LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AKU asgjëson 10.7 tonë ushqime/ Merr 21 mostra qumështi dhe fruta-perimesh për analizim

29 Qershor 2020, 17:13, Kronika CNA
AKU asgjëson 10.7 tonë ushqime/ Merr 21 mostra qumështi dhe

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer sot 569 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Mësohet se gjatë inspektimeve ndaj një subjekti është dhënë masë administrative për tregtim ushqimi të pasigurt.

Gjithashtu është bërë asgjësimi i 10.7 tonë produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 21 mostra kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta- perime për analizim të mbetjeve pesticide.

Ndërkohë, AKU njofton se do të jetë çdo ditë në terren në mbrojtje të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga