Connect with Us

Epidemiologu Alimehmeti: Mjekët dhe infermierët nuk testohen

Shëndeti

Epidemiologu Alimehmeti: Mjekët dhe infermierët nuk testohen

Publikuar

-

Epidemiologu Alimehmeti: Mjekët dhe infermierët nuk testohen

Mjeku Ilir Alimehmeti, ka folur mbrëmjen e sotme për koronavirusin dhe situatën aktuale ku janë regjistruar shifra më të larta se në kulmin e pandemisë.

Alimehmeti tha se mjekëve dhe infermierëve nuk i është bërë tamponi për koronavirusin, ndonëse janë personta më të rrezikuar për shkak të kontaktit me pacientët.

Epidemiologu deklaroi se  kështu rritet rreziku që virusi të përhapet edhe më tepër në spital.

“Ne nuk e testojmë virusin për personelin shëndetësor dhe për pacientët që shtrohen në spital si rrjedhojë nuk e dimë se kush është pozitiv dhe kush jo. QSUT ka edhe një veçanti, që e shpërndan virusin në vend të tjera sepse është një spital kombëtar”, u shpreh ai në emisionin “360 gradë”, në Rtv Ora.

LEXO EDHE:  FOTOT/ Xhevair Zeneli fillon pastrues në spital

Mjeku foli edhe për viruslencën e personave asimptomatikë, për të cilët tha se e transmetojnë më pak se një i infejktuar me shenja të qarta.

“Personat që kanë shenja të qarta të sëmundjes, janë më virulentë se sa personat që janë asimptomatikë. Nuk e tregon të gjithë pamjen ky element, por kjo është në studim e sipër. Sipas OBSH asimptomatikët janë shumë më pak transmetes, por nuk është zero”, nënvizoi Alimehmeti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Lajmi i rremë për humbjen e mjekut/ Manastirliu: Keqardhje që nuk i referoheni burimeve zyrtare

Publikuar

-

Nga

ministrja e shendetesise, ogerta manastirliu nekonference

Një status i Bernard Prognit, i cili njoftonte i vdekjen e mjekut të Hematologjisë, Arjan Pushi, ngatërroi sot mediat, duke nxjerrë nxitimthi këtë lajm i cili u përgënjeshtua vetëm pak minuta më vonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Këtë ngjarje jo fort të këndshme e ka komentuar dhe vetë ministrja Manastirliu këtë të hënë në “Open” ku tha se ndjen keqardhje për këtë lajm të rremë.

“Është një informacion i rremë dhe neve na ka ardhur shumë keq, për ketë infomacion që mediat nuk iu referuan burimeve zyrtare.

Unë besoj se ekzston një institucion dhe ne kemi ruajtur të gjithë transparencën e nevojshme dhe kemi raportuar çdo ditë, për numrin e fataliteteve. Kemi patur një komunikim të përditshëm.”

LEXO EDHE:  “Mbyll plazhet dhe lë hapur call center”/ Mjeku “shuplakë” qeverisë

LEXO EDHE:  Dorëheqja e mjekëve në QSUT/ Reagon Ministria e Shëndetësisë

Lidhur me lajmin për infektimin e Kreut të Dhomës së Tregtisë, Manstirliu nuk u ndal gjatë të komentonte duke thënë se rastet janë konfidenciale.

Unë mbaj informacion për të gjithë pacientët e shtruar në Infektiv. Nuk do doja t’i referohesha me raste individuale pasi ne kemi ruajtjen  e konfidencialtitetit por mund të them që të gjithë pacientët po marrin shërbimin e duhur.

98 për qind e rasteve testohen dhe izolohen dhe kështu frenohet përhapja e infeksionit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Boom” të infektuarish/ Bino: Jemi të shqetësuar, sfidë mbetet ulja e numrave

Publikuar

-

Nga

“Boom” të infektuarish/ Bino: Jemi të shqetësuar, sfidë mbetet ulja e numrave

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e ftuar sot në Euro news ku ka folur për situatën nga Covid-19 tha se rastet e reja janë shqetësuese, ndërkohë shtoi se qëllimi kryesor është mbajtja e situatës nën kontroll.

Ajo u shpreh se frenimi i përhapjes së mëtejshme të infeksionit mund të bëhet vetëm nga gjurmimi dhe izolimi i kontakteve, ndryshe shtoi se çdo tentativë dhe përpjekje do jetë e kotë.

“Jemi të shqetësuar me shifrat e larta dhe po përpiqemi, ta mbajmë dhe të ulim këtë situatë. Këtu është qëllimi ynë. Sëmundja ka një periudhë inkubacioni dy javë. Duke parë këtë, parashikohet edhe ulja. Në lidhje me gjurmimin, ai ka qenë strategjia kryesore dhe gjurmimi i kontakteve. Ky është elementi kyç. Vetëm gjurmimi pa pasimin të izolimit nuk ka vlerë. Ekipet edhe mund të jenë të lodhur, por kemi një strategji, e cila është zëvendësimi i ekipeve. Ka dhe një plan B dhe C, ku numri i tyre duhet të rritet apo duhet të zëvendësohet me të tjerë. Mbetet një sfidë izolimi”, tha ajo.

LEXO EDHE:  BOOM: Në muajin kundër kancerit të gjirit në QSUT mungon Herceptina

LEXO EDHE:  Apeli i fortë i mjekes së Infektivit/ Lufta është hapur, vetëizolimi i popullatës do të ishte një fitore

Bino shtoi se Shqipëria nuk mund të kryejë teste të përgjithshme dhe se për momentin plazhi nuk është qetësues.

“Duhet që njerëzit të jenë të kujdesshëm. Grumbullimet shtojnë mundësinë e infektimit. Për momentin plazhi nuk është shqetësues”, tha Bino./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet numri i viktimave nga Covid-19/ Ndërron jetë pacienti 69-vjeçar tek Infektivi

Publikuar

-

Nga

Rritet numri i viktimave nga Covid-19/ Ndërron jetë pacienti 69-vjeçar tek Infektivi

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej 10 ditësh në gjendje të rëndë.

Lajmi është konfirmuar pak minuta më parë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

LEXO EDHE:  Apeli i fortë i mjekes së Infektivit/ Lufta është hapur, vetëizolimi i popullatës do të ishte një fitore

LEXO EDHE:  Kualifikimi/ 3200 mësues në provim për shtesën në pagë

Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE