Connect with Us

Aleksandër Çipa bën parashikimin e papritur/ “Në fund të vjeshtës do kemi zgjedhje të parakohshme”

Politikë

Aleksandër Çipa bën parashikimin e papritur/ “Në fund të vjeshtës do kemi zgjedhje të parakohshme”

Publikuar

-

Aleksandër Çipa bën parashikimin e papritur/ “Në fund të vjeshtës do kemi zgjedhje të parakohshme”

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka habitur mbrëmjen e sotme më një parashikim, teksa po fliste për marrëveshjen e Reformës Zgjedhore.

Çipa tha se në fund të vjeshtës mund të kemi një zgjedhje të parakohshme, ndërsa pretendon se ky proces do ta ndihmonte shumë vendin tonë.

“Analiza ime personale më shtyn që të lexoj ekzistencën dhe domosdoshmërinë e një procesi të parakohshëm elektoral të ardhshëm në Shqipëri. Unë e parashikoj në pjesën e fundit të vjeshtës të këtij viti një proces zgjedhor dhe ky proces do ta ndihmonte Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Në tavolinë me Gjiknurin për “Zgjedhoren”/ Vasili: Zbatuam një nga nëntë pikat e Bundestagut

Unë nuk pranoj ta quaj Reformë Zgjedhore pavarësisht se është pranuar nga palët. Një reformë do të thotë kur merret përsipër ndryshimi i arkitekturës dhe pse jo ndryshimi i një sistemi që nuk ka funksionuar. Aty ku nuk ka vullnet dhe ka dakordësi midis palëve antagoniste do të thotë që ka një dakordësi dhe palët këtë gjë po e dëshmojnë”, theksoi ai në Rtv Ora./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kreshnik Spahiu/ Para 2 muajsh SHBA rrëzoi Albin Kurtin, sot Evropa rrëzoi Hashim Thaçin

Publikuar

-

Nga

Kreshnik Spahiu/ Para 2 muajsh SHBA rrëzoi Albin Kurtin, sot Evropa rrëzoi Hashim Thaçin

Në Open në Top Channel Kreshnik Spahiu tha se aktakuzat erdhën për arsye të marrëveshjes që donte të bënte Thaçi me Vuçiçin.

‘Marrëveshja e fshehtë, e nxituar dhe duke lënë jashtë BE-në bëri që të publikoheshin aktakuzat. Para dy muajsh amerikanët rrëzuan Albin Kurtin, ndërsa kësaj radhe Evropa rrëzoi Hashim Thaçin. Në SHBA nuk do kishte marrëveshje ekonomike.

BE i ka vënë kusht Serbisë, dukë thënë se po njohu Kosovën do hyjë shpejt në BE. Serbia nuk është e interesuar për BE-në. U bënë aktakuzat sepse në marrëveshje kishte edhe pikën e amnistisë, ku Serbia nuk  njeh krimet mbi Kosovën.

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Spahiu/ Lërini të qeverisin 2-3 vite së bashku, ky do jetë fundi i tyre….

LEXO EDHE:  Bllokimi i reformës zgjedhore/ Zgjidhja, mesazh për Bashën

Kujtojmë se sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri deklaratën e parë pas aktakuzave të bëra nga Prokuroria Speciale. Thaçi tha se akuzat ishin të pabaza dhe se në momentin që akuza të konfirmohet ai do të japë dorëheqjen.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tu u rrit e tu u çoroditë”/ Manjani i publikon foton epike dhe tallet keq me Ramën

Publikuar

-

Nga

“Tuj u rrit e tu u çoroditë”/ Manjani i publikon foton dhe tallet keq me Ramën

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij  sot në Kosovë.

Krahas fotos Manjani shkruan: “Uaaaaa. Fiks si drejtor shkolle, që sapo ka marrë emërimin nga partia dhe po vë rregulla. Tuj u rrit e tu u çoroditë – thonë në Shkodër.”

Kujtojmë që Rama ndodhet në një vizitë dy-ditore në Kosovë, ku po zhvillon disa takime zyrtare me udhëheqësit e vendit, nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kërcënimi” i Ramës për opozitën/ Meta: Kur e jep fjalën duhet t’i qëndrojë

Publikuar

-

Nga

“Kërcënimi” i Ramës për opozitën/ Meta: Kur e jep fjalën duhet t’i qëndrojë

“Kërcënimi” i Ramës për opozitën/ Meta: Kur e jep fjalën duhet t’i qëndrojë, papërgjegjshmëria…

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën “kërcënuese” të kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës, se do ta grisë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore nëse vazhdojnë ta sulmojnë.

Meta tha në Syri Tv se politikani kur e jep fjalën duhet t’i qëndrojë asaj, ndërsa theksoi se nuk beson se Rama do ta bëjë këtë gjë.

“Fatkeqësisht klasa jonë politike ka treguar mungesë të qartë vullneti politik për zgjedhje të lira. Politikani kur e jep fjalën duhet t’i qëndrojë asaj, për më tepër kur e firmos dhe kur bëhet me bekimin e aleatëve. Dua të besoj se, papërgjegjshmëria nuk do të shkojë deri në nivele të tilla. Kjo do të thotë bllokim të hapjes së negociatave deri në zgjedhje të tjera. Nuk besoj se kush do të marrë një përgjegjësi të tillë”, deklaroi Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE