LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhunuan efektivët e “Shqiponjave”/ Arrestohen të rinjtë e dehur në Durrës

29 Qershor 2020, 08:48, Kronika CNA
Dhunuan efektivët e “Shqiponjave”/ Arrestohen të

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar dy të rinj të cilët në gjendje të dehur kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”

Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit: E. Sh., 33 vjeç dhe I. S., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Elbasan për dy shtetas në gjendje të dehur që sillnin shqetësim për banorët, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, menjëherë ka shkuar Forca e Posaçme “Shqiponja”, por shtetasit e lartpërmendur i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Të dy shtetasit janë neutralizuar nga forcat e Policisë dhe janë shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale ?Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga