Connect with Us

Dokumentet-Vrasësi grabit tokat në Velipojë/ Mban “peng” vendimin e gjykatës me ndihmën e Ramës

Denoncim

Dokumentet-Vrasësi grabit tokat në Velipojë/ Mban “peng” vendimin e gjykatës me ndihmën e Ramës

Publikuar

-

Dokumentet-Vrasësi grabit tokat në Velipojë/ Mban “peng” vendimin e gjykatës me ndihmën e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital, sipas të cilit një trafikant dhe vrasës, ka grabitur tokat në Velipojë.

Sipas denoncuesit, ka një vendim të Gjykates se Apelit dhe vendim te Gjykates se Larte qe ia rikthen token pronares, por sipas tij për shkak të miqësisë me kryeministrin Edi Rama mbajnë peng vendimin e gjykatave Shqiptare.

“Lidhur me postimin tuaj qe vrasesit trafikant Pellumb Gjoka nuk i jane prishur objektet, doja te shtoja qe keto objekte i ka ndertuar ne toke qe nuk eshte e vetja, por e ka zaptuar me dhune pavarsisht se ka nje vendim te Gjykates se Apelit dhe vendim te Gjykates se Larte qe ia rikthen token pronares Drande Hotaj.

Me ndihmen e shtetit mafioz, dhe miqesise qe ka me Edi Ramen pasi njihet qe dikatatori Rama eshte frekuentues i restoranteve te vrasesit-trafikant Pellumb Gjoka mbajne peng vendimin e gjykatave Shqiptare.

LEXO EDHE:  Luli Basha’s surprise: I was the prime minister, not Sali Berisha!

Per Pellumb Gjoken ligji nuk egziston dhe e mban me force dhe me banditet e vet ate toke dhe asnje institucion i shtetit Shqipetar nuk reagon nga viti 2015 kohe kur Gjykata e Larte vendosi perfundimisht kthimin e prones familjes se Drande Hotaj.
z.Berisha keta jane ata qe duan te bejne shtetin dhe reformen e drejtesise duke mos njohur vendimet e Gjykatave Shqipetare.
Ju drejtohem ju z.Berisha qe ta publikoni se mbase ateher ndoshta institucionet perkatese vendosin te zgjohen.”-shkruan denoncuesi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Fiks Fare/ Kuçovë, Investohen 760 milion lekë për një shkollë të re, pa ngrohje

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare/ Kuçovë, Investohen 760 milion lekë për një shkollë të re, pa ngrohje

Nxënësit marrin rezistenca me vete edhe pse shkolla e tyre është e re ‘fringo’. Shkolla 9- vjeçare ’18 Tetori’ është inaguruar në muajin shtator të vitit që lamë pas, por nuk është përfshirë në projektin e saj sistemi i ngrohjes. Kjo shkollë në Kuçovë u ndërtua nga Fondi për Zhvillimin e Rajoneve , ndërkohë dhe Bashkia Kuçovë ka investuar 30 përqind të vlerës.

Prindërit ankohen duke marrë shkasë edhe nga ulja e temperaturave në vendin tonë, që kanë kapur edhe shifrat nën zero, se fëmijët e tyre e kanë të pamundur të zhvillojnë mësimin në këto temperatura.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Kuçovë për ta parë nga afër situatën. Takojnë vetë nxënësit të cilët thonë se në shkollë mungon ngrohja dhe kanë qenë të detyruar për të blerë rezistenca për ngrohje në klasa. Problemi i tyre nuk mbaron me kaq . Edhe pse kanë shtuar lekë për të blerë rezistencat në klasa sërish mbeten pa ngrohje, sepse shpesh ju shkëputet energjia elektrike. Nxënësit tregojnë për gazetarët e Fiksit se nëpër klasa qëndrojnë të veshur me xhupa.

Fiksi komunikoi edhe me drejtoreshën e shkollës ’18 Tetori’ Valbona Hoxhën ,e cila thotë se janë në bisedime me Bashkinë e Kuçovës për këtë problem. Por e vetmja zgjidhje e tanishme sipas saj mbeten rezistencat ngrohëse të blera nga nxënësit dhe mësuesit.

LEXO EDHE:  “Kur kishte opozitë”/ Topalli publikon foton e rrallë, mesazhi i fortë për Bashën  

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Si rekrutohen vajzat për prostitucion në Europë (Video)

Duke qenë se shkolla është vetëm 4 muajshe , Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Kuçovë. Drejtoresha e Arsimit në bashki Kozeta Mara, thotë për Fiks Fare se për këtë problem në këshill ka kaluar projekti për kaldajën, por pritet që këto ditë të bëhet edhe miratimi i buxhetit. Ndërkohë ajo tregon se Bashkia e Kuçovës ka investuar rreth 30 përqind të vlerës, pra 760 milion lekë të vjetra për ndërtimin e shkollës, në një projekt që nuk përmbante sistem ngrohje.

