianti i tretë: mutacioni P681H.

Mutacionet përhapen më shpejt

Arsyeja e përhapjes së shpejtë mund të jetë një ndryshim i lehtë në një pozicion të proteinës spike, që ndodhet në sipërfaqen e virusit. Nëpërmjet këtij gabimi në kopim virusi i ndryshuar mund të përhapet më shpejt, mund të transmetohet më shpejt ose t’i shpëtojë më shpejt sistemit imunitar në krahasim me virusin fillestar. Kështu ekziston mundësia që ky virus më efektiv të mbizotërojë më shumë se varianti i mëparshëm në nivel lokal ose rajonal.

Por përhapja e shpejtë nuk do të thotë se për shembull varianti britanik është përgjegjës edhe për rastet e vështira të COVID-19, ose për nivelin e lartë të vdekjeve, sepse deri tani nuk ka dëshmi për këtë. Por për të infektuarit ka rëndësi shumë të madhe për të ditur me cilin variant janë infektuar. Mutacioni nuk ka ndikim ndaj ecurisë së sëmundjes.

Megjithatë përhapja e shpejtë mund të bëjë që në disa vende të ngarkohet shumë sistemi i shëndetësisë. Në shumë vende mungojnë shtretërit në spitale, aparatet e frymëmarrjes, vendet e kujdesit intensiv dhe personeli.

Varianti i Coronës B.1.351. që përhapet me shpejtësi në Afrikën e Jugut që nga gushti i kaluar i ngjan variantit britanik dhe shihet si përgjegjës për rritjen e madhe të numrit të rasteve të infektimit në Afrikën e Jugut. Krah N501Y, ai mban edhe një mutacion tjetër në sektorin e proteinës spike, mes të tjerash edhe një mutacion me emrin E484K, i cili ka ndikim negativ tek krijimi i antitrupave dhe neutralizimi i Coronës.

Edhe të shëruarit dhe të vaksinuait mund të ngjisin sëmundjen

Edhe variacionet P.1 të identifikuara para pak kohësh në Brazil kanë krijuar shqetësim me 17 mutacionet e krijuara, disa prej të cilave me proteinën spike. Ky variant mban në vetvete mutacionin N501Y të zbuluar në variantin britanik dhe atë afrikano-jugor si dhe mutacionin E484K të konfirmuar deri tani tek varianti afrikano-jugor.

Varianti brazilian u shfaq fillimisht në Manaus, kryeqytetin e shtetit federal të Amazonës, ku vitin e kaluar tre të katërtat e popullsisë u infektuan me variantin e ri të Coronës. Kjo duhet të kishte çuar në imunizimin bazë të pjesës më të madhe të popullsisë, por shifrat e të infektuarve atje kanë filluar të rriten sërish.

LEXO EDHE:  Pse plakemi?/ Ja cilat janë teoritë e reja, që tentojnë të sqarojnë misterin

LEXO EDHE:  Pse plakemi?/ Ja cilat janë teoritë e reja, që tentojnë të sqarojnë misterin

Me sa duket përgjigja që krijon sistemi imunitar i trupit tek të shëruarit nga infeksioni SARS-CoV-2 nuk mjafton edhe pas marrjes së vaksinës, sepse varianti i ri P.1 e anashkalon sistemin imunitar. Me fjalë të tjera edhe të shëruarit nga infeksioni edhe të vaksinuarit mund ta ngjisin sëmundjen.

Shumë mutacione lokale

Sa më intensivisht të bëhen segmentimet e rasteve të Coronës, aq më shumë mutacione mund të zbulohen në të ardhmen. Por ato nuk priten të jenë gjithnjë të rëndësishme. Mutacioni i fundit i zbuluar në klinikën e Garmishit në Gjermani duhet të jetë vetëm një mutacion i pjesshëm, pra nuk kemi të bëjmë me variantin britanik apo afrikano-jugor. Për të sqaruar këtë çështje do të analizohen provat në spitalin Charite të Berlinit.

Dhe në variantin e virusit të shfaqur në Los Angeles kemi të bëjmë me sa duket me një gjen të quajtur L452R, i cili u identifikua fillimisht marsin e kaluar në Danimarkë. Edhe aty shqetësimi është i madh lidhur me frikën se vaksina mund ta humbasë efektin.

A rrezikojnë mutacionet efektin e vaksinave?

Deri tani nuk është bërë sa duhet studimi për të parë nëse vaksinat mRNA kanë efekt edhe tek këto mutacione. Sepse nëse një pjesë e skajeve karakteristike që janë të rëndësishme për të bërë njohjen e virusit ndryshon, atëherë antitrupat e prodhuara nga trupi i njeriut e dallojnë më pak virusin e Coronës, për të bërë neutralizimin e tyre. Vaksina humbet kështu efektin.

Sipas njohurive aktuale vaksinat e BioNTech/Pfizer dhe Moderna kanë efekt edhe kundër variantit britanik të virusit B.1.1.7, sepse këto vaksina mRNA lidhen pikërisht me proteinën e prekur spike.

Për të parë nëse vaksinat ekzistuese mjaftojnë edhe për të luftuar mutacionet e tjera të njohura dhe të panjohura, duhen bërë studime të mëtejshme. Nëse virusi bëhet dikur aq shumë i ndryshuar saqë reaksioni humanitar i nxitur nga vaksina nuk mjafton për të bërë neutralizimin, atëherë duhet ndryshuar vaksina.

Një aktualizim i tillë nuk është i vështirë për vaksinat mRNA, thotë BioNTech-Pfizer. Sepse kodi gjenetik i virusit që përmban vaksina mund të këmbehet lehtë brenda disa javësh. Por siç dihet testimi dhe lejimi i prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinës zgjat dhe që tani shumë qendra vaksinimi janë duke pritur për të marrë vaksinën tashmë të lejuar./DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse presidenca e Joe Biden, nuk do të sjellë një kthim në normalitet

Publikuar

-

Nga

Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”

Nga dje vendi më i fuqishëm në botë do të drejtohet nga një person i pjekur, i sjellshëm dhe shumë empatik. Por më shumë se sa kaq:Bidenë një figurë shumë e njohur. Ai u zgjodh senator që në vitin 1973, garoi për herë të parë për president në vitin 1988, dhe drejtoi për herë të parë komitetin e punëve të jashtme në Senatin amerikan në vitin 2001.

Ai u bë një figurë politike globale në vitin 2008, kur Barak Obama e zgjodhi zëvendëspresident. Ai përfaqëson arketipin e njohur të një politikani amerikan të shekullit XX, me disa ngjashmëri me Xhon Kenedin. E megjithatë t`a barazosh presidencën e tij me një rikthim në normalitet, është një leximi i gabuar i situatës. Në pamje dhe në stil presidenca e tij mund të duket si një restaurim; si një rivendosje e SHBA-së atje ku ishte në vitin 2016 ose më herët. Por sfidat me të cilat përballet Bidene vendimet që ka përpara, nënkuptojnë që presidenca e tij është diçka tjetër.

Brenda vendit, efektet e administratës së Donald Trump do të jehojnë akoma më tej. Politika amerikane është e polarizuar përtej çdo gjëje që mund të imagjinohej 4 vjet më parë. Një sondazh i ri i Qendrës Kërkimore Pju, tregon se 64 për qind e votuesve republikanë apo me prirje republikane, mendojnë ende se Trump ndoshta i fitoi zgjedhjet nëntorin e kaluar, por ato u vodhën nga kundërshtari, dhe 57 për qind e tyre mendojnë se ai duhet të mbetet një figurë politike kryesore.

Dhe një sondazh i fundit i YouGov, sugjeron se 45 për qind e republikanëve mbështetën sulmet e 6 janarit mbi Kapitol. Sado normal që shkoi inaugurimi në një pandemi, nuk mund të thuhet se ky i këtij viti ka qenë një transferim “paqësor” i pushtetit.
Ndarjet racore, pabarazia e jashtëzakonshme ekonomike, kapja e politikës nga korporatat e mëdha, pamundësia e konsensusit ndërpartiak mbi reformat kryesore, asnjëra nga këto nuk është e re në politikën amerikane. Por tani ato janë “pandemike”pikërisht falë Donald Trump, dhe faktorëve të tjerë teknologjikë dhe ekonomikë.

Ato e bëjnë për të qeshur çdo lloj bisede mbi “normalitetin”e premtuar. Pastaj është panorama në skenën ndërkombëtare. Institucionet globale janë më të dobëta, kriza të tilla si ndryshimet e klimës janë edhe më urgjente. Dhe pas një viti kur një pandemi ka shkatërruar një botë të mbetur pa udhëheqje, fatkeqësitë humanitare janë edhe më të mundshme se më parë. Evropianët dhe aleatët e tjerë, kanë hedhur përfundimisht poshtë iluzionet që kishin në lidhje me aleancat e tyre me SHBA-në. Një sondazh i ri nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, tregon se edhe pas zgjedhjes si president të Joe Biden, vetëm 49 për qind e evropianëve të anketuar, presin që ky vend të zgjidhë problemet e tij të brendshme, dhe të investojë më pas në zgjidhjen e atyre globale.

Një mendim i tillë, reflektohet edhe në vendimet politike konkrete. Marrëveshja e re e investimeve mes BE-së dhe Kinës, e firmosur përkundër kundërshtimeve të ekipit të Bajdenit, u nxit nga një ndjenjë që po dominon në Evropë (përfshirë nivelet më të larta të qeverive), se kontinenti nuk mund të mbështetet më tek SHBA-ja, dhe se duhet të mbrojë vetë interesat e tij afatgjata. Pastaj është Kina. Pekini nuk ofron një pol rival të udhëheqjes me atë të vjetër të drejtuar nga SHBA-të, por ai e ka mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Amerikës me strukturat multilaterale:duke u bërë një zë dominues në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke i vënë vaksinat e saj në dispozicion të qeverive partnere, dhe duke forcuar përfaqësimin e vet diplomatik në rajone të tilla si Afrika dhe Lindja e Mesme, ku Perëndimi pa një udhëheqje mbi krye,ka munguar ose ka një qasje jo koherente.

LEXO EDHE:  Pse plakemi?/ Ja cilat janë teoritë e reja, që tentojnë të sqarojnë misterin

LEXO EDHE:  Misteri që rrethon ende Qefinin e Torinos, pëlhurën me të cilin dyshohet se u varros Krishti

Mbi të gjitha, Kina është rritur shumë ekonomikisht. Sipas Qendrës për Kërkimet Ekonomike dhe të Biznesit (CEBR), parashikimet janë se pas rimëkëmbjes së saj të fortë nga pandemia, ekonomia e saj ta kapërcejë atë të SHBA-së deri në vitin 2028, dhe të bëhet më e madhja në botë. Deri në vitin 2035, CEBR vlerëson se PBB vjetore e Kinës do të arrijë në 49 trilionë dollarë, duke e bërë atë rreth 1/3 më të madhe se sa ekonomia amerikane me 36 trilionë dollarë. Pikërisht, për këtë botë, duhet t`a përgatisë SHBA-në administrata e Joe Biden, dhe pikërisht në momentin kur shumë prej aleatëve dhe partnerëve të saj të dikurshëm, po e vënë në dyshim besueshmërinë e saj themelore.

Në këtë pikë, është e saktë të theksohet se po, SHBA-ja zotëron një kapacitet fenomenal për ndryshim dhe përparim. Karakteri i këtij vendi si një komb i ri, i përbërë nga emigrantë, lufton kundër çdo sfide që i del përpara. Ai ka kaluar nëpër periudha krizash dhe rëniesh (Lufta Civile, Depresioni i Madh, vitet 1970) dhe ka dalë në anën tjetër të bregut. Superfuqitë e kaluara botërore, nga Perandoria Romake e në vazhdim, shpesh kanë dështuar kur nisën të mbyllen në vetvete dhe ndalën integrimin e të ardhurve. Në të kundërt, aftësia e qëndrueshme e SHBA-së për të tërhequr më të talentuarit, dhe për të gjeneruar shumicën e përparimeve më të reja dhe më emocionuese në teknologji dhe shkencë, mbetet e jashtëzakonshme, dhe me siguri që do të forcohet nga administrata e ardhshme.

Protestat e verës së shkuar ishin prova e fuqisë së butë të vendit. Vetëm kur protestat e brendshme të Kinës të rezonojnë aq fuqishëm në të gjithë botën, saqë të frymëzojnë lëvizje diku tjetër, duke shënjestruar padrejtësitë globale dhe lokale, atëherë edhe statusi global i superfuqisë së butë të Amerikës do të ketë një rival serioz. Por në përgjithësi panorama është e zymtë. Trashëgimia e vështirë e Bajden mund të krahasohet me atë të Ruzvelt, Truman apo Xhonson. Por të gjithë ata presidentë morën detyrën në një kohë kur SHBA ishte ende fuqia kryesore e padiskutueshme ekonomike, një status që e ka mbajtur që nga vitet 1880, dhe që thuajse me siguri do t’ja lërë Kinës brenda 10 viteve të ardhshme.

Në shumë mënyra, sfida e Bajden sot është unike në historinë amerikane. Ky nuk është një kthim në normalitet, dhe as edhe një normalitet i ri. Është diçka krejt e re në historinë amerikane, edhe pse ka rrënjë në tendencat dhe tiparet e lashta. Bajden është një politikan i sigurt në vetvete, me përvojë dhe gjerësisht i njohur. Por ai do të gjykohet nga aftësia e tij për t’u marrë me gjithçka që ai nuk është./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.newstatesman.com/international

LEXO TE PLOTE