Connect with Us

Benzema është transformuar, po shkëlqen këtë sezon me Real Madridin

La Liga

Benzema është transformuar, po shkëlqen këtë sezon me Real Madridin

Publikuar

-

Karim Benzema është sensacioni i javës në botën e futbollit, duke qenë se asistimi i tij në fitoren ndaj Espanyolit, nuk është diçka që ndodh shpesh.

Sulmuesi i Real Madridit bëri një lëvizje të mrekullueshme duke ia pasuar topin me thembër Casemiros, i cili pastaj e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i shënuar ia dhuroi fitoren Realit që në kombinim me barazimin e Barcelonës ndaj Celta Vigos, ua mundësoi Mbretërve që të pozicionoheshin në krye të tabelës me dy pikë më shumë se rivali i përbetuar.

Francezi është treguar modest në deklaratën pas ndeshjes duke thënë se gjithçka shkoi mirë për faktin se kolegu i tij e përfundoi suksesshëm aksionin.

Ndërkaq, një statistikë e publikuar nga AS pohon se katër nga nëntë asistimet e fundit me thembër nga një lojtar i Realit në La Liga i ka bërë pikërisht Benzema.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

“Bomba” e verës, Barcelona planifikon shkarkimin e Setien

Publikuar

-

Nga

Teksa klima në “Kamp Nou” nuk po qetësohet pas barazimit 2-2 me Selta Vigon, “Goal.com” ka “plasur bombën” e fundit.

Sipas medias prestigjioze të futbollit, drejtuesit e Barcelonës do të shkarkojnë nga detyra e trajnerit Kike Setienin nëse ky i fundit nuk e mbyll sezonin me trofe (Ligë e Kampionëve ose kampionat).

Liderët e skuadrës Mesi, Suarez, Pike, etj kundërshtojnë strategjitë e lojës së ish-trajnerit të Real Betisit.

Pavarësisht se Setien nuk ka mbështetjen e skuadrës, ai mbrohet nga bordi i klubit, por dhe këta të fundit nuk janë të gatshëm të vazhdojnë të mbështeten tek ai edhe për sezonin e ri.
Edhe ndihmësi i tij Eder Sarabia nuk pëlqehet aspak nga lojtarët.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E bujshme/ Arsenali bën pazar në Spanjë, pranë akordit me një tjetër futbollist shqiptar

Publikuar

-

Nga

Arsenal është duke menduar për të freskuar mesfushën. Drejtuesit e “Topçinjve” kanë bërë një ofertë konkrete për lojtarin me origjinë shqiptare të Levantes, Enis Bardhi. 25 vjeçari po shkëlqen këtë sezon me klubin nga Valencia, ndërsa vetëm në dy duelet e fundit ka shënuar 2 gola.

Sipas Daily Mail, londinezët e kërkojnë me ngulm lojtarin për të rritur cilësinë në mesfushë, duke bërë edhe hapin e parë, atë të ofertës konkrete. Në drejtim të lojtarit që mban veshur fanellën e Maqedonisë së Veriut kjo është e vetmja ofertë konkrete, ndërsa qysh prej 3 sezonesh Bardhi është një nga pikat kyçe të kuqebluve. Levante e afroi djaloshin nga hungarezët e Ujpest tre vite më parë, për 1.5 milion euro, ndërsa nuk duhet sesa është i gatshëm të paguajë Arsenal për shërbimet e tij.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Plas sherri mes lojtarëve dhe trajnerit te Barcelona, Setien pranë shkarkimit

Publikuar

-

Nga

Barcelona barazoi fundjavën që lamë pas 2-2 me Celta Vigon, duke humbur vendin e parë në klasifikim. Situata e fundit nuk është kapërdirë nga lojtarët dhe drejtuesit, ndërsa sipas mediave spanjolle pas barazimit ka pasur një debat mes lojtarëve dhe trajnerit Setien. Duket se këto do të jenë ndeshjet e fundit për trajnerin që zëvendësoi Valverden, pasi pritet shkarkimi i tij.

Rivaliteti me Realin e Madridit dhe humbja e vendit të parë në sprintin final, kanë trazuar ujërat te blaugranat që duket se do të rikthejnë Xavi Hernandez në Barcelonë, por këtë herë në rolin e trajnerit. Debatet dhe klima jo e qetë janë vënë re edhe me ndihmësin e Settien, që nuk është përfillur nga lojtarët e Barcelonës në barazimin e fundit.

LEXO TE PLOTE