Por edhe për këtë drejtoresha ka një përgjigje duke ia faturuar fajin ish kryetarit të bashkisë , pasi projekti është miratuar asokohe. Drejtoresha Mara shprehet se pavarësisht problemeve të shumta, bashkia nuk po qëndron pa bërë gjë. Ajo zotohet për Fiksin se shumë shpejt ky problem do zgjidhet./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dhunimi barbar i 92-vjeçarit në Fier/ Gjyqtarja ‘vë duart në kokë’ nga ekspertiza mjeko-ligjore

Publikuar

-

Nga

Dhunimi barbar i 92-vjeçarit në Fier/ Gjyqtarja ‘vë duart në kokë’ nga ekspertiza mjeko-ligjore

Emisioni “Stop” ka publikuar sot historinë e Hysen Ajasllarit, i cili është dhunuar nga djali i tij dhe ka pësuar dëmtime të shumta, në kokë, qafë e trup. Por historia në familjen Ajasllari është edhe më e rëndë , pasi i dhunuar nuk ishte vetëm babai 92-vjeçar, por dhe djali tjetër i tij bashkë me nusen.

Lidhur me rastin e dhunës të së moshuarit 92-vjeçar nga i biri, emisioni “Stop” i është drejtuar psikologes Gejsi Ndoja, e cila thotë, se ankthi dhe trauma në këtë moshë mund të shkaktojë edhe trauma të rënda dhe probleme kardiake. Ajo shton se kurimi i pasojave kërkon kohë.

Më vjen shumë keq që rasti është moshë e thyer, por ne kemi kemi pasur dhe raste të tjera që nga viktimë e dhunës kanë përfunduar në viktima me jetë. Trauma është më e madhe për shkak të lidhjes familjare që ka viktima me dhunuesit. Dhuna e lë me ndjenjë frike dhe mund të ketë probleme kardiake më pas”, thotë ndër të tjera psikologia.

Rasti i 92-vjeçarit ka shkuar dhe në gjyq dhe e bija e të dhunuarit tregon se në seancë gjyqësore pati debate shumë të ashpra midis gjyqtares, avokatit dhe prokurorit.

Sipas saj, gjyqtarja ka vënë duart në kokë, kur ka parë fotot dhe nuk arrinte të kuptonte, se pse agresori është nën masën “detyrim paraqitjeje”. Pas këtij momenti vajza tregon, se ka kërkuar urdhër mbrojtjeje për babanë nga i biri.

LEXO EDHE:  Denoncon “Stop”/ Fëmijët bëjnë çdo ditë një orë në këmbë për në shkollë

LEXO EDHE:  Peleshi i Korçës me nxënësit e shkollave të këtij rrethi

Sot, isha te gjyqi, atje. Pati debate shumë të ashpra midis gjyqtares, avokatit dhe prokurorit. Replikuan shumë, se ajo i kërkonte të gjitha dokumentet. Do më dërgosh akuzën i tha, provat, etj. U zu keq me prokurorin. Kanë vënë duart në kokë, kur panë fotot. Donte akt-akuzën e babait dhe pse e kanë lënë të lirë me detyrim paraqitje? Urdhrin e mbrojtjes do t’ia japë babait ajo. Nuk e paskemi patur. Di gjë unë ? Unë vajta në polici dhe u thashë, se dua urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes dhe ata ia kanë dërguar gjykatës dhe gjykata sot u kujtua”, tregon e bija e të moshuarit./ tvklan.al

“Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë

Publikuar

-

Nga

“Më rrahu si gomari në duhan”, djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar, gjykata e lë të lirë

Sot në emisionin “Stop” është publikuar historia e një të moshuari 92-vjeçar nga Kreshpani i Fierit. Ai u dhunua në banesë nga i biri, që sapo ishte kthyer nga Anglia, ku jeton prej vitesh me familjen. Një çështje e vjetër pronësie është bërë shkak që djali, në gjendje të dehur, të mbyllë në dhomë dhe të dhunojë babanë e vet, për rreth dy orë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë e fraktura në trup.

Vjen  ky, bam-bam, futet në dhomë , i nxjerr ata përjashta e më thotë mua: “Hë tani! Cfarë do bëjmë bashkë?” . Çfarë do bëjmë, o djalë?! Ta kam thënë. Një pëllëmbë në të djathtë. Unë do të të qëlloj ty! Unë do të të marr shpirtin tha ai.

