Blog
Çmenduria e fundit e demokratëve në SHBA/ Një shtet do ndryshojë emrin që të mos duket racist

Nga Gerry Freda “Il Giornale”
* Guvernatorja demokrate e shtetit amerikan Rod Ajland, që ndodhet në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, sapo ka vendosur që të ndryshojë emrin e shtetit që drejton, në mënyrë që të distancohet nga çdo lidhje me të kaluarën e tij skllavopronare dhe raciste.
Përmes një urdhri ekzekutiv guvernatorja e majtë, Xhina Raimondo, po tenton të rishkruajë emrin zyrtar të shtetit, që është themeluar me këtë emër në vitin e largët 1636.
Ndryshimi ndodh pikërisht këto ditë, kur po mbahen ende protestat kombëtare dhe ndërkombëtare në kujtim të afro-amerikanit Xhorxh Floid, dhe pakicave etnike që pretendohet se janë shtypur nga të bardhët në SHBA. Ajo u nxit në këtë akt edhe nga një peticion në internet në uebsajtin e njohur Change.org, pikërisht për ndryshimin e emrit të Rod Ajland, dhe që 2 javët e fundit ka mbledhur mbi 7 mijë firma. Sipas aktit të ndërmarrë 2 ditë më parë nga Raimondo, dhe e promovuar prej saj në Tëitter, shteti do të ndryshojë emrin e tij historik “Rhode Island & Providence Plantation” në termin e vetëm “Rhode Island” .
Për shkak të vendimit të zyrtares së lartë demokrate, emri i ri i entitetit federal duhet të paraqitet në dokumentet zyrtare dhe në të gjitha faqet e internetit të agjencive të qeverisjes vendore. Liberalët, po shpresojnë që burokracia e shtetit të saj të mund të përfundojë “sa më shpejt të jetë e mundur” procedurat e këtij ndryshimi, në të gjitha dokumentet publike, të emrit të vjetër “skllavërues” dhe kalimin në emrin e ri. Duke iu referuar arsyeve për ndryshimin e emrit, Raimondo apeloi për nevojën e eliminimit të racizmit të pranishëm në nivele individuale dhe institucionale në shtetin që ajo drejton.
“Hapat që po njoftoj sot janë vetëm fillimi. Unë jam plotësisht e përkushtuar të vazhdoj të punoj bashkë me komunitetin për t’i dhënë fund racizmit individual dhe institucional në shtetin tonë”- u shpreh ajo në një postim në Twitter.
Anulimi i fjalëve “Providence Plantation” nga emri zyrtar i shtetit, shihet si pjesë e politikës progresive, për të zhdukur çdo referencë ndaj kohës kur skllevërit zezakë punonin të detyruar në plantacionet e pambukut dhe duhanit. Në lidhje me këtë gjë, guvernatorja deklaroi për mediat amerikane:”Dhimbja që kjo referencë u shkakton shumë prej qytetarët tanë, duhet të shqetësojë të gjithë banorët e Rod Ajland. Dhe për këtë arsye ne duhet të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë për të siguruar që më në fund, që të gjitha komunitetet të ndjehen krenare për këtë shtet”.
Si për ironi Rod Ajland, ishte kolonia e parë britanike në Amerikë që hoqi skllavërinë në vitin 1652. Edhe pse, shfrytëzimi i zezakëve vazhdoi aty deri në fundin e shekullit XVII.
Strategjia revizioniste e demokratëve të Rod Ajland, nuk ka ndërmend të ndalet as pas hyrjes në fuqi të urdhrit ekzekutiv të lartpërmendur. Hapi tjetër do të jetë mbajtja e një referendumi shtetëror, që synon të marrë konsensusin popullor për ndryshimin e emrit që cilësohet tashmë fyes. Votimi pritet të mbahet në nëntor, që të përkojë me zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet për Kongresin në Uashington.
Nënshkruesi i parë i projekt-ligjit për organizimin e referendumit për ndryshimin e emrit është Harold Mets, aktualisht i vetmi anëtar zezak në Senatin e Rod Ajland. Ai shprehu mbështetjen e tij për nismën e Raimondos, në lidhje me ndryshimin e e emrit të shtetit.
Sipas Mets, termi “Plantacion” ka saktësisht një kuptim “të tmerrshëm”, pasi rikujton të kaluarën raciste dhe tragjike të Shteteve të Bashkuara.
Në realitet, mediat lokale kujtojnë se ka pasur tashmë një votim në të kaluarën në të cilën qytetarët vendas u thirrën të shprehen me votë për eleminimin e fjalëve “Providence Plantation” nga emri zyrtar i entitetit federal, por në vitin 2010, propozimi u refuzua nga rreth 78 për qind e votuesve./ Përshtatur nga CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Dhjetëra të vdekur pas marrjes së vaksinës së Pfizer, çfarë po ndodh?
Nga Nathan Bartlett “The Conversation” Raportet për rreth 30 vdekje midis të moshuarve në një azil që morën vaksinën Pfizer, kanë bërë xhiron e mediave...

Pse reagimi i dobët ndaj Covid-19, po e bën Francën gazin e botës
Nga John Keiger “Spectator” Franca është anëtarja e vetme e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, që nuk ka zhvilluar një vaksinë të saj...