Connect with Us

Zhupa “i çjerr maskën” Veliajt/ Publikon dokumentat: Po betonizohet hyrja e Parkut të Liqenit

Politikë

Zhupa “i çjerr maskën” Veliajt/ Publikon dokumentat: Po betonizohet hyrja e Parkut të Liqenit

Publikuar

-

“Rindërtimi i shkollës në Pezë Helmës”/ PD nxjerr zbuluar Veliajn: “EU4Schools” nuk e ka në listë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka zbuluar sot atë që e quan mashtrim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Zhupa ngre akuzat se Veliaj ka nisur fazën e parë e betonizimit të zonës së Parkut të Liqenit,  me ndërtesa mbi 9 kate e 29 metra lartësi.

Demokratja ka publikuar dokumentin e njoftimit të fituesit dhe thotë se kryebashkiaku i Tiranës ka zgjedhur firmën e 51N4E, për të betonizuar Parkun e Liqenit.

Sipas saj, firma 51N4E është vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.

Veliaj nis fazën e parë e betonizimit të zonës së Parkut të Liqenit, me ndërtesa mbi 9 kate e 29 metra lartësi! Zgjedh firmën e 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.

E kemi paralajmëruar dhe faktuar me dokumenta që në 2018, betonizimin e zonës së parkut të Liqenit, atje ku ndodhet Garda e Republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombëtare edhe Qendra Kulturore për fëmijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Ateherë Veliaj e mohoi, edhe si në çdo rast tjetër thjesht mashtroi.

LEXO EDHE:  Veliaj nis procedimin ndaj protestuesve të PD/ "Acarohet" Basha: Kryevegla e Ramës ...!

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesin e tenderit për “Hartimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë TR/169” që është zona ku ndodhet Garda e Republikës pranë parkut të liqenit , fituese ka rezultuar kompania “I Ri” sh.p.k. Por ky është vetëm emri që nga mbrapa ka zotëruese kompaninë “51N4E” siç tregojnë dokumentat dhe Gent Agollin, ish konsulentin e “Sheshit Skënderbej”, pra klientët e zakonshëm të pushtetit”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Më tej, Zhupa thekson se: “Zona e propagandua nga Veliaj se do i kthehej Parkut të Liqenit por ndërkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klientëve të zakonshëm do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut. Ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga të gjitha anët e saj”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Monika tallet me Metën/ Nuk më ndjek në Instagram se ka frikë mos i kërkoj dekorata

Publikuar

-

Nga

Fakti që Ilir Meta ka dhënë shumë dekorata gjatë ushtrimit të detyrës si president, nuk i ka bërë përshtypje vetëm Edi Ramës dhe qytetarëve, por edhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit.

Kryetarja e LSI-së u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në ‘Instagram’, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Pyetjes përse Meta nuk e ndjek në Instagram, ajo i është përgjigjur se ka dy mundësi. Sipas saj, Meta ka frikë mos i kërkon ndonjë dekoratë në inbox ose do të mbajë marrëdhënie institucionale.

Dy mundësi ka: Sepse do të mbajë marrëdhënie institucionale. Ka frikë mos i kërkoj ndonjë dekoratë në inbox. Po më mirë pyesni Ilir Metën”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin mirë/ Së shpejti hapet aeroporti i Kukësit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme.

Aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda pak ditësh.

Pëmes një postimi, shefi i qeverisë shkruan se do të jetë aktiv shumë shpejt dhe fluturimi i parë duket se do të nis me çunat e Londrës.

“3D
*O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mona je e jona”/ Qytetarët në Korçë i “presin rrugën” Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Qytetarë të shumtë kanë dalë për të pritur Monika Kryemadhin në Libonik të Korçës, vend në të cilën ajo do të vijojë turin e fushatës elektorale.

Qytetarët, nuk i kanë kursyer thirrjet “Rama Ik”, por edhe thirrjet për Kryemadhin, duke thënë “Mona je e jona”.

Mesa duket ky takim ka lënë shije të mirë tek vetë shefja e LSI, e cila mbi videon e publikuar ka shkruar:

“Pritje emocionuese në Libonik të Korçës”, tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE