LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Arsenali bën pazar në Spanjë, pranë akordit me një tjetër futbollist shqiptar

29 Qershor 2020, 11:04, Sport CNA
E bujshme/ Arsenali bën pazar në Spanjë, pranë akordit me

Arsenal është duke menduar për të freskuar mesfushën. Drejtuesit e ?Topçinjve? kanë bërë një ofertë konkrete për lojtarin me origjinë shqiptare të Levantes, Enis Bardhi. 25 vjeçari po shkëlqen këtë sezon me klubin nga Valencia, ndërsa vetëm në dy duelet e fundit ka shënuar 2 gola.

Sipas Daily Mail, londinezët e kërkojnë me ngulm lojtarin për të rritur cilësinë në mesfushë, duke bërë edhe hapin e parë, atë të ofertës konkrete. Në drejtim të lojtarit që mban veshur fanellën e Maqedonisë së Veriut kjo është e vetmja ofertë konkrete, ndërsa qysh prej 3 sezonesh Bardhi është një nga pikat kyçe të kuqebluve. Levante e afroi djaloshin nga hungarezët e Ujpest tre vite më parë, për 1.5 milion euro, ndërsa nuk duhet sesa është i gatshëm të paguajë Arsenal për shërbimet e tij.

Lajmet e fundit nga