Ishte i dehur. Unë shty tutje, ai bam… vetëm me grushte. Gjithë këtë pjesën këtu, në të gjithë trupin,  në të gjithë trupin! Mbrapa, kur më ulte kokën kështu…kam frakturë këtu. Kisha dhimbje shumë në këtë anë dhe erdha bëra grafinë. Ndihemi shumë të frikësuar! Sa herë kalojnë makinat aty, natën, në rrugë, ngrihem dhe zë derën me kyç. Do të vras! Do të mbys! Do helm miu! Pse nuk vdes? Vdis!”, është kjo dëshmia e të moshuarit.

Më tej i moshuari ka treguar për gazetarët e “Stop” se është dhunuar shumë keq nga djali i tij, por hedh dyshime se i biri i tij ka paguar para për të dalë nga burgu.

Gazetari: Është dhënë një masë “detyrim paraqitje” dhe jo një më e fortë.

I moshuari: Nuk jam dakord!

Gazetari: Të ka pyetur ty oficeri i Policisë Gjyqësore, se si ishte ngjarja? Ia tregove të gjitha?

I moshuari: Po, po! Dy orë më ka torturuar. Dy orë të mira! Erdhi një infermier nga Cakrani. Nuk erdhi ky mjeku ligjor, që është këtu. Unë i kam paraqitur këtë frakturën, këtë.

Gazetari: Po tjetër, ku ke fraktura?

I moshuari: Në brinjë. Shembje. Dy orë dhunë ka ushtruar, si i ka dashur qejfi atij.

Gazetari: Pse mendon se është dhënë një masë e lehtë për djalin?

I moshuari: Mendoj, se… Ai jeton në Angli dhe ka Paund.

Gazetari: Ti thua, se ka dhënë para?

LEXO EDHE:  Plas “lufta” mes Hysenbelliut dhe Çim Pekës/ Gazetari del zbuluar

LEXO EDHE:  Plas "lufta" mes Hysenbelliut dhe Çim Pekës/ Gazetari del zbuluar

I moshuari: Po si u dhënka ky ligj, afërmendsh, të rrahësh babanë si daullja në dasmë ose si gomari në duhan?

Por çfarë ndodh pas denoncimit të të moshuarit në Fiër. Pasi u bë arrestimi i djalit të të moshuarit. në flagrancë, prokurori i Fierit, Hysen Ajasllari i kërkoi gjykatës masën e detyrimit të paraqitjes pranë policit gjyqësor. Por ajo, që është e habitshme, është fakti, se prokurori kërkoi një masë të tillë, të pa mbështetur në akt-dëshminë mjeko-ligjore.

“Stop” iu drejtuam Prokurorisë së Fier, ku u kërkua edhe një takim me prokurorin Hysen Ajasllari, por ky i fundit nuk pranoi të fliste dhe rojet penguan gazetarin të shkonte në zyrën e këtij të fundit.

Gazetari: Të lutem hape derën!

Punonjësja: Fol këtu, nuk është e nevojshme!

Gazetari: Të lutem hape derën, sepse unë dua të kaloj…!

Punonjësja: Zotëri, mund ta bësh edhe ti kërkesën me shkrim?

Gazetari: Si ta bëj kërkesën me shkrim unë? Nuk kam kohë në dispozicion. Nesër kam një problem tjetër, të një qytetari tjetër. Nuk kam kohën e duhur, për të pritur afatet e kërkesave.

Gazetari: Kjo nuk është forcë. Thjesht, unë po hap një derë, që i përket qytetarëve. Nuk i përket as prokurorit, as prokurorëve, as gjykatës, askujt. Jemi këtu për qytetarët, kështu që, ju lutem na e thjeshtoni punën!

Punonjësja: Dil e hyrë e dhe ti.

Gazetari: Të lutem, mos më pak fare!

Punonjësja: Jo s’po të kap unë.

Gazetari: Mos më kap.

Punonjësja: Të lutem mos krijo konflikt. Zonja është ngjitur disa herë dhe ai thotë se unë do ia kthejë përgjigjen të ma bëjë në rrugë zyrtare.

Edhe pse u bë një tentativë për të takuar prokurorin, por Prokuroria i ka kthyer përgjigje me shkrim të dhunuarit, duke thënë se po mblidhen provat e nevojshme që të merret një vendim përfundimtar dhe se po grumbullohen provat e nevojshme, akt dëshmia mjeko-ligjore dhe prova të tjera.

Ndërkohë avokati Sabri Karaj, shprehet, se Kodi Penal ka parashikuar dënimin e dhunës në familje me deri në dy vjet burgim. Veç kallëzimit penal, sipas tij, duhej të merrej urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje./tvklan.al

LEXO TE PLOTE